Me sa duket ende nuk jeni pjesė e Forumit Kosovar, cfarė po prisni klikoni kėtu dhe regjistrohuni..

 

Kthehu Mbrapa   Forumi Kosovar - Qendra e argėtimit tuaj > Forumi gjeneral > Shkenca dhe jeta > PseudoShkenca

Shiko rezultatet: A mendoni se mund te kete te verteta nga gjerat e mbetura Mister?
Po mendoje se po 1 50.00%
Jo nuk mendoje 0 0%
Nuk kam mendim 1 50.00%
Pjesmarrės: 2. Ju nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh

Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat E Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 12-17-2009, 02:11 PM   #51 (permalink)
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 498
Reputacioni-Ndryshues: 11
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim Njė Sfinks i dytė nė Giza?

Nė vitin 1858, Franēois Auguste Mariette u ngarkua nga Duka i Luines pėr tė verifikuar supozimin e Plakushit Plin qė Sfinksi ka qenė ndėrtuar dhe nuk ka qenė monolit. Ai hapi njė kanal pranė piramidės sė Khufusė dhe nė njė faltore tė Isis, aty ku gjeti tė ashtuquajturėn Pllakėn e Inventarit. Nė pllakė thuhet se, "gjatė mbretėrimit tė Khufusė, ai urdhėroi ndėrtimin e njė monumenti me pėrmasat e Sfinksit". Kjo logjikisht tė ēon tė mendosh se, Sfinksi ishte aty tashmė, dhe se teoria standarde qė thotė se, Sfinksi ėshtė bashkėkohor me Khafrenė ėshtė jokorrekte.

Nuk ėshtė habi pra, qė shumica e egjiptologėve pėrpiqen qė ta largojnė vėmendjen nga Pllaka e Inventarit, pasi ajo paraqet pak si shumė probleme. Disa preferojnė tė pohojnė se, kjo pllakė ishte njė listė e inventarit tė tempullit tė Isit dhe kėshtu qė ajo daton qė nga dinastia e 26.

Ndoshta, por Mariette, zbuluesi i saj, kaloi mė shumė se dhjetė vite, duke kėrkuar nė sheshin e Gizas, dhe u largua i bindur se pllaka ishte ngritur nga vetė Khufu.

Ishte kapiteni Giovanni Battista Caviglia, i cili nė vitin 1816, pastroi Sfinksin dhe tempujt pėrreth tij nga rėra, dhe ia atribuoi ndėrtimin e Sfinksit, Khafresė pėr shkak tė afėrsisė sė piramidės sė tij me Sfinksin. Megjithatė, as edhe njė mbishkrim i vetėm nuk e ka konfirmuar kėtė lidhje dhe Sfinksi as nuk ėshtė i reshtuar me kėtė piramidė.

Ekziston gjithashtu njė tekst nga faraoni Amenhotep, nė tė cilin pėrmendet Sfinksi dhe etiketohet si "mė i vjetėr se sa piramidat".

Mė pas ėshtė e famshmja Pllakė e Ėndrrave e Tutmosit IV, nė tė cilėn shumė egjiptologė thonė besojnė se kanė parė emrin e Khafresė mbi njė copėz tė mbishkrimit - qė sot nuk ėshtė mė e pranishme - mbi pllakė, nė nderim tė njė hyjnie, ndonėse emri nuk ėshtė aty nė realitet, por vetėm nė konturin e njė rrokjeje tė vetme. Nė pėrkthim, ata kanė shtuar edhe njė rrokje tjetėr qė nuk ekziston nė pllakė.

Tutmosi IV ishte vetėm njė princ nė atė kohė dhe jo trashėgimtar i fronit. Pas njė gjuetie, ai u preh nė hijen e kokės sė Sfinksit, qė ishte e vetmja pjesė e monumentit qė ishte ende mbi tokė - strukturat e tjera ishin tė gjitha tė mbuluara me rėrė. Nė gjumė, ai ėndėrroi se Sfinksi i kėrkoi qė ta pastronte nga rėrat. Nė kėmbim, Sfinksi do t'i jepte atij fat edhe pushtet.

Nė tė vėrtetė, Tutmosi vendosi ta ekzekutojė ėndrrėn e tij dhe menjėherė pas kėsaj u bė Faraon, si dhe shumė i pasur.

Megjithatė, ajo qė ėshtė vėrtetė interesante nė Pllakėn e Endrrave tė Tutmosit IV ėshtė prezantimi i Sfinksit. Janė 2!

Gjithashtu, mund tė shihet se tė dy Sfinksėt qėndrojnė mbi ndėrtime arkitekturorė, domethėnė njė tempull i vogėl me njė portė. Interpretimi i zakonshėm i egjiptologėve ėshtė se kėta tempuj janė thjeshtė pėrfaqėsimi i asaj qė ėshtė e pranishme pėrpara dhe nė pjesėn jugore tė Sfinksit.

Megjithatė, njė konkluzion i tillė nuk mund tė kėnaqė qė askėnd, pasi dihet shumė mirė se rregullat e perspektivės pėr egjiptianėt e lashtė ishin shumė shumė strikte, dhe asnjė artist zyrtar nuk do tė lejonte vetveten tė shmangej nga realiteti nė njė masė tė tillė.

Mė e rėndėsishmja, nė pllakėn e inventarit, pėrmendet njė goditje rrufeje qė goditi pjesėn e sipėrme tė njė Sfinksi tė dytė, si dhe njė pemė fiku egjiptian, njė pemė e shenjtė nė ato kohėra, e cila ishte djegur nga e njėjta goditje rrufeje. Goditja e rrufesė shėnoi fillimin e fundit pėr Sfinksin e Dytė.

Sipas arkeologut Michael Poe, i cili u referohet fragmenteve tė papirusėve nga Mbretėria e Mesme, Sfinski i Dytė ndodhej pėrballė me Sfinksin qė ekziston ende. Ai ndodhej nė anėn tjetėr tė Nilit, dhe u shkatėrrua nga njė vėrshim i dhunshėm i Nilit nė vitin 1000 para Krishtit. Vendasit morėn mė pas gurė nga struktura pėr tė rindėrtuar fshatrat e tyre.

Kjo tezė ėshtė konfirmuar nga tekste tė tjerė, si ata tė gjeografit tė madh arab Al-I-Drisi nė dy enciklopeditė e tij gjeografike. Ai pėrmend praninė e dy sfinksėve nė Giza, monumente qė ai i pėrshkruan nė detaje: njėri ėshtė nė gjendje shumė tė keqe, i shpėlarė nga ujėrat e Nilit, dhe i mungojnė shumė gurė. Edhe autorė tė tjerė pėrmendin ekzistencėn e dy Sfinksėve.

Historiani i famshėm, Musabihi shkruan pėr njė "Sfinks pak mė tė vogėl se sa tjetri" (ndoshta, sepse tjetri ishte pėrkeqėsuar me kalkimin e kohės) nė anėn tjetėr tė Nilit, i ndėrtuar me tulla dhe gurė.

Nė tėrėsi, kėta rrėfime paraqesin prova konkluzive qė nė fillesė ka patur dy Sfinksa: njėri, Sfinksi qė ekziston ende; njė Sfinks i dytė, nė anėn tjetėr tė Nilit, i ndėrtuar me tulla, fillimisht i dėmtuar dhe nė kohėrat relativisht moderne, nė shekullin e 11 u pėrdor si njė gurore, gjė qė e shpėrbėn komplet strukturėn.

