Me sa duket ende nuk jeni pjesė e Forumit Kosovar, cfarė po prisni klikoni kėtu dhe regjistrohuni..

Home page Forum

Kthehu Mbrapa   Forumi Kosovar - Qendra e argėtimit tuaj » Trupi dhe Shendeti » Shendeti

Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat E Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-04-2009, 11:46 AM
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 514
Reputacioni-Ndryshues: 11 @ 902
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim Kėshilla Shėndetėsore



Kujdes ēfarė hani, po ēka pini?!


Ne duhet tė kemi kujdes se ēfarė hamė, por a duhet edhe tė kemi mė shumė kujdes se ēfarė pimė?
Kėtė javė ekspertėt kanė paralajmėruar se kaloritė nė kafe dhe pijet e gazuara ndikojnė shumė nė mos humbjen e peshės. Shkencėtarėt nga ‘The World cancer research fund’ kanė zbuluar se kafet e ftohta kanė numėr tė madh tė kalorive, dhe nė tė vėrtetė ėshtė ushqim nė gotė. ‘Starbuck’ ėshtė njė lloj kafe e pėrzier me njė krem, dhe ka numrin mė tė madh tė kalorive, tė cilat numėrohen deri 561, e qė ėshtė mė shumė se njė drekė e bollshme me peshk dhe patate tė fėrguara.

Kaloritė e lėngshme, shumė tė rrezikshme
Catherine Collins, nga ‘British Dietic Association’ tha: “Shumica e njerėzve nuk i konsiderojnė pijet si pjesė e dietės sė tyre. Ata harrojnė se pinė kalori ashtu si i han ato”. Kaloritė e lėngshme janė shumė tė rrezikshme.

Sipas njė studimi tė bėrė me 800 tė rritur amerikan, erdhi nė pėrfundim se tė gjithė mendonin se pėr tė humbur peshė duhej tė pinim pije tė sheqerosura nė vend tė ushqimit. Dhe kjo, patjetėr se ishte njė mendim i gabuar. Catherine shtoi: “Ēaji dhe uji janė zgjidhja mė e mirė pėr ata qė mbajnė dietė”. Ajo rekomandon qė t’u ikim sa mė shumė kafeve dhe pijeve tė gazuara. Por, nėse aq shumė jemi tė etur pėr to, atėherė tė kėnaqemi me vetėm nga njė pije tė tillė nė ditė.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga YLLIRIAN : 08-19-2009 nė 02:48 AM.
YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 08-04-2009, 11:47 AM
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 514
Reputacioni-Ndryshues: 11 @ 902
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim Mė shumė kalcium nė fėmijėri, jeton mė gjatė

Studimet 65 vjeēare tregojnė se personat qė kanė konsumuar mė shumė kalcium nė fėmijėri jetojnė mė gjatė, dhe janė mė shumė tė mbrojtur nga sėmundjet, se sa ata qė nuk e kanė bėrė kėtė. “Ky studim tregon efektin e mbrojtjes qė ka kalciumi nė ditėt e vonshme tė jetės, nėse ėshtė pėrdorur nė masė tė madhe gjatė fėmijėrisė”, tha Dr.David L. Katz drejtor i ‘Prevention Research Center’ nė ‘Yale University School of Medicine’.

Faktorėt rrezikues tė sėmundjes sė zemrės fillojnė qė nė fėmijėri, dhe padyshim se ushqimet e pėrditshme e kanė njė pjesė tė fajit kėtu. Disa produkte tė pėrditshme si: qumėshti, buka dhe djathi kanė njė shumė tė konsideruar tė yndyrės dhe kolesterolit. Gjithashtu ėshtė konfirmuar se konsumimi i kėtyre ushqimeve nė moshėn madhore ndikon shumė nė sėmundjet e zemrės. Njė grup kėrkuesish nga ‘Queensland Institute of Medical Research’ tė Australisė, tė udhėhequr nga Jolieke van der Pols bėnė disa testime nė fėmijėt nga 1,343 familje tė Anglisė dhe Skocisė. Kėto studime u bėn nga viti 1937 deri 1939. Ata zbuluan se fėmijėt tė cilėt kishin konsumuar mė shumė kalcium dhe produkte tė qumėshtit ishin mė pak tė rrezikuar nga shumė sėmundje se sa ata qė nuk ishin ushqyer me kėto produkte. Njė pjesėmarrėse e studimeve tė DASH (dietary approaches to stop hypertension) tha se ka shumė tė mira nga konsumimi i produkteve tė qumėshtit. Por “Unė i kam edhe disa brenga lidhur me kėto produkte, sepse ato mund tė shkaktojnė rritjen e rrezikut tė kancerit tė prostatės.

Dr. David J.A. Jenkins, profesor nė departamentin e ushqimit tė Universitetit tė Tornotos, tha ata tė cilėt kanė ngrėnė mė shumė fruta dhe perime, ata janė mė tė shėndetshmit. Samanta Heller-njė dietologe tha: “Nė shumicėn e rasteve fėmijėt nuk konsumojnė kalcium aq sa ju nevojitet, sepse e zėvendėsojnė atė me pije tė nxehta e tė ėmbla tė cilat nuk kanė ndonjė vlerė ushqimore”.
YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Sponsored Links
Vjetėr 08-04-2009, 11:48 AM
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 514
Reputacioni-Ndryshues: 11 @ 902
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim A ndihmon ēaji i gjelbėr nė parandalimin e kancerit?!

Sipas disa studimeve tė bėra gjatė viteve tė fundit pėrgjigjja ende ėshtė e paqartė pėr kėtė. Kėrkimet e publikuara nė ‘The Cochrane Database of Systematic Reviews’, kanė zbuluar se ēaji i gjelbėr mund tė ndihmoj nė parandalimin e kancerin nė mėlēi, kancerit nė gji, nė prostatė, por konsumimi i tij nė tė vėrtetė mund tė rris rrezikun pėr kancerin e fshikėzės sė urinės.” Duke marrė parasysh numrin e madh tė studimeve tė bėra, ne ende nuk kemi pėrgjigje definitive se a parandalon nė tė vėrtetė ēaji i gjelbėr kancerin” tha Katja Boehm, anėtare e ‘Methods in Unconventional and Complementary Oncology’, grup i tė studiuarit nė Nuremburg tė Gjermanisė. Kėrkimet janė bėrė nė mė shumė se 1.6 milion persona nė Azi, ku pėrdorimi i ēajit tė gjelbėr ėshtė ‘zakon i rregullt’. Boehm tha se numri i paqėndrueshėm i njerėzve qė pinė ēaj, dhe numri i ndryshėm i llojeve tė kancerit, e bėn tė vėshtirė nė gjetjen e pėrgjigjes pėrfundimtare se a parandalon ēaji i gjelbėr kancerin. ”Njė gjė ėshtė e sigurt,” tha ajo, ”Ēaji i gjelbėr nuk mund tė parandaloj kancerin i vetėm”. Ēaji i gjelbėr ėshtė i pasur me polifenole, qė pėrfshinė antioksidantet e fuqishėm tė quajtura catechins. Polifenolet mund tė gjenden edhe nė ēajin e zi dhe nė disa ēajėra tė tjerė. Disa pohojnė se polifenolet nė ēajin e gjelbėr kanė aftėsi unike pėr parandalimin e kancerit. “Substancat e gjetura nė ēajin e gjelbėr, padyshim se premtojnė”, tha Nagi Kumar, drejtor i kėrkimeve tė ushqimit nė qendrėn pėr kancer, nė Tampa. ”Lufta tanimė ka pėrparuar, tani mund tė testojmė efektin dhe sigurinė e polifenoleve tė ēajit tė gjelbėr, duke pėrdorur barėra tė ngjashme me polifenolet qė tė mund tė vėrtetojmė nėse ky qaj mund ta parandalojė kancerin. Koha do ta tregojė kėtė”. Tė gjitha kėrkimet e bėra janė nė pajtueshmėri se kjo gjė kėrkon edhe mė shumė studim, dhe nė ndėrkohė kėshillohet qė tė konsumohet jo mė shumė se 1,200 mililitra (afėr 5 gota) ēaj tė gjelbėr nė ditė.
YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 08-04-2009, 11:49 AM
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 514
Reputacioni-Ndryshues: 11 @ 902
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim Kush punon herėt, ka imunitet mė tė dobėt

