E pėrgatiti: Diella XHOKLI
Ndryshimet e papritura tė motit janė gjithnjė e mė tė shpeshta nė hapėsirėn tonė, dhe mė sė shpeshti janė tė pėrcjellura me raportimet e ndihmės sė shpejtė tė cilėt thonė se pėr shkak tė ndryshimeve tė temperaturave nė ajėr ka pasur shumė intervenime tek tė sėmurit e zemrės, personat me psikikėn labile janė mė tė prekur se kurrė, ndėrsa astmatikėt kanė mė sė shumti mundime...
Shkenca ka treguar se as personat e shėndoshė fizik e psikik nuk janė imun nė ndryshimet qė ndodhin nė atmosferė. Kokėdhembja, pagjumėsia, mundimet, ndjenja e lodhjes janė problemet mė tė shpeshta qė paraqiten me rastin e ndryshimit tė kohės. Varėsisht nga ndikimi i motit, ekzistojnė 13 grupe tė tė sėmurėve tė cilėt janė tė ndjeshėm nė ndryshimet e kėtilla, nė mesin e tė cilėve reumatikėt, astmatikėt, tė sėmurit e zemrės (angina pektoris, personat me shtypjen e lart tė gjakut), ata qė kanė probleme me zorrėn dymbėdhjetėgishtore dhe lukthin, pacientėt qė kanė mundime psikike, para sė gjithash, psikozėn. Sipas fjalėve tė ekspertėve, astmatiku e ndjen dhe reagon nė periudhė prej tri deri 48 orė para ndryshimeve tė temperaturės dhe ashtu ėshtė mirė qė ata tė dinė bioprognozėn, nė bazė tė kėshillave themelore qė i jep mjeku nė mėnyrė qė sa mė tė padhimbshme ta kalojė kėtė periudhė. Kėshillat pėr kėto janė kryesisht qė tė rrinė nė shtėpi, tė mos shkojnė nė udhėtime, tė mos merren me punė tė rėnda fizike dhe psikike, si dhe tė merren barnat e udhėzuara. Personat qė kanė probleme psikike mundet qė ato ditė tė marrin barna pėr qetėsim. Nėse duhet qė ti shmangni ndonjė kėshille tė mjekut, atėherė ju mund tė shkoni nė punė, por tė pėrdorni mjet tė shpejt qė tė arrini sa mė parė atje, gjithsesi hani shujtė tė lehtė dhe merreni njė shishe me ujė. Ushqimi ėshtė shumė i rėndėsishėm gjatė kėtyre 'ditėve tė vėshtira', ndėrsa mjekėt kėshillojnė qė tė rritet sasia e pemėve dhe perimeve, si dhe pijet. Shmangni alkoolin dhe pijet me shumė sheqer.