Sa pėr vendndodhjen e saktė tė Sfinksit tė dytė, pėr momentin ka tre mundėsi. Puna vėshtirėsohet shumė, pasi zona ka shumė ndėrtesa moderne. Ne dimė vetėm qė, Sfinksi ishte nė anėn tjetėr tė Nilit, njė lumė qė ishte shumė mė i gjerė nė ato kohė, sidomos nė kohėn e vėrshimeve.

Sidoqoftė, pyetja mė e rėndėsishme ėshtė: pėrse nuk ėshtė shkruajtur mė shpesh pėr Sfinksin e dytė? Ēfarė ka pėr tė fshehur?

Pėrse nuk pėrmendet shpėrbėrja e tij bashkė me heqjen e pjesės sė jashtme tė Piramidės sė Madhe, e cila po ashtu u pėrdor nga populli i Kairos pėr ndėrtim shtėpish? Ndoshta arsyeja ėshtė mė komplekse: ndoshta, sepse kėta Sfinksa fshehin diēka qė ofron akses drejt diēkaje qė ndodhet poshtė sheshit tė Gizės? Le tė mos harrojmė, se nė shekullin 10 para Krishtit, kronikanėt mė tė mėdhenj arabė dhe historianėt pėrmendnin ekzistencėn e portave qė tė ēonin nė galeri tė nėndheshme poshtė Sfinksit. Por kjo ėshtė njė tjetėr histori...
__________________
WEBMASTERKOSOVA








YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 12-17-2009, 02:16 PM   #52 (permalink)
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 498
Reputacioni-Ndryshues: 11
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim A ka patur anti-amerikanizėm nė gjyqin e Amanda Knox?

Tė bėrtiturat "Assassina Americana!" dėgjoheshin kudo nėpėr rrugėt e kalldrėmta tė qendrės antike tė qytetit tė Peruxhias gjatė mbrėmjes sė ditės sė premte, ndėrkohė qė gazetarėt dhe qytetarėt ishin dyndur dhe ngjeshur pėr tė parė seancėn gjyqėsore tė studentes Amanda Knox. Sė bashku me ish-tė dashurin e saj, Raffaele Sollecito, Knox ishte akuzuar pėr vrasjen e shoqes sė saj tė dhomės mė 1 nėntor 2007, britanikes Meredith Kercher, e cila ashtu si Knox kishte 1 vit qė studionte jashtė vendlindjes.

Amanda Knox, 22-vjeēare, e pėrkrahur nga prindėrit e saj, qėndronte duke u dridhur dhe duke qarė pėrpara tri burrave dhe tre grave tė jurisė dhe dy gjyqtarėve pas 12 orėsh shqyrtime, me fytyrat e tyre tė palexueshme, pasi kishin zgjatur kėtė gjyq pėr 11 muaj. Kur juria lexoi verdiktin "fajtore", njerka e Sollecitos filloi tė qante dhe tė shante me zė tė lartė "Va fanculo". Ato tė shara nė fakt, nuk i drejtoheshin vetėm fjalėve tė gjyqtarit mė tepėr se Amandės dhe familjes sė saj, tė cilėt as qė mund ta kuptonin domethėnien e kėtyre fjalėve.

Juria e dėnoi Amandėn me 26 vjet burg dhe Solleciton me 25 me njė periudhė tė gjatė izolimi tė kėrkuar nga prokurori. Knox mund ta kėtė merituar njė vit dėnim mė tepėr pėr arsye se fillimisht ka akuzuar pronarin e njė lokali pėr vrasjen e kryer nga ajo. Ndėrkohė qė shoqėrohej pėrsėri pėr nė burg, vajtimet e zgjatura tė Amandės mund tė dėgjoheshin pėrtej mureve me tulla tė ndėrtesės mesjetare tė gjyqit. Sollecito, i cili gjatė gjyqit ka qenė shumė herė mė tepėr emotive sesa Knox, u zverdh i tėri, por nuk reagoi.

Njėmbėdhjetė orė mė vonė, familja e Kercher mbajti njė konferencė pėr shtyp nė Peruxhia pėr tė falėnderuar prokurorėt italianė dhe policinė. Ashtu si familja Knox, edhe Kercherėt nuk flasin italisht dhe pėrkthyesi i konsullatės britanike i ndihmoi ata qė t'u pėrgjigjeshin pyetjeve tė reporterėve italianė.

"Mendoj se mėnyra mė e mirė pėr tė shpjeguar atė qė ndiejmė ėshtė qė tė themi se jemi shumė tė kėnaqur me verdiktin", tha John Kercher, vėllai i Meredith i ulur pranė prindėrve tė tij dhe dy motrave Lyle dhe Stephanie. "Duam tė themi se jemi tė kėnaqur me verdiktin, por qė nuk ėshtė aspak njė kohė feste pėr ne. Jemi tė mbledhur kėtu, pasi motra jonė ėshtė vrarė brutalisht dhe ėshtė larguar nga ne pa dėshirėn e saj".

Nė ditėt e fundit, avokatėt mbrojtės kanė sulmuar me agresivitet si vlefshėmirė e materialeve tė tė paraqitura nė ēėshtje si provė, ashtu edhe teorinė e prokurorit tė njė "loje seksi tė shkuar keq", por familja Kercher nuk ka shprehur asnjė dyshim. "Mund tė them vetėm se nėse njė provė e tillė ėshtė paraqitur nė gjyq, duhet ta pranojmė si tė vėrtetė", ka thėnė Arline Kercher, nėna e Meredith. "Nė fund tė fundit, provat janė i vetmi fakt mbi tė cilin mund tė mbėshtetemi. Nuk ka asnjė gjė tjetėr". Familja Knox dhe mbėshtetės tė tjerė kanė thėnė se provat kundėr saj nuk ishin tė mjaftueshme. Teoria qė Knox urrente shumė shoqen e saj dhe ka nxitur dy meshkuj, Sollecito dhe Rudy Guede (tė dy tė dėnuar pėr vrasje), pėr tė kapur dhe pėr tė sulmuar seksualisht atė, ndėrkohė qė Amanda i ngulte njė thikė nė fyt, ėshtė tejmase e varur nga rrethanat. Shenjat e kėmbėve dhe tė duarve tė Guedes janė gjetur nė skenėn e gjakosur tė krimit dhe ADN-ja e tij ėshtė gjetur nė trupin e abuzuar seksualisht tė viktimės, por megjithatė, nuk ėshtė gjetur pothuajse asnjė provė tjetėr e ngjashme inkriminuese qė mund tė lidhė dy studentėt me skenėn e krimit.

Provat mė serioze kundėr Knox dhe Sollecito kanė qenė kėto dy elemente: njė grimcė mikroskopike tė ADN-sė sė Sollecitos nė njė copė tė reēipetave qė mesa duket, janė shqyer nga kurrizi i Kercher gjatė sulmit kafshėror dhe njė grimcė tjetėr mikroskopike substance biologjike, qė pėrputhet plotėsisht me ADN-nė e Kercher, mbi njė thikė kuzhine tė gjetur nga njė kontroll policor nė shtėpinė e Sollecitos nė njė sirtar, e cila gjithashtu, kishte grimca tė ADN-sė sė Knox nė mbajtėsen e saj. Prokurorėt thanė se dy studentėt e kanė fshehur thikėn e krimit nė shtėpinė e Sollecitos pas njė nate tė pagjumė tė kaluar pas skenės sė krimit, duke u munduar tė zhduknin gjurmėt e tyre. Avokatėt mbrojtės paraqitėn ekspertė, tė cilėt thanė se sasia e materialit biologjik ishte tepėr e vogėl pėr t'u vėrtetuar dhe mund tė kenė patur rrezik ndotjeje si nė skenėn e krimit ashtu edhe nė laborator.