Pėr personat qė punojnė nga orėt e hershme tė mėngjesit, zgjimi me gjelat e parė ndoshta konsiderohet si fillim i suksesshėm i ditės apo se do tė kenė mė shumė efekt dhe sukses nė punė, por ekspertėt konstatojnė qė ata qė zgjohen mė herėt janė tė ekspozuar dhe preken mė shumė nga lloje tė ndryshme tė infeksioneve
Para se ta ndalni orėn qė ju zgjon, mendoni se a ju lėndon bėrja gati nė shpejtėsi, duke bėrė tush dhe duke pirė kafe shpejt e shpejt nė kėmbė, dhe ēfarė stresi i madh ėshtė kjo gjė? Ekspertėt e kanė zbuluar se ata qė zgjohen herėt janė mė shumė tė ekspozuar dhe preken mė shpesh nga infeksionet se sa ata qė nisen pėr nė punė mė tė relaksuar dhe pa nguti. Hulumtimet e bėra nė sportist, ata qė merren me rekreacion, por edhe nė njerėz tė tjerė tė cilėt sapo nisen nė punė, kanė treguar se sasia e kortizolit, hormoni i stresit i cili dobėson sistemin imunitar tė organizmit, ėshtė shumė mė e madhe tek sportistėt qė zgjohen herėt, ata tė cilėt dalin nė vrapim, apo edhe tek personat qė nguten pėr nė punė. 'Rezultatet e hulumtimeve kanė treguar se koha optimale pėr trening nė tė vėrtetė ėshtė pjesa e ditės e cila shkakton efektin mė tė paktė tė zvogėlimit tė imunitetit dhe kjo kohė ėshtė mbrėmja', thuhet nė studimin e publikuar nė revistėn britanike pėr medicinėn sportive. Ekspertėt kanė hulumtuar ndikimet e programit tė treningut nė mėngjes dhe nė mbrėmje tek 14 notues. Ata e kishin matur nivelin e kortizolit dhe tė IgA markerit tė aktivitetit imunitar, nė djersitje dhe nė pėshtymė pas treningut tė mėngjesit dhe tė mbrėmjes. Niveli i kortizolit ka qenė mė i lartė nė mėngjes para dhe pas mundimit mėngjesor, por niveli IgA i sekretit ka qenė mė e ultė, i padėmtuar gjatė treningut.
YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 08-04-2009, 11:50 AM
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 514
Reputacioni-Ndryshues: 11 @ 902
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim Si t’i shmangim problemet shėndetėsore gjatė udhėtimit?!

Stina e verės ėshtė njė periudhė kur njerėzit shkojnė pėr pushime nga njė vend nė tjetrin. Dhe shpesh ata shqetėsohen nėse janė tė mbrojtur nga mikrobet kur kryejnė udhėtime tė gjata dhe u duhet tė qėndrojnė pėr shumė orė nė mjedise tė mbyllura si nė aeroplan, tren a autobus. Pėrhapja e tanishme e gripit tė derrit i ka shtuar kėto shqetėsime. Kohėt e fundit, organizata botėrore e shėndetėsisė ngriti nė shkallėn mė tė lartė paralajmėrimi rreth virusit H1N1. Drejtoresha e kėsaj organizate e shpalli kėtė sėmundje pandemike, qė do tė thotė se ėshtė e pėrhapur nė shumė vende. Informata tė tilla i bėjnė njerėzit tė pyesin; a ėshtė mirė tė udhėtojnė?
Pėrgjigjet duken kundėrthėnėse. Pėr shembull deklarata e Organizatės botėrore tė shėndetėsisė u bėn thirrje vendeve qė tė mos kufizojnė lėvizjet ndėrshtetėrore te shtetasve te tyre, tė mos kufizojnė tregtinė dhe udhėtimet jashtė shtetit sepse rastet e kėtij lloj gripi mes njerėzve janė tė rralla. Por nga ana tjetėr, zyrtarėt vazhdojnė tė njoftojnė pėr raste tė reja tė prekurish nga virusi H1N1 nė mbarė botėn. Nė tė kaluarėn, organizata botėrore e shėndetėsisė dhe qendra amerikane pėr kontrollin dhe parandalimin e sėmundjeve kanė shpėrndarė udhėzime se si njerėzit duhet tė veprojnė pėr t’u ruajtur nga gripi nė mjedise tė mbyllura udhėtimi. Ekspertėt thonė se njeriu qė udhėton me aeroplan mund tė infektohet nė se ėshtė ulur dy radhė larg nga personi i infektuar; njė distancė prej 3 metrash nga personi i sėmurė. Dhe kjo vlen vetėm nė se udhėtimi zgjat mė shumė se 8 orė.
Por ekspertėt thonė se ky udhėzim mund tė mos vlejė nė rastet e virusit H1N1. Specialisti Mark Gendrau pranė klinikės ‘Lahy’ nė shtetin Masachusets propozon disa masa qė mund tė ndihmojnė nė parandalimin e prekjes nga gripi nė aeroplan. Ai thotė se pajisja e ventilimit qė qėndron mbi kryet e ēdo udhėtari duhet tė drejtohet nė mėnyrė qė ajri tė pėrshkojė fytyrėn. Infeksionet mund tė pėrhapen edhe nėpėrmjet prekjes me duar tė sipėrfaqeve tė infektuara dhe pastaj me kėto duar preken sytė, hunda e goja. Doktor Gendreau rekomandon larjen e duarve me ujė e sapun ose duke pėrdorur letra sanitare. Kėto peceta sanitare duhet tė pėrmbajnė tė paktėn 50 pėrqind alkool qė shėrben si dezinfektues. Gjithashtu, doktor Genreau rekomandon mbulimin e gojės me maskė sanitare. Por kėshilla mė e rėndėsishme ėshtė qė njeriu tė mos udhėtojė nėse e ndjehet i sėmurė.
Zakonisht, shumė njerėz nuk sėmuren kur kryejnė udhėtime tė gjata. Por planet e tyre tė udhėtimit mund tė preken. Ata mund tė mbahet nė izolim mjekėsor a karantinė nėse gjatė udhėtimit kanė pasur pranė njė personi tė prekur nga virusi H1N1, njofton ‘Zėri i Amerikės’. Njė gjė e tillė ndodhi kohėt e fundit kur kryetari i bashkisė sė Njė Orleansit, Ray Nagin, gruaja dhe shoqėruesit e tij u mbajtėn tė izoluar nė qendrėn e karantinės mjekėsore nė Shangai tė Kinės. Ata ishin duke shkuar nė Australi, por u ndalėn nė Shangai pasi nė aeroplanin e tyre dikush kishte shfaqur shenja tė gripi H1N1. Kryebashkiaku i Nju Orleansit nuk u infektua nga ky virus, por planet e tij tė udhėtimit u prekėn. Nxėnėsit e njė shkolle tė mesme nė Michigan patėn njė pėrvojė tė ngjashme, kur u nuk u lejuan tė dilnin nga hoteli nė qytetin Kail tė Kinės, sepse dikush nė aeroplanin me te cilin kishin udhėtuar dyshohej se ishte prekur nga virusi H1N1. Analizat treguan se personi nuk ishte i sėmurė, por studentėt humbėn rastin pėr tė parė e vizituar shumė objekte historike. Shumė prej nxėnėsve thanė se udhėtimi ishte i vlefshėm, pavarėsisht nga pengesat. Kėshtu mendon edhe njė tjetėr shtetas nga Marilandi, i cili pritet tė vizitojė Irlandėn, vendin e prejardhjes sė tij. Ai thotė se ka vite qė e ka ėndėrruar kėtė udhėtim dhe nuk do tė lejojė qė virusi H1N1 t’ia prishė planet. Teknologjia nė shumė aeroplanė i bėn njerėzit tė ndjehen tė sigurt kur udhėtojnė. Administrata amerikane e aviacionit thotė se shumė prej aeroplanėve tė mėdhenj pėr udhėtarė janė pajisur me njė lloj filtri qė pastron ajrin nga grimcat e dėmshme. Ky filtėr i quajtur HEPA, ėshtė prodhuar kohė mė parė nga komisioni i energjisė atomike pėr tė mbrojtur personat qė punonin pėr ndėrtimin e bombės atomike. Filtrat HEPA veēojnė nga ajri grimcat radioaktive. Qendra amerikane pėr kontrollin e sėmundjeve thotė se filtrat HEPA janė tė efektshėm nė pastrimin e ajrit nga mikrobet qė shkaktojnė sėmundje. Por ekspertėt thonė se kėto filtra nuk mund tė pengojnė grimcat mė tė vogla sesa 0.3 mikron, tė cilat shkaktojnė infeksione. Ekspertėt thonė se njerėzit duhet ta dinė se gjatė udhėtimeve edhe mund tė preken nga sėmundje tė ndryshme. Njė prej kėtyre ērregullimeve ėshtė hypoksia, rezultat i mungesės sė oksigjenit nė tru. Ekspertėt thonė se trupi i njeriut humbet oksigjen brenda pak minutave pasi aeroplani niset pėr fluturim. Trysnia e ajrit nė aeroplan gjatė fluturimit ėshtė mė e ulėt sesa kur nė nivelin e detit. Kjo e bėn tė vėshtirė pėr trupin tė pėrdorė me efektivitet tė njėjtėn sasi oksigjeni me atė qė pėrdor kur ėshtė nė tokė. Gjatė udhėtimit me aeroplan gjaku furnizohet me mė pak oksigjen sepse mė pak molekula oksigjeni kalojnė nėpėr mushkėri e pastaj nė gjak. Nė raste tė tilla, furnizimi i gjakut me oksigjen pakėsohet deri nė 20 pėrqind.
Dhimbjet e kokės janė njė nga pasojat e mungesės sė oksigjenit nė tru. Nė raste te tilla zemra ndėrhynė pėr tė rregulluar gjendjen duke rrahur me fortė dhe mė shpejtė. Kjo bėn qė udhėtari tė ndjehet i lodhur. Kėto shenja tė hypoksisė nuk janė tė rrezikshme pėr njė person tė shėndetshėm. Por njė rėnie e nivelit tė oksigjenit mund tė shkaktojė probleme tė rėnda shėndetėsore tek persona me sėmundje nė zemėr ose nė mushkėri. Ata mund tė humbasin ndjenjat ose tė pėsojnė goditje nė zemėr. Ekspertėt thonė se pirja e duhanit dhe e alkoolit gjithashtu mund tė ulė aftėsitė e organizmit pėr tė pėrdorur oksigjen. Prandaj rekomandohet qė njerėzit nuk duhet tė pinė cigare ose alkool, pėrpara ose gjatė fluturimit. Ndėrsa personat me probleme nė zemėr a mushkėri duhet tė kėshillohen me mjekun pėrpara se tė udhėtojnė me aeroplan. Njė tjetėr problem pėr udhėtarėt mund tė pėrbėjė edhe tromboza e venave, qė shkaktohet kur njė pjesė e gjakut mpikset duke krijuar grimca tė cilat bllokojnė rrjedhėn e gjakut nė organizėm. Kėto grimca mund tė shkaktojnė edhe vdekje pasi pengojnė furnizimin me oksigjen tė organeve tė rėndėsishme si zemrėn dhe mushkėritė duke shkaktuar embolizmin pulmonar. Ekspertėt thonė se udhėtarėt qė qėndrojnė pa lėvizur 4 orė a mė shumė janė nė rrezik mė tė madh pėr t’u prekur nga embolizmi pulmonar, por vetėm njė nė 6 mijė vetė preken nga tromboza e venave.
Kohėt e fundit shkencėtarėt pranė universitetit tė ‘Harvardit’ njoftuan rezultatet e njė studimi ku thuhet se personat qė udhėtojnė kanė 3 herė mė shumė gjasa pėr t’u prekur nga tromboza. Sipas tyre, sa mė i gjatė tė jetė udhėtimi aq mė i madh ėshtė rreziku pėr t’u prekur nga tromboza. Shkencėtarėt gjithashtu zbuluan se ky rrezik shtohet pėr ēdo dy orė qė njeriu qėndron ulur nė makinė. Ekspertėt rekomandojnė qė pėr tė shmangur rreziqe tė tilla, udhėtarėt qė rrinė ulur pėr orė tė tėra duhet tė pinė sa mė shumė ujė, por jo lėngje qė pėrmbajnė alkool dhe kafeinė. Kėta udhėtarė gjithashtu duhet tė shtojnė qarkullimin e gjakut nė venat e kėmbėve duke u ēuar nga ndenjėsja ēdo njė orė e duke kryer ecje tė shkurtra e lėvizje tė ndryshme pėr ēmpirjen e gjymtyrėve. Mjekėt thonė se personi qė ndjen dhimbje, ėnjtje ose skuqje tė lėkurės nė njėrėn kėmbė gjatė ose pas njė udhėtimi tė gjatė mund tė jetė prekur nga tromboza. Ata rekomandojnė qė ēdo njeri me kėto simptoma duhet tė shkojė tek mjeku sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Gjendje tė tilla mund tė trajtohen me barna qė hollojnė gjakun dhe ndalin lėvizjen e grimcave tė mpiksura tė gjakut nėpėr organizėm.
YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 08-04-2009, 11:50 AM
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 514
Reputacioni-Ndryshues: 11 @ 902
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim Ēka ėshtė sindroma e kolonit tė irrituar, si kurohet?!