Elementet kyēe si motivimi, madje edhe koha e krimit u pėrsėritėn disa herė nė gjyq. Gjatė argumenteve pėrmbyllėse, prokurorėt ndryshuan edhe kohėn e vlerėsuar tė vdekjes sė viktimės, duke e shtyrė atė dy orė mė vonė sipas mėnyrės qė tė pėrputhej me fjalėt e njė tė pastrehu, i cili kishte dėshmuar disa muaj pas arrestit se kishte parė Knox dhe Sollecito qė kalonin pranė shtėpisė ku Kercher u vra nė mėnyrė barbare pas natės sė Halloweenit tė vitit 2007. Knox jetonte nė tė njėjtėn shtėpi, ndėrsa apartamenti i Sollecitos gjendej vetėm pesė minuta afėr nė kėmbė. Prokurori Giuliano Mignini, nė argumentet e tij akuzuese u rikujtoi gjyqtarėve dhe zotėrinjve tė jurisė se nėse nuk dėnonin dy studentėt kriminelė, atėherė do t'i dilnin kundėr mė tepėr se 10 gjyqtarėve dhe magjistratėve qė e kishin pranuar teorinė e tij si tė vėrtetė gjatė investigimeve.

Shumė vėzhgues ligjorė nė Shtetet e Bashkuara nuk u habitėn aspak nga dėnimi i dhėnė, pasi ata e ndjenin se Knox ishte dėnuar paraprakisht nga gjykata italiane e opinionit publik dhe se vajza nuk kishte asnjė shans qė t'i lehtėsohej dėnimi. Disa orė pas arrestimit tė saj, reporterėt zbuluan tė gjithė postimet e Knox nė MySpace. Ata kishin gjetur pseudonimin e saj "Foxy Knoxy" dhe kishin publikuar kudo videot e saj ku shfaqej e pirė. Njė pronar dyqani lokal u prezantua pėrpara prokurorit me njė video qė ishte filmuar nė dyqanin e tij, ku Sollecito dhe Knox shfaqeshin duke blerė tė brendshme seksi dhe duke u puthur nė dyqan disa ditė pas vrasjes barbare.

Por, gazetarėt italianė, tė cilėt kishin publikuar pėr dy vjet rresht tė gjitha informacionet mediatike tė shoqėruara me disa prova tė krimit u shfaqėn tė habitur me verdiktin final. "Duket tamam sikur gjyqtarėt dhe juristėt donin tė lanin duart njėherė e pėrgjithmonė me kėtė ēėshtje", tha shkrimtari veteran i "La Republica", Meo Ponte, i cili u tha gazetarėve tė "TIME" se juristėt nuk patėn kurajo tė refuzonin teorinė tė miratuar mė parė nga shumė e shumė zyrtarė. Ponte cilėsoi se dėnimi i Knox, tė cilėn Mignin e kishte pėrshkruar si nxitėse dhe vrasėsen kryesore, ishte nė fakt 4 vjet mė pak se 30 vitet e caktuara pėr Gueden (i cili tashmė ėshtė duke iu apeluar vendimit tė gjykatės). Kjo nė fakt, evidenton qartė se juria nuk e ka besuar aspak teorinė e Migninit, duke lėnė tė hapur pyetjen: Pėr ēfarė e kanė dėnuar me tė vėrtetė Amandėn?

Avokatėt mbrojtės tė Knox ngulnin kėmbė se Guede e kishte kryer i vetėm krimin. Ai ishte arrestuar nė Milano njė javė para vrasjes, pasi kishte hyrė me forcė nė njė shkollė infermierie, duke kėrcėnuar njerėzit me thikė dhe mbante me vete sende tė vjedhura nga njė zyrė drejtėsie nė Peruxhia. Guide u arratis pėr nė Gjermani pas vrasjes. Ajo ēfarė u kuptua nga dėshmia e tij fillestare ishte se nuk e implikonte Knox nė vrasje. Ai tha se ndodhej nė shtėpinė e Kercher, pasi kishin njė lloj takimi tė dy, shkoi nė banjo dhe kur doli tha se e kishte gjetur tė mbuluar nė gjak, pasi e kishin therur pėr vdekje. Mė pas ai e ndryshoi versionin e ngjarjeve, duke thėnė se Knox kishte qenė nė shtėpi ose tė paktėn afėr shtėpisė dhe se ajo po zihej me Kercher pėr ēėshtje parash.

Megjithatė, avokatėt e Knox nuk qenė kurrė tė aftė tė fshihnin faktin qė nė natėn kur Amanda ishte marrė nė pyetje katėr ditė pas vrasjes, kishte thėnė se kishte patur njė vizion tė vetes sė saj ulur nė dhomėn e ngrėnies, duke mbyllur veshėt, ndėrkohė qė shefi i saj, njė pronar lokali, kishte vrarė dhe pėrdhunuar shoqen e saj. Mė pas, Amanda tha se kishte qenė e detyruar ta drejtonte gishtin nga shefi i saj, pasi ishte gjetur njė mesazh ku ajo i kishte shkruar "Shihemi mė vonė" disa orė para vrasjes, gjė qė italianėt e kishin interpretuar si njė takim.

Knox mė pas ka dėshmuar se e kishte kaluar tė gjithė natėn nė shtėpinė e Sollecitos duke pirė drogė dhe duke kryer marrėdhėnie seksuale, edhe pse Sollecito ka thėnė se nuk ishte i sigurt qė Amanda e kishte kaluar tė gjithė natėn nė shtėpinė e tij. Ajo tha se ishte zgjuar mėngjesin tjetėr, kishte shkuar nė shtėpi pėr t'u larė, kishte parė derėn e shtėpisė tė hapur dhe kishte vėrė re disa pika gjak nė banjo, por nuk ishte shqetėsuar sė tepėrmi. Pasi kishte ngrėnė mėngjes me tė dashurin e saj, tha ajo, tė dy u kthyen nė shtėpinė e saj kur vunė re xhamin e njė dritareje tė thyer dhe derėn e dhomės sė Kercherit tė mbyllur me ēelės. Ata i telefonuan policisė, por autoritetet konfiromuan se ata kishin telefonuar vetėm pasi kishin ardhur disa policė italianė nė shtėpi. Policia e gjeti Kercher gjysėm tė zhveshur tė mbuluar me ēarēaf pas derės sė mbyllur me njė fjalor anglisht-italisht afėr vetes tė mbuluar me gjak.

Avokatėt thanė pėr Knox dhe Sollecito se kanė planifikuar tė apelojnė pas gjyqit, preces i cili mund tė zgjsė deri nė gjashtė vjet.