Sindroma i kolonit tė irrituar ėshtė njė ērregullim shumė i pėrhapur, i cili prek gjithė kategoritė e njerėzve. Vlerat e kėtij shqetėsimi shkojnė deri nė 20-40 pėr qind tė popullsisė nė pėrgjithėsi dhe mė tepėr femrat sesa meshkujt. Koliti pėrfaqėson njė gjendje inflamatore akute, ose kronike tė zorrės nė forma tė njė rėndese tė ndryshme, ku disa kanė simptoma mė tė rėnda, ndėrsa tė tjerė mė tė lehta nė varėsi nga individi. Ky sindromė nuk konsiderohet njė sėmundje e vėrtetė pėrderisa nuk shoqėrohet me lezione, apo dėmtime tė indeve tė zorrės. Por nga ana tjetėr, bėhet fjalė pėr shqetėsim funksional kronik i zorrės nė tė cilin simptoma e dhimbjes shoqėrohet me modifikime funksionale tė lėvizshmėrisė sė zorrės, ku ato mund tė shpejtohen dhe tė shkaktojnė njė lėvizshmėri mė tė shpejtė tė ushqimit duke formuar gazra dhe duke shkaktuar diarre. Nga ana tjetėr, kėto lėvizje mund tė reduktohen deri nė atė pikė sa masa e ushqimit tė pėrpunuar tė qėndroj nė zorrė dhe tė dehidratohet duke sjell nė kėtė mėnyrė kapsllėk. Ndėrsa pėr ata persona qė kanė njė tretje tė vėshtirė, e cila shoqėrohet me ndjenjėn e rėndesės pas ushqimit, pėrgjumje, ulje vigjilence, fryrje, ere e keqe goje mund tė pėrdorin disa tableta tė cilat mbahen nė gojė nė formėn e karameleve dhe ndihmojnė tretjen pėrnjėherė duke ulur sensin e rėndesės. Kjo tabletė quhet digerisko dhe pėrbėhet nga 12 bimė mjekėsore qė ndikojnė jo vetėm mbi stomakun, por dhe mbi fshikėzėn e tėmthit dhe pankreasin duke bėrė kėshtu njė tretje tė plotė dhe fiziologjike gjithashtu.
Si tė kuroni ērregullimet nė aparatin e tretjes-Nė studimet e fundit tė publikuara pėr sindromėn e kolonit tė irrituar ėshtė vėrejtur njė ēekuilibrim i florės mikrobike inestinale, ku ka njė ulje tė baktereve tė dobishme si laktobacilet dhe bifidobakteret dhe ka njė rritje tė atyre tė dėmshme si klebsjellat dhe enterokoket. Studimet gjithashtu, kanė nxjerr nė pah dhe faktin se nė qoftė se kjo florė mikrobike sillet nė normė edhe shenjat e kolitit zhduken nė masėn 75 pėr qind.
Shenjat-Shenjat e kolitit karakterizohen nga dhimbja, gazrat nė bark, kapsllėku, i cili mund tė zėvendėsohet nga diarreja dhe pastaj tė rikthehet prapė, aromat e kėqija tė gojės, tė pėrzierat, mostretja e mirė, lodhja dhe rėnia e sistemit imunitar dhe infeksionet e shpeshta. Pra siē shihet simptomat variojnė nga invalidizuese nė shqetėsuese.
Terapia-Terapia nė kėtė rast shkon nė dy linja paralele, tė cilat kanė kombinuar nė njė bakterioterapinė me fitoterapinė qė do tė thotė se pėrveē pėrdorimit tė disa bimėve mjekėsore qė rregullojnė tretjen janė integruar dhe bakteret e dobishme qė janė nė vlera tė ulura nė kolit.
Fruti i Baobabit-Kėto baktere janė mbledhur dhe vendosur nė kapsula sė bashku me ekstraktin e frutit tė Baobabit, i cili ėshtė i pasur me elemente probiotike qė favorizojnė mbijetesėn e kėtyre baktereve dhe krijimin e njė mjedisi tė pėrshtatshėm pėr to. Gjithashtu, janė pėrfshirė dhe ekstraktet e borzilokut dhe kamomilit, tė cilėt shėrbejnė pėr tė qetėsuar dhe eliminuar fryrjen dhe dhimbjet e barkut duke vepruar nė muskulaturė dhe duke e qetėsuar atė. Falė efekteve tė tyre karminative ato bėjnė shėrimin e acarimeve tė mukozės si irrituar nga njė jashtėqitje jo e rregullt.
Magneziumi-Pėr tė rregulluar kontraksionet e zorrėve nė kėtė kapsulė ėshtė futur edhe magneziumi, i cili ėshtė njė oligoelement esencial pėr funksionimin e sistemit nervor dhe pėrēimeve tė impulseve nervore nė organe shenjė. Magnezi luan edhe njė rol fondamental nė metabolizmin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave. Tė gjitha sa thamė mė lart ndodhen tė kombinuara nė njė preparat tė quajtur Colesol ferzym me njė efekt tė garantuar dhe qė nė ditėt e para tė pėrdorimit.
Colesol-Ėshtė mirė qė terapia me colesolin tė integrohet me oligo terapinė. Kjo do tė thotė njė kombinim pėr njė efekt tė shpejt dhe zgjat nė kohė, qė pėrveē rregullimit tė mikroflorės tė ushqehet me minerale dhe sistemi nervor i cili stimulon funksionimin korrekt tė peristaltikės (lėvizjes ritmike tė zorrėve). Ky ilaē bimor jep dhe njė qetėsim gjithashtu tė stresit dhe ankthit, qė janė faktor madhor esencial dhe tė pa kundėrshtueshėm nė rolin e tyre si shkaktarė tė kėsaj patologjie qė quhet ndryshe dhe psikosomatike. Nė kėtė patologji stresi psikologjik ndėrvepron me sistemin nervor vegjetativ qė inervon traktin tretės. Tė tillė elemente janė tė gjithė tė studiuar dhe tė pėrfshirė nė njė nga fisiosolet e konkretisht nė fisiosol CI (Koloni irrituar).
Ferzym-Njė problem tjetėr qė sot takohet shumė shpesh ėshtė ai i pėrdorimit pa kriter i antibiotikėve tė cilėt jo vetėm qė shkatėrrojnė totalisht florėn intestinale, por dhe krijojnė terrenin e pėrshtatshėm pėr zhvillimin e infeksioneve mykotike, rėnien e imunitetit dhe ērregullimet nė zakonin e jashtėqitjes. Specialistja Mimoza Petani nga Shqipėria, sqaron se pėr tė gjitha kėto ekziston njė preparat i integruar i cili quhet ferzym dhe pėrmban me miliarda fermenta laktik dhe bifidobakere minerale tė ndryshme si hekur, zink, magnez , fosfor, kalcium, vitaminat B1, B2, B6, B12, PP, acidi pantotenik dhe fibra tė baobabit, akacias etj. Tė gjitha kėto japin njė rregullim tė florės bakteriale, tė jashtėqitjes, stimulojnė pjekjen e leukociteve duke rritur imunitetin dhe mbrojtur ndaj virozave apo sėmundjeve bakteriale tė ndryshme.
Cotidierbe-Rregullimi i tretjes largon aromat e kėqija tė gojės, rregullon lėkurėn duke ndikuar nė njė pastrim tė toksinave tė ndryshme qė akumolohen si pasojė e njė jashtėqitjeje jo tė rregullt. Nė disa raste dhe dhimbjet e mesit mund t’i dedikohen konstipacionit dhe presionit qė ushtrojnė mbi nervat e shpinės masat ushqimore tė pėrpunuara. Pėr tė ndihmuar jashtėqitjen mund tė pėrdoret njė koktej me bimė medicinale tė kombinuara nė mėnyrė tė tillė qė tė kenė njė pėrdorim tė lehtė, tė pėrshtatshėm, me efekte tė menjėhershme dhe jo irrituese pėr zorrėn. Ky preparat gjendet me emrin cotidierbe dhe mund tė jetė nė formė tabletash ose shurupi.
YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 08-04-2009, 11:51 AM
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 514
Reputacioni-Ndryshues: 11 @ 902
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim Mungesa e vitaminės D, zbulohen pasoja tė tjera

Prej kohėsh, shkencėtarėt e dinė se mungesa e vitaminės D ēon nė sėmundje tė kockave si rakitizmi. Por tani ata kanė gjetur edhe lidhjen midis nivelit tė ulėt tė vitaminės D dhe njė numėr sėmundjesh, pėrfshi kancerin. Trupi e njeriut krijon vitaminė D nėpėrmjet kontaktit me rrezet e diellit, por megjithatė, rajonet me diell mė tė shumtė si Afrika, Azia e Lindja e Mesme kanė rastet mė tė shumta tė njerėzve me mungesė tė vitaminės D. Kjo tregon se nė pėrftimin e kėsaj vitamine luajnė rol edhe faktorė tė tjerė. Shėndeti i kockave varet nga vitamina D, thotė eksperti Ambrish Mithal i shoqatės indiane tė kockave dhe kėrkimeve minerare. Vitamina D ėshtė substancė qė thith kalciumin nė trup dhe ndihmon atė qė tė shpėrndahet nė kocka. Prandaj mungesa e kėsaj vitamine rezulton nė dobėsimin e kockave qė pa kalcium bėhen tė buta dhe mund tė deformohen e thyen lehtė. Marrja e mjaftueshme e vitaminės D nuk ėshtė e vėshtirė. Burimet kryesore tė kėsaj vitamine janė Dielli. Trupi krijon vitaminė D nėn ndikimin e rrezeve ultra vjollce. Pra vitamina D prodhohet nė lėkurė. Por disa prej rajoneve tė botės qė mbulohen mė shumė nga Dielli kanė njerėz me nivelet mė tė ulėta tė vitaminės D. Kėshtu thuhet nė njė raport tė shoqatės ndėrkombėtare tė osteoporosės. Doktor Mithal ėshtė bashkautor i studimit. Mungesa e vitaminės D ėshtė fenomen global. Por mė shumė nga kjo mungesė preken njerėzit nė Azinė jugore si India ose nė Lindjen e Mesme si Libani. Sipas studimeve nė kėto rajone, afro 80 pėrqind e popullsisė sė qyteteve ka mungesė tė theksuar tė vitaminės D. Faktorėt qė ndikojnė nė kėtė mangėsi, thotė doktor Mithal, janė pigmenti i lėkurės, mė pak veprimtari nė natyrė dhe veshjet e shumta qė mbulojnė lėkurėn. Ndėrsa doktor Michael Holik pranė qendrės mjekėsore tė universitetit tė Bostonit, thotė se personat me lėkurė tė zeshkėt kryesisht kanė nivele mė tė ulėta tė vitaminės D sesa njerėzit me lėkurė mė tė bardhė dhe kur ata banojnė nė tė njėjtin vende a zonė gjeografike. Arsyeja kryesore ėshtė se melanini, qė mbron lėkurėn nga rrezet e tepėrta tė diellit, parandalon edhe prodhimin e vitaminės D. Dihet se zezakėt kanė nevojė tė qėndrojnė nė diell 5 herė mė gjatė sesa tė bardhėt qė lėkura e tyre tė prodhojė tė njėjtėn sasi vitaminė D. Njerėzit nė Lindjen e Mesme, thonė ekspertėt, gjithashtu janė tė prirė tė mbajnė veshje qė mbulojnė ēdo pjesė tė trupit dhe kėshtu rrezet e diellit nuk arrijnė tė bien nė kontakt me lėkurėn. Po ashtu edhe gratė kudo, edhe nėse vishen lehtė, pėrdorin shumė kremra duke bllokuar depėrtimin e rrezeve tė diellit nė lėkurė. Kjo ėshtė njė nga arsyet, thonė ata, qė gratė nė pėrgjithėsi kanė nivele vitamine D mė tė ulėta sesa burrat. Studimet e kohėve tė fundit tregojnė se mungesa e vitaminės D mund tė bėhet shkak pėr shumė sėmundje tė rrezikshme, sesa mendohej mė parė. Ndėr kėto sėmundje studimi pėrfshin diabetin e tipit 1, sklerozėn e shumėfishtė, reumatizmėn, dhe sėmundje infektive si tuberkulozi e gripi. Vitamia D kur ėshtė e mjaftueshme nė organizėm pakėson rrezikun e goditjeve nė zemėr, e tru dhe mbi tė gjitha pakėson rrezikun e prekjes nga kanceri. Por edhe dielli i tepėrt mund tė shtojė rrezikun e prekjes nga kanceri nė lėkurė. Ekspertėt thonė se nė kėtė rast njeriu duhet tė bėjė kompromis duke qėndruar nė diell nė kohė tė caktuar. Ata rekomandojnė qė pėr tri javėt e para njerėzit duhet tė qėndrojnė drejtpėrdrejt nė diell pėr 10 minutat, derisa lėkura tė fitojė aftėsinė pėr tė prodhuar vitaminė D.
YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 08-04-2009, 11:52 AM
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 514
Reputacioni-Ndryshues: 11 @ 902
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim Infarkti, faktorėt ndikues dhe kėshillat e mjekėve

Stresi, dietat, diabeti, pesha janė ndėr faktorėt kryesore, qė shkaktojnė infarktin dhe parainfarktin. Nuk janė tė paktė ata qė pėrballen me kėtė sėmundje. Prandaj duhet tė njihen shenjat me tė cilat shfaqet kjo sėmundje dhe kėshillat e domosdoshme qė duhet tė ndiqen nga pacientėt. Parainfarkti dhe infarkti janė dy stade tė sė njėjtės sėmundje. Tė dyja kėto shkaktohen nga bllokimi i arteries qė furnizon pjesėn e muskulit, qė preket nga infarkti dhe parainfarkti. Nė gjuhen mjekėsore, kjo quhet ishemia e miokardit, pra kur nuk furnizohet me sasinė e duhur tė gjakut dhe tė oksigjenit. Nėse ky parainfarkt ndėrpritet pėr njė periudhe kohe nga 30 minuta deri nė 2 orė, dhe i sėmuri drejtohet tek mjeku, mund tė shmanget ky problem. Nė rastet kur nuk jepet ndihma mjekėsore brenda kėtij intervali kohor, atėherė kjo ishemi ose parainfarkt do tė kalojė drejt infarktit. Shkencėrisht infarkti ėshtė vdekja e qelizave tė muskulit tė zemrės, nekroza, e cila ndodh nė atė pjesė, qė privohet nga bllokimi i arteries pėrgjegjėse, qė furnizon me gjak dhe me oksigjen.