Ka shenja tė dukshme qė sugjerojnė se ēėshtja e Knox mund tė kthehet shumė shpejt nė njė diskutim diplomatik. Senatorja e Washingtonit (qė ėshtė edhe vendlindja e Knox), Maria Cantwell, ka mbledhur Departamentin e Shtetit tė Amerikės pėr tė bėrė investigime. "Jam shumė e trishtuar pėr verdiktin gjyqėsor dhe kam dyshime mjaft serioze rreth sistemit gjyqėsor italian dhe dyshoj gjithashtu se ka patur shumė anti-amerikanizėm nė kėtė ēėshtje. Prokuroria nuk ka paraqitur prova tė mjaftueshme qė njė juri e drejtė tė arrinte nė pėrfundimin se Amanda Knox ėshtė fajtore". Ambasada amerikane nė Itali kishte dėrguar disa vėzhgues nė gjyq pėr tė ndjekur nga afėr argumentet finale tė Migninit, por nuk ka bėrė asnjė koment zyrtar. Edhe pse Knox ėshtė vizituar disa herė nga zyrtarėt e ambasadės amerikanė gjatė kohės sė paraburgimit, shteti amerikan nuk ėshtė pėrfshirė zyrtarisht nė ēėshtje.

Pas verdiktit, Curt Knox, shtrėngonte duke qarė dy vajzat e tij mė tė vogla, edhe pse ishte i rrethuar nga turma e telekamerave, njerėzve kuriozė dhe studentėve tė tjerė. Njė pjesėtar i familjes tha se kishin nė plan tė shpėrnguleshin nė Itali pėr tė jetuar afėr vajzės sė tyre tė burgosur.
__________________
WEBMASTERKOSOVA








YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Sponsored Links
Vjetėr 12-25-2009, 12:53 PM   #53 (permalink)
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 498
Reputacioni-Ndryshues: 11
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim Si u bė 25 dhjetori Krishtlindje/A ėshtė me tė vėrtetė ditėlindja e Krishtit?

Mė 25 dhjetor, kristianėt anembanė botės do tė mblidhen pėr tė festuar ditėlindjen e Jezusit. Kėngė tė gėzueshme, liturgji speciale, dhurata tė mbledhura me letra tė shkėlqyeshme, ushqime festive: tė gjitha kėto karakterizojnė ditėn e festimit sot, tė paktėn nė hemisferėn veriore. Por nga erdhi festivali i Krishtlindjes? Si u bė 25 dhjetori i lidhur me ditėlindjen e Jezusit?

Bible ofron pak tė dhėna: Festimet e lindjes sė Jezusit nuk pėrmenden nė Ungjijtė apo Aktet: nuk jepen as data, bile as dhe koha e vitit. Referenca biblike pėr barinj qė janė duke u kujdesur pėr kopetė e tyre natėn kur mėsuan lajmin e lindjes sė Jezusit (Luka 2:8) mund tė sugjerojnė sezonin pranveror tė qengjave; nga ana tjetėr, nė muajin e ftohtė tė dhjetorit delet fare mirė mund tė kenė qenė nė stane. Megjithatė, shumica e studiuesve do tė kėrkonin maturi rreth nxjerrjes tė njė detaji tė tillė tė saktė, por tė rastėsishėm, nga njė narrativė fokusi i sė cilės ėshtė teologjik mė shumė sesa kalendarik.

Dėshmia ekstrabiblike nga shekulli i I-rė dhe i II-tė ėshtė njėlloj e pakėt: Nuk ka asnjė pėrmendje tė festimit tė ditėlindjes nė shkrimet e shkrimtarėve tė hershėm kristianė si Irenaeusi (rreth. 130-200) apo Tertuliani (rreth 160-225). Origeni i Aleksandrisė (rreth 165-264) shkon aq larg sa tė pėrqeshė festimet romake tė ditėlindjeve, duke i damkosur ato si praktika "pagane" - njė tregues i fortė se lindja e Jezusit nuk u shėnua me festime tė ngjashme nė atė vend dhe kohė. Pėr aq sa mund tė tregoj, Krishlindja nuk festohej aspak nė atė kohė.

Kjo gjė ėshtė nė kontrast tė fortė me shumė tradita tė hershme qė rrethojnė ditėt e fundit tė Jezusit. Secili prej Katėr Ungjijve na jep informacion tė detajuar rreth kohės sė vdekjes sė Jezusit. Sipas Gjonit, Jezusi ėshtė kryqėzuar sapo qengjat e Pashkės hebraike qenė sakrifikuar. Kjo duhet tė ketė ndodhur me 14 tė muajit hebre Nisan, pak pėrpara se dita e pushimit hebraike tė fillonte nė perėndim tė diellit (duke pasur parasysh fillimin e datės 15, pasi nė kalendarin hebraik ditėt fillojnė nė perėndimin e diellit. Megjithatė, tek Mateo, Marku dhe Luka, Darka e Fundit ėshtė mbajtur pas perėndimit tė diellit, nė fillimin e datės 15. Jezusi ėshtė kryqėzuar mėngjesin tjetėr, akoma nė datėn 15.

Pashka, njė zhvillim shumė mė i hershėm se Krishtlindja, qe thjesht riinterpretimi gradual kristian i Pesakut nė termat e Pasionit tė Jezusit. Mbajtja e saj mund tė implikohet bile nė Dhiatėn e Re (1 Korintiasit 5:7-8: "Qengji ynė sakrifikues, Krishti, ėshtė sakrifikuar. Kėshtu qė le ta festojmė pėrkujtimin..."); sigurisht qė qe njė festė kristiane e dallueshme kristiane nga mesi i shekullit tė II-tė B.C., kur njė tekst apokrif i njohur si Epistoli pėr Apostujt e tregon Jezusin qė tė udhėzojė dishepujt e tij "pėr tė pėrkujtuar vdekjen e tij, domethėnė Pashkėn hebraike".

Aktiviteti fetar, mrekullitė, Pasioni dhe Ringjallja qenė shpesh gjėrat me interes mė tė madh pėr shkrimtarėt kristianė tė shekullit tė I-rė dhe tė fillimit tė shekullit tė II-tė B.C.. Por me kalimin e kohės, origjina e Jezusit do tė bėhej njė preokupim gjithnjė e mė i madh. Ne mund tė fillojmė ta shikojmė tashmė kėtė ndryshim nė Dhiatėn e Re. Shkrimet mė tė hershme - Pali dhe Marku - nuk e pėrmendin lindjen e Jezusit. Ungjijtė e Mateos dhe Lukės na japin pėrshkrime tė mirėnjohura, por krejtėsisht tė ndryshme tė evenimentit - megjithėse asnjėri nuk e specifikon njė datė. Nė shekullin e II-tė B.C., detaje tė mėtejshme tė lindjes dhe tė fėmijėrisė sė Jezusit janė tė lidhura nė shkrime apokrife tė tilla si Ungjilli i Fėmijėrisė i Thomait dhe Proto - Ungjilli i Xhejmsit. Kėto tekste na japin ēdo gjė, duke filluar nga emrat e gjyshėrve tė Jezusit deri tek detajet e edukimit tė tij, por jo datėn e lindjes sė tij.

Mė sė fundi, rreth vitit 200 B.C., njė mėsues kristian nė Egjipt i referohet datės qė u lind Jezusi. Sipas Klementit tė Aleksandrisė, disa ditė tė ndryshme qenė propozuar nga grupe tė ndryshme kristiane. E habitshme sa mund tė duket, Klementi nuk e pėrmend aspak 25 dhjetorin. Klementi shkruan: "Janė ata qė kanė pėrcaktuar jo vetėm vitin e lindjes tė Zotit tonė, por edhe ditėn dhe thonė se ajo ndodhi nė vitin e 28-tė tė Augustit dhe nė ditėn e 25-tė tė [muajit egjiptian] Pachon [20 maji nė kalendarin tonė]... Dhe duke trajtuar Pasionin e Tij, me saktėsi shumė tė madhe, disa thonė se ndodhi nė vitin e 16-tė tė Tiberiusit, nė ditėn e 25-tė tė [muajit egjiptian] Phamenoth [21 marsi nė kalendarin tonė]; tė tjerė thonė nė ditėn e 25-tė tė Pharmuthi [21 prilli nė kalendarin tonė] dhe tė tjerė akoma nė ditėn e 19-tė tė Pharmuthi [15 prilli nė kalendarin tonė] Shpėtimtari vuajti. Mė tej akoma, tė tjerė thonė se, Ai lindi ditėn e 24-ėt apo tė 25-tė tė Pharmuthi [20 apo 21 prilli nė kalendarin tonė]".

Dukshėm qė ekzistonte njė paqartėsi tė madhe, por gjithashtu edhe sasi tė konsiderueshme interesi nė datimin e lindjes sė Jezusit nė shekullin e II-tė. Megjithatė, nga shekulli i IV-ėt, ne gjejmė referenca tė dy datave qė u pranuan gjerėsisht - dhe qė tani gjithashtu festohen - si ditėlindje tė Jezusit: 25 dhjetori nė Perandorinė Romake perėndimore dhe 6 janari nė Lindje, (veēanėrisht nė Egjipt dhe Azinė e Vogėl). Kisha moderne armene vazhdon qė ta festojė Krishtlindjen mė 6 janar; megjithatė, pėr pjesėn mė tė madhe tė kristianėve 25 dhjetori do tė mbizotėrojė, ndėrsa 6 janari eventualisht u bė i njohur si Dita e Epifanisė, qė pėrkujton ardhjen e magjistarėve nė Betlehem. Periudha midis u bė sezoni i pushimeve mė pas i njohur si 12 ditėt e Krishtlindjes.

Pėrmendja mė e hershme e 25 dhjetorit si ditėlindje e Jezusit vjen nga njė almanak romak i mesit tė shekullit tė IV-ėt qė liston datat e vdekjeve tė peshkopėve dhe martirėve tė ndryshėm kristianė. Data e parė e listuar, 25 dhjetori, shėnohet: natus Christus in Betleem Judeae: "Krishti u lind nė Betlehem tė Judeas". Rreth vitit 400 B.C., Augustini i Hipos pėrmend njė grup disident kristian lokal, donatistėt, qė nė mėnyrė tė dukshme e bėnte festimin e Krishtlindjes mė 25 dhjetor, por refuzonte qė tė festonte Epifaninė mė 6 janar, duke e shikuar atė si njė novatorizėm. Qysh kur grupi donatist u shfaq vetėm gjatė persekutimit tė Dioklecianit nė vitin 312 B.C. dhe mė pas qėndroi me kokėfortėsi i lidhur me praktikat e atij momenti nė kohė, ata duket se pėrfaqėsojnė njė traditė afrikanoveriore kristiane mė tė vjetėr.

Nė Lindje, 6 janari fillimisht nuk u shoqėrua vetėm me magjistarėt, por me historinė e Krishtlindjes si njė e tėrė.

Kėshtu, pothuajse 300 vjet pas lindjes sė Jezusit, mė sė fundi gjejmė njerėz qė e festojnė lindjen e tij nė mes tė dimrit. Por si i vendosėn ata datat 25 dhjetor dhe 6 janar?

Sot, ekzistojnė dy teori: njėra jashtėzakonisht popullore, tjetra mė pak e dėgjuar jashtė rretheve tė studiuesve (megjithėse shumė mė e vjetėr).

Teoria e lavdėruar me zė mė tė lartė rreth origjinės sė dat-ės/ave tė Krishtlindjes ėshtė ajo qė u huazua nga festimet pagane. Romakėt e kishin festivalin e tyre tė mesit tė dimrit tė Saturnalias nė fundin e dhjetorit; popujt barbarė tė Europės Veriore dhe Perėndimore i mbajtėn ditėt e pushimit nė kohė tė ngjashme. Pėr ta kompletuar atė, nė vitin 274 B.C., Perandori romak Aurelian e caktoi njė ditė festimi tė lindjes sė Sol Invictus mė 25 dhjetor. Krishtlindja, vazhdon argumenti, ėshtė realisht njė rrjedhim nga kėto festime diellore pagane. Sipas kėsaj teorie, kristianėt e hershėm i zgjodhėn me qėllim kėto data pėr tė inkurajuar pėrhapjen e Krishtlindjes dhe tė kristianizmit anembanė botės romake: Nėqoftėse Krishtlindja dukej si njė festė pagane, mė shumė paganė do tė hapeshin ndaj festės dhe Zotit, lindjen e tė cilit ajo festonte.

Pavarėsisht popullaritetit tė saj sot, kjo teori e origjinės sė Krishtlindjes ka problemet e saj. Pikė sė pari, ajo nuk gjendet nė asnjė shkrim tė hershėm kristian. Autorėt kristianė tė kohės nėnvizojnė njė lidhje midis solsticit dhe lindjes sė Jezusit: Pėr shembull, babai i kishės Ambrozi (rreth viteve 339-397) e pėrshkruante Krishtin si diellin e vėrtetė, i cili i kalonte nė ndriēim zotat e rėnė tė rendit tė vjetėr, por shkrimtarėt e hershėm kristianė kurrė nuk e lanė indikacionin mė tė vogėl nė ndonjė pėrpunim tė vonshėm kalendarik; dukshėm qė ata nuk mendonin se data qe zgjedhur nga kisha. Mė shumė, ata e shikojnė koinēidencėn si njė shenjė hyjnore, si provė tė natyrshme qė Zoti e ka zgjedhur Jezusin mbi zotat fallsė paganė.

Nuk ka qenė deri nė shekullin e XII-tė qė ne tė gjejmė sugjerimin e parė qė festimi i lindjes sė Jezusit tė vendosur qėllimisht nė kohėn e festimeve pagane. Njė shėnim anėsor nė njė dorėshkrim me shkrimet e komentatorit biblik sirian Dionysius bar-Salibi deklaron se, nė kohėra tė vjetra dita e pushimit e Krishtlindjes aktualisht u ndryshua nga 6 janari nė 25 dhjetor, kėshtu qė ra nė tė njėjtėn datė si dita e pushimit pagane Sol Invictus. Nė shekujt e XVIII-tė dhe XIX-tė, studiuesit e Biblės e shtyrė nga studime tė reja religjionesh krahasuese u kapėn pas kėsaj ideje. Ata pretenduan se, pėr shkak se kristianėt e hershėm nuk e dinin se kur kish lindur Jezusi, ata thjesht asimiluan festimin pagan tė solsticit pėr qėllimet e tyre, duke e pretenduar atė si kohėn e lindjes sė Mesias dhe e festuan atė qysh atėhere.