Simptomat dhe shenjat e para-Infarkti nuk ėshtė njė sėmundje qė zhvillohet shpejt, por fillon prej kohesh, prej vitesh dhe nė njė moment tė caktuar shfaqet. Shenjat e para janė dhimbje gjatė ecjes, tė cilat vijnė duke u shtuar. Kėto shenja lajmėrojnė pėr tė kryer kontrolle dhe t’i paraprije sėmundjes. Por ka edhe raste tė tilla, kur shenja e parė e sėmundjes ėshtė direkt infarkti, ose edhe kur vdekja ndodh para infarktit, nga njė aritmi fatale qė mund tė pėsojė personi nė kohėn kur fillon infarkti.
Faktorėt qė ndikojnė nė rrezikun e atakut kardiak-Faktorėt qė pėrbėjnė rrezik pėr shfaqjen e sėmundjeve kardiake janė shumė, disa kryesorė e tė tjerė dytėsore, ku disa janė tė korrigjueshėm dhe disa tė tjerė jo. Tė gjithė kėta faktorė ēojnė nė atė qė quhet skleroza e arterieve koronare, zhvillimi i pllakės sė kėtyre arterieve, dhe me pas ēarja e tyre bllokon arterien qė shkakton parainfarktin ose infarktin. Faktori kryesor qė e shkakton kėtė gjendje ėshtė stresi. Ky, sė bashku problemet qė shoqėrojnė njė person pėr njė kohė tė gjatė, mund tė jenė burim i njė sėmundje zemre. Faktor tjetėr ėshtė duhani, i cili ėshtė shumė i rrezikshėm, kur pihet nė sasinė mbi 20 cigare nė ditė pėr njė kohė tė gjatė, pasi ndihmon nė zhvillimin e arteriosklerozės nė arterien koronare. Por, duhani ėshtė njė faktor i korrigjueshėm. Tjetėr faktor ėshtė mbipesha, edhe kjo e mund tė korrigjohet. Gjithashtu, kėsaj liste mund t’i rendisim nivelin e lartė tė yndyrės nė gjak. Njė nga faktorėt qė mund tė korrigjohet disi ėshtė hipertensioni, ose siē e njohin tė gjithė tensioni i lartė i gjakut. Diabeti ėshtė njė nga faktorėt qė mund tė shkaktojė parainfarktin, ky faktor pėrbėn kompleks rreziku tek njerėzit mbipeshe. Tek njerėzit mbi peshe futen burrat, qė kanė njė perimetėr barku mbi 105 centimetra dhe gratė me 103 centimetra. Por edhe dietat futen tek shkaktarėt dhe faktorėt qė mund tė japin njė parainfarkt.
Ndryshimi mes infarktit dhe parainfarktit-E ndėrsa kanė pothuajse tė njėjtin bazė tė pėrbashkėt tė emrit, infarkt dhe parainfarkt, ato ndryshojnė nga njėri-tjetri. Parainfarkti mund tė kurohet nga mjekėt dhe specialistėt gjatė njė periudhe tė shkurtėr prej tridhjetė minuta deri nė dy orė. Ndėrkohė qė pacienti duhet tė ndjekė vazhdimisht sėmundjen, duke u kuruar dhe duke marrė medikamente. Ndėrsa infarkti, sipas mjekėve, nuk ka asnjė lloj shpėtimi. Por, ajo qė mjekėt pohojnė se njė person mund tė kaloje disa herė njė parainfarkt, ndėrkohė qė njė herė tė vetme, ai mund tė jetė shumė mė i fortė, aq sa pėr tė marrė jetėn e njeriut. Ndėrsa infarkti ėshtė fatal, ndaj duhen tė njihen simptomat fillestare me tė cilat ai shfaqet, pėr t’iu drejtuar mjekut kardiolog. Duke treguar kujdesin e nevojshėm ataku kardiak mund tė shmanget.
Funksioni i zemrės dobėsohet nga dieta-Tek femrat me anoreksi dhe ato qė kanė humbur shumė shpejt peshėn e trupit mund tė lajmėrohen probleme me zemrėn, me rrezik pėr jetėn, tė cilat bėhen tė dukshme gjatė ushtrimeve, pohojnė ekspertėt. Dihet se tek femrat e sėmura nga anoreksia paraqiten probleme nė zemėr, tek tė cilat paraqiten tė rrahura tė pakta nė zemėr dhe dėmtim tė muskulit tė zemrės. Pėrveē kėsaj, shkencėtarėt besojnė se vdekja e menjėhershme nė rastin e tė sėmurėve nga anoreksia kryesisht ėshtė rezultat i problemeve nė zemėr. Njė grup shkencėtarėsh kanė studiuar punėn e zemrės tek 36 vajza me moshė prej 11 deri 18 vjet, tė cilat trajtoheshin nė spital pėr shkak mosushqyerjes, tė shkaktuara nga anoreksia. Kėto femra paraqiteshin me probleme serioze me funksionin dhe shpeshtėsinė e rrahjeve tė zemrės.
Mosha dhe seksi, faktorė qė ndikojnė nė parainfarkt-Si mosha, ashtu edhe seksi janė faktorė qė ndikojnė nė parainfarkt. Kėshtu burrat janė mė tė prirė nė krahasim me gratė. Nga studimet e kryera ka rezultuar se raporti burrė-grua nga infarktet ėshtė dy me njė. Kurse pėr sa u pėrket moshave tė prekurit nga infarkti janė pėrgjithėsisht mbi 45 vjeē. Por gjatė viteve tė fundit vihet re njė tendencė uljeje dhe sėmundja shfaqet nė mosha mė tė reja. Kurse tek gratė nė kėtė moshė nuk ka shenja tė parainfarktit, por sėmundja fillon tė shfaqet kryesisht me fillimin e menopauzės. Kjo, sepse hormonet tek gratė sa janė me cikėl menstrual tė rregullt, janė mbrojtės dhe hasen shumė pak. Kurse mbas moshės 55 vjeē fillon edhe shtohet hasja e infarktit tek gratė. Pėr tė ardhur nė njė moshė nga 60 deri nė 65 vjeē, ku pak a shumė pėrsėri dominojnė burrat dhe sėmundja haset shume mė tepėr.
Kėshilla pėr njė person qė ka kaluar parainfarkt-Kėshillat mė tė domosdoshme qė mund tė ketė njė i sėmurė janė vizitat tek mjeku pas ēdo shqetėsimi qė do tė ndjejnė nė trup. Njė tjetėr kėshillė e domosdoshme do tė ishte mėnjanimi i tė gjithė faktorėve tė rrezikut, tė cilėt janė duhani, i cili duhet pakėsuar apo ndaluar tek njerėzit qė ndjejnė shqetėsime. Duhet korrigjuar hipertensioni arterial, sheqeri nė trup, si dhe yndyrat. Po kėshtu edhe pesha e trupit duhet tė jetė normale, si dhe kėshillohet njė dietė mesdhetare, e pėrbėrė me prodhime deti, me vaj ulliri dhe me drithėra, si dhe me njė gotė verė tė kuqe nė drekė, si antioksidant. Por edhe mishi i bardhė i pulės ėshtė i kėshillueshėm, sepse nuk ka yndyra. E rėndėsishme ėshtė njė jetė aktive, duke ecur 4 deri nė 8 kilometra nė ditė. Kėshillohet vrap apo njė ecje e shpejtė.
YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 08-04-2009, 11:54 AM
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 514
Reputacioni-Ndryshues: 11 @ 902
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim Cilėt janė ushqyesit kryesorė tė nevojshėm pėr organizmin?!

Nėse nuk je i sėmurė nuk do tė thotė qė ti je i shėndoshė. Shėndeti ėshtė mė shumė se mungesa e sėmundjes. Njė faktor i rėndėsishėm pėr tė pasur shėndet tė mirė ėshtė tė hash gjėrat e duhura nė masėn e duhur. Pėr ta sqaruar kėtė mund ta krahasosh trupin me njė makinė qė nuk niset nėse nuk i ėshtė hedhur sasia e duhur e lėndės djegėse. Nė tė njėjtėn mėnyrė dhe trupi nuk funksionon mirė nėse nuk ka marrė sasinė e duhur tė lėndės djegėse. Lėnda djegėse pėr njerėzit quhet lėnda ushqyese, do me thėnė lėndė nga tė cilat ne ushqehemi. Ato mund tė jenė pjesėrisht lėndė qė i japin trupit energji ose lėndė qė e ndihmojnė trupin qė tė funksionojė mė mirė. Do me thėnė qė njė njeri duhet tė marri lėndė ushqyese qė tė funksionojė rregullisht. Kėto ne i marrim nga ushqimi qė hamė. Kur ushqimi ka kaluar nėpėr aparatin tretės ai tretet. Trupi pėrdor pastaj lėndėt ushqyese qė janė nė ushqim. Tretja fillon me copėtimin e ushqimit nė gojė nga dhėmbėt, prej kėtej kalon nė stomak ku pėrzihet me lėngun e stomakut dhe copėtohet mė tej. Pasi ushqimi ka qėndruar pėr njė farė kohė nė stomak, kalon nė zorrė, ku lėndėt ushqyese thithen. Prej kėtej lėndėt ushqyese kalojnė nė gjak dhe transportohen me anė tė gjakut atje ku trupi ka nevojė pėr ato. Nė qoftė se marrim shumė energji ajo rezervohet si dhjam. Nėse rezervohet shumė dhjam ne bėhemi tė shėndoshė, gjė qė bėn qė organizmi tė mbingarkohet, sepse ne peshojmė shumė. Dhe pse nuk je i shėndoshė mund tė jetosh jo shėndetshėm. Arsyeja mund tė jetė kur ha gjėra qė nuk duhet. Prandaj ėshtė e rėndėsishme tė jetosh dhe tė hash shėndetshėm dhe mos tė jesh mbi peshė. Ja disa nga lėndėt mė tė nevojshme pėr organizmin dhe pėr ēfarė shėrbejnė ato.