Studime mė tė vonshme kanė treguar se, shumė prej efekteve moderne tė ditėve tė pushimit pasqyrojnė zakone pagane tė huazuara shumė mė vonė, teksa kristianizmi zgjerohej nė Europėn Veriore dhe Perėndimore. Pėr shembull, pema e Krishtlindjes ėshtė lidhur me praktikat mesjetare druide. Kjo vetėm i ka inkurajuar audiencat moderne qė tė supozojnė se gjithashtu edhe data duhet tė jetė pagane.

Megjithatė, siē e pranojnė shumė studiues, ekzistojnė probleme me kėtė teori popullore. Nė mėnyrė mė domethėnėse, pėrmendja e parė e njė datė pėr Krishtlindjen (rreth vitit 200) dhe festimet mė tė hershme qė ne dimė (rreth viteve 250-300) vijnė nė njė periudhė ku kristianėt nuk po huazonin fuqishėm nga tradita pagane me njė karakter tė tillė tė natyrshėm.

E pranuar si e vėrtetė, besimi dhe praktika kristiane nuk u formuan nė izolim. Shumė elementė tė hershėm tė adhurimit kristian - pėrfshi vaktet eukaristike, vaktet qė nderonin martirėt dhe arti funeral kristian shumė i hershėm - do tė kishin qenė goxha tė kuptueshėm pėr vėzhguesit paganė. Megjithatė, nė shekujt e parė pas lindjes sė Krishtit, minoriteti i persekutuar kristian qe thellėsisht i preokupuar me distancimin e vetes nga ritualet fetare pagane mė tė mėdha publike, tė tilla si sakrificat, lojėrat dhe ditėt e pushimit. Kjo qe akoma e vėrtetė po aq vonė sa persekutimet e dhunshme tė kristianėve tė kryera nga Perandori romak Dioklecian nė periudhėn midis viteve 303 dhe 312 B.C.

Kjo do tė ndryshonte vetėm, pasi Kostandini tė konvertohej nė kristianizėm. Nga mesi i shekullit tė IV-ėt e kėtej, ne gjejmė kristianė qė adoptojnė qėllime dhe kristianizojnė festime pagane. Njė idhtar i famshėm i kėsaj praktike qe Papa Gregori i Madh, i cili nė njė letėr tė shkruar nė vitin 601 B.C. njė misionari kristian nė Britani, rekomandon qė tempujt lokalė paganė tė mos shkatėrrohen, por tė konvertohen nė kisha dhe festimet pagane tė realizohen si pėrkujtime tė martirėve kristianė. Nė kėtė pikė tė vonė, Krishtlindja fare mirė mund tė ketė fituar disa ornamente pagane, por ne nuk kemi dėshmi tė kristianėve qė adoptojnė festime pagane nė shekullin e III-tė B.C., pikė, e cila daton se u vendos Krishtlindja. Pėr pasojė, ka pak tė ngjarė qė data tė jetė zgjedhur thjesht pėr tė korresponduar me festimet diellore pagane.

Festimi i 25 dhjetorit duket tė ketė ekzistuar pėrpara vitit 312, tė paktėn pėrpara Konstandinit dhe konvertimit tė tij. Siē e kemi parė, kristianėt donatistė nė Afrikėn Veriore duket ta kenė ditur kėtė qysh pėrpara kėtij viti. Veē kėsaj, nė mesin dhe fundin e shekullit tė IV-ėt, liderė kishtarė nė Perandorinė Lindore e preokuponin veten jo me futjen e njė festimi tė ditėlindjes sė Jezusit, por me shtimin e datės sė festimit tradicional tė tyre mė 6 janar.

Ekziston edhe njė mėnyrė tjetėr pėr tė shpjeguar origjinėn e Krishtlindjes mė 25 dhjetor: E ēuditshme sa mund tė duket, ēelėsi pėr tė datuar ditėlindjen e Jezusit mund tė qėndrojė nė datimin e vdekjes sė Jezusit nė Pashkėn hebraike. Kjo pikėpamje ju sugjerua fillimisht botės moderne nga studiuesi francez, Louis Duchesne, nė fillimin e shekullit tė XX-tė dhe ju shpjegua plotėsisht nga amerikani Thomas Talley, nė vite mė tė vonshme. Por me siguri ata nuk qenė tė parėt qė nėnvizonin njė lidhje midis datės tradicionale tė lindjes dhe vdekjes sė Jezusit.

Rreth vitit 200 B.C., Tertulliani i Kartagjenės raportoi llogaritjen se dita e 14-tė e Nisan (dita e kryqėzimit sipas Ungjillit tė Gjonit) nė vitin qė Jezusi vdiq ishte ekuivalent 25 marsin nė kalendarin romak (diellor). Sigurisht, 25 marsi ėshtė 9 muaj pėrpara 25 dhjetorit; kjo mė vonė u njoh si Dita e Zonjės - pėrkujtimi i konceptimit tė Jezusit. Kėshtu qė, Jezusi besohej se ishte konceptuar dhe kryqėzuar nė tė njėjtėn ditė tė vitit. Saktėsisht 9 muaj mė pas, mė 25 dhjetor, Jezusi lindi.

Ideja duket nė njė traktat kristian anonim tė titulluar "Lidhur me solsticet dhe ekuinokset", i cili duket se ka ardhur nga Afrika Veriore e shekullit tė IV-ėt. Traktati deklaron: "Pėr kėtė arsye, Zoti ynė u konceptua ditėn e tetė tė kalendave nė muajin mars [25 mars], qė ėshtė dita e pasionit tė Zotit dhe e konceptimit tė tij. Sepse ėshtė nė tė njėjtėn ditė, qė u konceptua nė tė njėjtėn dhe vuajti". Bazuar nė kėtė, traktati e daton ditėlindjen e Jezusit me solsticin e dimrit.

Edhe Augustine qe familjar me kėtė asociim. Tek "Lidhur me Trininė" (rreth 399-419), ai shkruan: "Ai [Jezusi] besohet tė jetė konceptuar me 25 tė marsit, tė njėjtėn ditė qė ai gjithashtu vuajti; kėshtu qė mitra e Virgjėreshės, nė tė cilin ai u konceptua, ku asnjė prej tė vdekshmėve nuk ishte prodhuar, korrespondon me varrin e ri nė tė cilin ai u varros, brenda tė cilit asnjė njeri nuk qėndroi, as pėrpara tij, as qysh atėhere. Por, sipas traditės, lindi mė 25 dhjetor".

Edhe nė Lindje, datat e konceptimit dhe vdekjes sė Jezusit qenė tė lidhura. Por, nė vend qė tė niseshin nga 14 e Nisanit nė kalendarin hebraik, lindorėt pėrdorėn 14-ėn e muajit tė parė tė pranverės (Artemisios) nė kalendarin e tyre lokal grek - 6 prill pėr ne. Sigurisht, 6 prilli ėshtė saktėsisht 9 muaj pėrpara 6 janarit, datės lindore pėr Krishtlindjen. Edhe nė Lindje ne kemi dėshmi se, prilli shoqėrohet me konceptimin dhe kryqėzimin e Jezusit. Peshkopi Epiphanius i Salamisit shkruan lidhur me 6 prillin: "Qengji u mbyll nė mitrėn e papėrlyer tė Virgjėreshės sė shenjtė, ai qė hoqi dhe heq nė sakrificė tė pėrjetshme mėkatet e botės". Akoma sot, Kisha armene e feston Ditėn e Zonjės nė fillimet e prillit (me 7 dhe jo me 6) dhe Krishtlindjen mė 6 janar. Kėshtu qė, ne kemi kristianė nė tė dyja anėt e botės qė e llogarisin lindjen e Jezusit nė bazėn qė vdekja dhe konceptimi i tij ndodhėn nė tė njėjtėn ditė (25 mars apo 6 prill) dhe dalin me dy rezultate tė afėrta, por tė ndryshme (25 dhjetor dhe 6 janar).

Lidhja e konceptimit dhe e vdekjes sė Jezusit nė kėtė mėnyrė, sigurisht qė do t'u duket e ēuditshme lexuesve modernė, por ajo pasqyron kuptimet e lashta dhe mesjetare e tė gjithė ringjalljes qė ndėrthuren sėbashku. Njė prej shprehjeve mė pikante tė kėtij besimi gjehet nė artin kristian. Nė shumė piktura tė engjėllit tė Lajmėrimit tė Maries - momenti i konceptimit tė Jezusit - foshnja Jezus tregohet se po zbret nga parajsa nė ose me njė kryq tė vogėl; njė kujtues vizual se konceptimi sjell premtimin e shpėtimit nėpėrmjet vdekjes sė Jezusit.

Nocioni se krijimi dhe ringjallja duhet tė ndodhin nė tė njėjtėn kohė tė vitit, pasqyron gjithashtu njė traditė tė lashtė hebreje, tė regjistruar nė Talmud. Talmundi babilonas ruan njė konflikt midis dy rabinėve tė fillimit tė shekullit tė II-tė B.C. qė e ndajnė kėtė pikėpamje, por nuk janė dakord nė datėn: Rabiu Eliezer deklaron: "Nė Nisan u krijua bota; nė Nisan lindėn Patriarkėt; nė Pashkėn hebraike lindi Isaku... dhe nė Nisan ata [stėrgjyshėrit tanė] do tė ringjallen nė tė ardhmen". (Rabiu tjetėr, Joshua, i daton tė njėjtat ngjarje nė muajin pasardhės, Tishri). Pėr pasojė, datat e Krishtlindjes dhe tė Epifanisė fare mirė do tė kenė rezultuar nga reflektimi teologjik kristian ndaj kronologjisht tė tilla: Jezusi duhet tė jetė konceptuar nė tė njėjtėn datė qė vdiq dhe lindur nėntė muaj mė pas.

Nė fund ne kemi mbetur me pyetjen: Si u bė 25 dhjetori Krishtlindje? Nuk mund tė jemi krejtėsisht tė sigurtė. Elementė tė festimit qė u zhvillua nga shekulli i IV-ėt deri nė kohėt moderne, fare mirė mund tė burojnė nga tradita pagane. Megjithatė, data aktuale mund tė burojė fare mirė mė shumė nga hebraizmi - nga vdekja e Jezusit nė Pesak dhe nga nocioni rabinik se gjėra tė mėdha mund tė priten edhe njėherė akoma nė tė njėjtėn kohė tė vitit - sesa nga paganizmi. Edhe njėherė akoma, nė kėtė nocion ciklesh dhe rikthimi tė shpėtimit tė Zotit, ne ndoshta mund t'i afrohemi romakėve paganė qė festonin Sol Invictus dhe shumė popuj tė tjerė gjithashtu qysh atėhere duhet ta kenė kuptuar dhe pretenduar pėr veten e tyre.

(Biblical Archeology Review)
__________________
WEBMASTERKOSOVA








YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 01-07-2010, 01:31 AM   #54 (permalink)
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 498
Reputacioni-Ndryshues: 11
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim Tibeti, vendi i Legjendes dhe Misterit