1. Karota-Nė trupin tonė Beta Karoteni, proteinė e cila gjendet tek karotat ėshtė i shndėrruar nė Vitaminėn A, e cila ėshtė njė nga lėndėt ushqyese kryesore tė organizmit dhe ndihmon pėr njė shėndet sa mė tė mirė, e cila kryen funksione tė ndryshme qė lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave tė trupit. Beta karoteni vepron zakonisht si njė antioksidant qė neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe sallatė jeshile.


2. Vitamina B12-Vitamina B12 luan rolin kryesor nė prodhimin e AND-sė, pjesės ndėrtuese tė gjeneve nė trupin tonė dhe nė vazhdimėsinė e shėndetshme tė nervave dhe rruazave tė kuqe tė gjakut.
Vitamina B12 ėshtė e lidhur me proteinat dhe ėshtė e domosdoshme pėr ecurinė normale tė organizmit tonė. Ajo gjendet nė disa ushqime tė konsumit tė pėrditshėm si: mishi, peshku, veza, kosi, qumėshti janė tė pasura me B12.


3. Kromi-Kromi ėshtė i nevojshėm pėr organizmin pėr tė kryer procesin e shndėrrimit tė ushqimeve nė energji tė pėrdorshme, duke ndihmuar insulinėn pėr prodhimin e glukozės. Pavarėsisht nga problemet qė sjell tepria e kromit dhe rėnia nė peshė qė shkaktohet prej tij, pėrsėri trupi ka nevojė pėr tė. Rekomandimi ditor pėr tė rriturit ėshtė 50 deri 200 mcg. Burimet mė tė mira tė kromit janė gjithė produktet e drithėrave , buka dhe cerealet, mishi, arrat, kumbullat e thata, birra dhe vera.


4. Vitamina K-Vitamina K ėshtė e pėrdorur nga trupi pėr tė prodhuar veshjen e proteinave. Disa prej tyre pėrdoren pėr tė krijuar faktorėt tė cilėt ndikojnė nė mpiksjen e gjakut nė raste kritike plagosjesh duke mos lejuar rrjedhjen e gjakut. Sasia e rekomanduar ditore e Vitaminės K ėshtė 90 mikrogramė pėr femrat dhe 120 mikrogramė pėr meshkujt. Fatmirėsisht mungesa e Vitaminės K ėshtė shumė e rrallė. Vitamina K gjendet te lakra jeshile, spinaqi, brokoli, sallatat jeshile, vaji i sojės, vaji i ullirit dhe domatja.


5. Potasiumi-Potasiumi ėshtė i pėrfshirė nė shumė procese jetėsore tė trupit, duke mbajtur nėn kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrės dhe veshkave, kontraktimin e muskujve, si dhe nė procesin e tretjes. Ushqimet tė cilat pėrdoren nė gjendjen e tyre origjinale janė mė tė shėndetshme kėshtu duhet tė pėrzgjidhen ato mė tė mirat dhe qė mund tė pėrdoren me shpesh, veēanėrisht frutat dhe perimet, produktet e qumėshtit, drithėrat, peshku dhe mishi.


6. Magnezi-Pėr disa nga proceset bazė tė organizmit ėshtė i nevojshėm magnezi, i cili vepron nė mė tepėr se 300 reaksione biokimike shumė tė rėndėsishme pėr prodhimin e energjisė nga ushqimet qė konsumojmė. Gjatė njė ditė-nate ėshtė i nevojshėm rreth 300 mg/ditė pėr femrat dhe 350 mg/ditė pėr meshkujt. Minerali i magnezit ėshtė i gjendur tek avogadot, arrat, lajthitė, bajamet, kungulli, kivi dhe sallatat jeshile.


7. Vitamina C-Kėrkimet e vazhdueshme kanė treguar se Vitamina C ėshtė e pėrbėrėsi kryesor i kolagjenit, pėrbėn materialin strukturor tė kockave tė trupit, tė lėkurės, enėve tė gjakut dhe inde tė tjera tė trupit. Sasia ditore e rekomanduar ėshtė 90 mg pėr meshkujt dhe 75 mg pėr femrat. Por trupi mund tė pėrthithė maksimalisht rreth 400 mg nė ditė. Vitamina C gjendet tek portokallet, qershitė, brokoli, domatet, rrepat jeshile, pjepri, patatet etj.


8. Vitamina D-Vitamina D luan njė rol tė rėndėsishėm nė ndėrtimin e kockave. Kjo vitaminė vepron e lidhur me kalciumin dhe nevojiten pėr ndėrtimin dhe ruajtjen e qėndrueshmėrisė sė tyre. Nevojat ditore llogariten rreth 600 IU pėr tė rriturit mbi 17 vjeē dhe 200 Iu pėr fėmijėt. Pėr tė pėrvetėsuar nevojat ditore me Vitaminė D ne drejtohemi tek qumėshti dhe cerealet. Por ajo gjendet edhe te disa lloje peshku, pėrfshirė edhe harengat e sardelet.



9. Zinku-Zinku ėshtė i pranishėm pothuajse nė ēdo qelizė tė trupit. Ai ndihmon nė rritjen e shėndetshme tė trupit, nė mbrojtjen e sistemit imunitar dhe ruajtjen e nivelit tė testosteronit. Niveli ditor i rekomanduar pėr zinkun ėshtė 11 mg pėr meshkujt dhe 8 mg nė ditė pėr femrat. Ky mineral gjendet tek frutat e detit, mishi i vicit, gjel deti, mishi i pulės, mishi i derrit, farat e kungullit, kosi, djathi etj.


10. Vitamina E-Shkencėtarėt nuk kanė paraqitur akoma njė pasqyrė tė plotė mbi rolin dhe funksionin e Vitaminės E nė organizmin e njeriut, por hipotezat e tyre tregojnė se ajo luan rol nė funksionimin e imunitetit, riparimin ADN-sė, formimin e rruazave tė kuqe tė gjakut dhe nė pėrthithjen e Vitaminės K. Kjo vitaminė gjendet nė vajin e kokrrave tė grurit, farat e lulediellit, nė spinaqin e gatuar, bajamet dhe te kokrrat e lajthive.
YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 08-04-2009, 11:56 AM
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 514
Reputacioni-Ndryshues: 11 @ 902
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim Lotėt dhe efekti i tyre pozitiv!

Mjekėt kanė zbuluar se lotėt mund tė na ndihmojnė tė ndihemi mė mirė. Ėshtė provuar shkencėrisht se tė qarėt bėn nėntė njerėz nė dhjetė tė ndihen mė mirė, largon stresin dhe mund tė na ndihmoj tė kemi njė shėndet mė tė mirė.
Shumė nga ne kemi lexuar mė parė se tė qarėt na ndihmon tė qetėsojmė shpirtin dhe trupin, por tani kėrkimet shkencore e konfirmojnė plotėsisht kėtė. Sė fundmi, doktorėt kanė zbuluar se lotėt mund tė na ndihmojnė tė ndihemi mė mirė. Ėshtė provuar shkencėrisht se tė qarėt bėn nėntė njerėz nė dhjetė tė ndihen mė mirė, largon stresin dhe mund tė na ndihmoj tė kemi njė shėndet mė tė mirė. Pėr mė tepėr, lotėt janė falas, gjenden te ēdo njeri dhe nuk kanė asnjė efekt anėsor, pėrveē skuqjes sė syve, lagies sė shamive dhe prishjes sė tualetit.
Tė qarėt mund tė mos ketė efektin e njėjtė sa ilaēet, por kėrkuesit kanė dėshmuar se ėshtė shumė efikas nė qetėsimin e trupit, sepse ndikon nė pėrmirėsimin e gjendjes shpirtėrore dhe rritjen e humorit te 88.8 pėr qind e njerėzve, ndėrkohė qė i bėn tė ndihen mė keq se mė parė vetėm 8.4 pėr qind. Mjekėt sugjerojnė se kjo mund tė jetė njė mėnyrė e mirė pėr tė gjithė ata qė kanė vėshtirėsi pėr t‘u shprehur dhe treguar problemet e tyre. Edhe pse thuajse tė gjithė ne derdhim lot tė shkaktuar prej emocioneve, 47 herė nė vit gratė dhe 7 herė burrat, mbetet ende njė mister se pėrse qajmė dhe se ēfarė ndodh gjatė kėtij procesi. Ashtu si e qeshura dhe zemėrimi qė kanė tė mirat e tyre, edhe tė qarėt, si njė formė e veēantė e njerėzve pėr tė shprehur emocionet, ka tė mirat e saj. Pėr shembull, ėshtė provuar se tė qeshėsh ndikon nė qetėsimin e trupit, nė rritjen e tensionit tė gjakut, reduktimin e hormoneve tė stresit, forcimin e sistemit imunitar dhe prodhimin e shumė antitrupave pėr tė luftuar sėmundjet. Lotėt emocionalė dalin nga tė njėjtat gjėndra loti qė prodhojnė lėngun qė formon njė shtresė mbrojtėse nė kokėrdhok, pėr t‘i mbajtur ata larg acarimeve, nga tė cilat del gjithashtu edhe lėngu qė i mbron kur sytė irritohen apo kur bėhen pre e sėmundjeve tė ndryshme. Njė e dhėnė e konfirmuar nga ekspertėt tregon se lotėt qė derdhim prej emocioneve kanė pėrbėrės tė tjerė nga format e tjera tė lotėve qė dalin prej syve, si pėr shembull kur grimė qepė apo kur diēka djegėse ngacmon syrin tonė. E gjithė kjo tregon mė sė miri se lotėt qė na dalin prej emocioneve dhe pėrbėrėsit e tyre mund tė jenė njė mėnyrė e mirė pėr ta kthyer trupin nė ekuilibėr pas pėrjetimit tė njė situate stresuese. "Kam sugjeruar se ne mund tė ndihemi mė mirė pas tė qarit, sepse kėshtu nxjerrim jashtė gjithēka negative qė kemi akumuluar brenda vetes. Pėrbėrjet kimike qė formohen gjatė njė stresi emocional mund tė dalin nėpėrmjet lotėve kur qajmė. Sepse ky lloj stresi mund tė rrisė rrezikun pėr infarkte, apo tė dėmtojė zona tė caktuara tė trurit. Aftėsia e njeriut pėr tė qarė ka njė vlerė tė jashtėzakonshme", thotė Ulliam Frei, profesor i farmaceutikės nė Universitetin e Minesotės. Nga studimi u pa se lotėt e lidhur me emocionet, ndryshe nga lotimi i zakonshėm i syve kanė nivel mė tė lartė tė disa proteinave, magnezit, kaliumit dhe disa hormone, pėrfshirė kėtu edhe prolaktinėn. Le t‘i shqyrtojmė me kujdes. Magnezi ėshtė njė lėndė ushqyese e domosdoshme, qė nėse gjendet nė organizėm nė sasi tė vogėl, i atribuohen njė sėrė problemesh si ato me lėkurėn, mpiksjen me vonesė tė gjakut dhe nivelet e ulėta tė kolesterolit. Po ashtu, probleme me shėndetin mund tė shkaktohen nėse gjendet nė organizėm nė sasi mė e madhe se ē‘duhet. Kaliumi ėshtė i lidhur ngushtė me punėn e nervave, kontrollin e muskujve dhe presionin e gjakut. Prolaktina ėshtė njė hormon i pėrshirė nė stres dhe luan njė rol tė rėndėsishėm nė sistemin imunitar dhe nė funksione tė tjera tė organizmit. Pėrmbajta e saj te lotėt mund tė shpjegojė edhe faktin se pėrse gratė qajnė mė shumė se burrat. Femrat kanė mė shumė prolaktinė se meshkujt dhe niveli i saj rritet ndjeshėm gjatė shtatzėnisė, kur rritet ndjeshėm frekuenca e tė qarit te gratė.
Thuhet se tė qarėt mund tė zvogėlojė edhe dhimbjet, edhe pse studimet nė kėtė fushė janė ende nė fazėn fillestare. Nga ana tjetėr, tė qarėt i ndihmon njerėzit t‘i shohin gjėrat me njė sy mė optimist pas kėsaj. Studiuesit nė Universitetin e Floridės thonė po ashtu se lotėt emocionalė, rrisin mbėshtetjen sociale dhe reduktojnė ndjeshėm agresionin. Njė tjetėr studim nė Universitetin e Tilburgut nė Holandė tregoi se si burrat, ashtu edhe gratė, i jepnin mė shumė mbėshtetje dikujt qė ishte duke qarė, por nuk ndodhte kėshtu me personat qė thjesht pėrloteshin.
U pa gjithashtu se burrat qė qanin pėlqeheshin mė shumė se gratė. "Ėshtė mbėshtetur plotėsisht teoria se tė qarėt ėshtė njė sjellje qė tregon se kėrkon tė pranosh ndihmėn e tė tjerėve", thonė studiuesit holandezė. Nė studimin e fundit nė Universitetin e Floridės, studiuesit gjetėn se pothuajse ēdo njeri ndihej mė mirė pasi qante, madje edhe sa shpesh qante. Nga ana tjetėr, kėrkuesit amerikanė thanė se tė qarėt mund tė jetė njė terapi e domosdoshme pėr shumė njerėz. "Pjesa mė e madhe e njerėzve pranojnė se u rritej morali dhe humori pasi qanin. Kjo ėshtė njė mėnyrė shumė e mirė pėr tė ndihmuar ata njerėz qė kanė vėshtirėsi pėr tė shprehur emocionet e tyre". Ashtu si kėrkimet e tjera, psikologėt nga Florida sugjerojnė se ėshtė e nevojshme pėr mė shumė punė dhe studim pėr tė kuptuar mė mirė origjinėn, natyrėn dhe funksionin e tė qarit. Njė studim i ri, qė ėshtė duke u zhvilluar nga njė ekip i specializuar ekspertėsh, po analizon me kujdes se cilat zona tė trurit vihen nė veprim kur njerėzit qajnė. Studimet e shumta dhe pėrfundimet pozitive kanė bėrė qė lotėt tė rrėzojnė tabutė dhe hipotezat e pėrhershme se njerėzit e dobėt qajnė. Profesor Frei, autori i "Crying: mystery of tears", thekson se: "Njerėzit janė qeniet e vetme qė kanė aftėsinė pėr tė derdhur lot nė varėsi tė gjendjeve tė tyre emocionale. Kjo ėshtė njė dhuratė e veēantė, me tė cilėn janė tė pajisur vetėm qeniet njerėzore", pėrfundoi ai. / (D. XH.)
YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Pėrgjigju


Ne kemi 1 vizitor, (0 Antarė dhe 1 mysafirė)
 
Veglat E Temės
Shfaq Modėt

Regullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė postoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni bashkangjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja

BB code is ON
Fytyrat janė Hapur
Kodi [IMG] ėshtė Hapur
Kodi HTML ėshtė Mbyllur
Trackbacks are ON
Pingbacks are ON
Refbacks are ON



Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 12:42 PM.