Kur dikush kėrkon Tibetin apo ‘’Catinė e Botės’’ sic ndryshe quhet, do tė gjendet nė rrugė qė ngjiten deri nė 6000 metra lartėsi, pėr tė arritur nė njė zonė unike nė botė qė rrethohet nga vargmale qė arrijnė deri nė 9000 metra lartėsi. Vetėm pas gjysmės sė dytė tė shekullit tė 18, Tibeti filloi tė bėhej i njohur gjėrė e gjatė botės. Kjo sigurisht nuk do tė thotė se ishte krejt i panjohur mė parė. Pėrkundrazi, ishte i njohur qė nga kohėt e lashta, por tė drejtėn e hyrjes nė kėtė mbretėri e kishin nje numėr i vogėl klerikėsh – tė cilėt ishin initacionuar dhe zotėronin dituritė e nevojshme, dhe njė numėr akoma mė i paktė Adeptosh (initacionantė tė shkallės sė lartė).
Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptojmė se cdo komb ka mėnyrėn e tij tė menduarit. Ky ėshtė njė rezultat i disa faktorėve ku nė ndikimin e tyre u zhvillua qytetėrimi, feja, dhe historia e kėtij kombi. Akoma edhe zona gjeografike ndikon shumė nė mentalitetin e kėtij populli qė u zhvillua me kalimin e kohės, por edhe tė gjithė faktorėt e tjerė qė studjuesit kanė futur ne emėrimin e pėrgjithshėm ‘’faktorėt teorike tė Historisė’’.
Populli tibetian u influencua shumė nga faktori vendimtar gjeografik i tij : malet e Himalajeve. Ky fakt natyral mbajti Tibetianėt tė ndarė nga pjesa tjetėr e qytetėrimit njerėzor pėr shekuj tė tėrė. Ishte shumė e vėshtirė tė arrinte dikush tek ato male tė bardha , me njė klimė tė thatė dhe shumė tė ftohtė, qė shumė pak njerėz mund ta duronin. Kėtij internimi natyral ju shtua edhe njė faktor tjetėr, konceptimet e vetė udhėheqėsve tė Tibetit tė cilėt mendonin se ishin shumė pak gjėrat pozitive qe mund te prisnin nga popujt e tjerė kufitarė. Kėshtu, pėrvec Budizmit, asnjė influencė e huaj nuk penetroi pėr shekuj tė tėrė, nė kėtė kėshtjellė shpirtėrore kufitare. Budizmi u bė feja zyrtare vetėm pas shekullit tė 8.
Tibetianėt nuk mendohen pėr tė vėrtetat, por i pėrjetojnė ato. Nuk flasin per Perėnditė, duke u munduar ti zbresin ato nė Tokė : por janė vetė ata qe mundohen tė lartėsohen dhe tė ngjiten drejt Qiellit. Dhe kjo rrugė ndiqet nėpėrmes njė morali shumė tė ashpėr dhe tė fortė. Pėr kėto dy arsye kryesore , do tė dallojmė njė ndryshim formal midis Filozofisė sė Tibetit nė krahasim me atė tė Indisė, qė shfaqet tek ‘’Bagavat Gita’’. Nė tė vėrtetė flasin pėr tė njėjtat gjėra, por mentaliteti Tibetian , hoqi nga mėnyra e tė menduarit tė Indisė, karakteristikėn e ėmbėlsisė, dhe mbėshtjelljen atėsore tė saj. Sigurisht qė kjo nuk do tė thotė se Tibetianėt janė njerėz tė ftohtė dhe cnjerėzorė. Pėrkundrazi, nėse do tė lexojmė poezite e tyre, do tė mund tė kuptojmė bukurinė , harmoninė dhe njerėzinė qė ata njerėz fshehin brenda tyre.
Nė ato vende mbretėronte dikur Feja e Diturisė, e cila me kalimin e kohės u fsheh gjithmonė e mė tepėr, derisa nga ajo mbeti vetėm lėvozhga e jashtme me paragjykimet dogmatike , magjitė e zeza tė kultit Dug – Pa , njė lloj magjistarėsh tė zinj. Dhe pėrfundimisht u humb fare, atėherė kur Tibeti u pushtua nga trupat e Kinės Komuniste.
Tibeti, vendi i Legjendės dhe Misterit, ne te gjetėn strehė Dituritė Initacionuese pas rėnies sė Perandorisė Romake tė Perėndimit. Faza e vėshtirė e okupimit tė saj nuk e pengoi atė vend tė linte pas nje trashėgimni tė pasur me disa nga Doktrinat mė tė larta dhe vepra, qė u shpėtuan nga Pėrmbytja , e cila kishte fundosur qytetėrimin e Atlantidės, mijra vjet mė parė. Njė nga kėto vepra ėshtė dhe ‘’Libri i Urdhrave tė Artė’’, tė cilit i pėrket dhe pjesa e mrekullueshme ‘’Zėri i Heshtjes’’. Akoma dhe nėse dikush do ti afrohej kėsaj vepre vetėm nė sipėrfaqe, ‘’Zėri i Heshtjes’’ ėshtė njė nga veprat mė tė shkėlqyeshme tė letėrsisė lindore. Nė perėndim u bė e njohur dhe u pėrkthye nga personaliteti i vecantė i Helena Petrovna Blavatski.
Nėse flasim pėr Tibetin, nuk mund tė mos pėrmendim Lasėn, kryeqytetin e tij, qytetin e shenjtė, selinė e Dalai ‘’Oqean’’ Lamės (Lideri Shpirtėror dhe politik), mishėrimin e gjallė tė Budės. Ekzistojnė raporte pėr disa tunele nėntokėsore qė lidhin pallatin Potala, shtėpinė e Dalai Lamės me njė mbretėri apokrifike ku jetojnė njerėz tė njė niveli superior zhvillimi shpirtėror, dhe se aty gjendet Mbreti i Botės, zoti i tokės, i cili banon nė qytetin sekret tė Saballah, qyteti brendėsor i Lasės.
Kur Dalali Lama vdes, pasardhėsi i tij gjendet me njė mėnyrė prototipe. Shpirti i tij mishėrohet menjėherė tek trupi i njė fėmije qė Lamat njohin falė disa shenjave, dhe kur fėmija do tė njihet si rimishėrimi i Njeriut tė Shenjtė, atėherė deklarohet si pasardhės i Dalai Lamės.
Si edhe shumė popuj tė tjerė, tibetianėt kanė si monument tė lashtė njė Gur, Do Ring qė ndodhet nė qendėr tė Lasės. Njė gur qė shėrben pėr tju kujtuar tibetianėve marrėveshjen e lashtė, dhe pėr tė dhėnė simbolin material tė fatit tė Tibetit.
Akoma dhe sot Tibeti mbetet i mbėshtjellur me njė avėr tė fortė misteri. Disa njerėz tė ditur thonė se nė Tibet ndodhej deri pak kohė mė parė ‘’ Kėrthiza e Botės’’: domethėnė Qendra Shpirtėrore, nga e cila vjen njeriu. Tė njėjtėn gjė deklarojnė grekėt pėr Delfėt, Egjiptianėt pėr Piramidat dhe Inkasit pėrvec tė tjerėve, pėr kryeqytetin e tyre Kuzkon. Tradita tė tjera thonė se aty ruhen objektet mė tė lashta qė mund tė imagjinojė cdo njeri, ashtu si dhe libra tė shkruara nė gjethe palmash dhe libra tė tjerė tė shkruar mbi gurė. Tekste Kiuti, tė cilat janė pėrpunuar alkimikisht dhe nuk mund tė shkatėrrohen me asnjė nga metodat e njohura (ujė, zjarr, acid etj), tekste tė shkruara nė njė gjuhė shumė tė vjetėr qė quhet Senzar (gjuhė hieroglifesh). Libra qė pėrmbajnė historinė e njerėzimeve tė ndryshme dhe diturive shumė sekrete, qė akoma shkenca bashkėkohore dhe teknologjia nuk ka arritur tė konceptojė. Tradita tė tjera na flasin pėr ekzistimin e tė ashtuquajturve ‘’Jogi tė Maleve tė Bardha’’, qėniesh hyjnore qė vigjilojnė pėr zhvillimin e njerėzimit.
Sigurisht pėr tė folur pėr kėto tekste, duhet tė pėrmendim Blavatskin, njė nga personalitetet me tė njohura tė esoterizmit nė Perėndimin e shekujve tė fundit. Ajo midis viteve 1856 – 1870 vizitoi 3 herė Tibetin, dhe ishte pikėrisht ajo e cila zbuloi librin ndoshta mė tė vjetėr nė botė ku pėrfshiheshin sekrete thelbėsore. Ku libėr quhej ‘’Stanza e Dzianevė’’ (Reflektim mbi Dijen Hyjnore’’. Libri i Parė i Dzianėve i referohet Kosmogjenesit ose lindjes dhe zhvillimit tė universit. Ngjan shumė me numerologjinė e Pitagorės por edhe me shume doktrina tė tjera tė lashta, pasi kėto njohuri ishin familjare per tė gjithė Initacionantėt e mėdhenj.
Pėrshkruan me figura simbolike, principin zanafillės, gjithmonėekzistuesin MAHAPURUSA- ATIN, i cili penetron brenda GJENDJES ABSOLUTE – MULAPRAKRITI – NĖNA dhe nga ky bashkim i kėtyre principeve lind Universi –Trupi i Gjithėsisė. Pas njė distance kohore tė gjatė ku do tė fillojė numėrimi i pėrsėmbrapėsht pėr tu rikthyer pėrsėri nė fazėn zanafillase PRALAJA – GJUMĖ.
Stanza – libri i dytė merret me Antropogenesin ose lindjen dhe zhvillimin e njeriut. Thotė se njeriu fillimisht ėshtė Shpirt dhe pas material dhe se nė totalin e tij ka njė pėrbėrjė shtatėshe, domethėnė pėrvec trupit tė tij fizik ka edhe 6 ‘’trupa’’ tė tjerė. Njė gjė tė tillė shpreh edhe shumica e qytetėrimeve tė lashtė initacionantė. Gjithashtu thotė se shpirti i njeriut kalon nga mishėrime – cmishėrime tė njėpasnjėshme (rimishėrimi) me qėllim individualizimin e cdo shpirti njerėzor qė do tė thotė clirimin nga Karma. Gjithashtu thotė se njeriu ėshtė mė i vjetėr se cdo lloj gjitari tjetėr, dicka me tė cilėn bien dakort edhe matjet e ADN kohore. Dhe e fundit ėshtė se flasin pėr Drejtuesit – mbretėrit e parė tė njerėzve tė cilėt nuk ishin njerėz tė thjeshtė, por Perėndi tė mishėruara. Kėto doktrina pėr Tibetianėt janė njė mėnyrė jetese, dhe kjo provohet edhe sepse ata nuk e kanė frikė vdekjen, pasi sic thonė edhe vetė, ata jetuan me kėto rregulla dhe do tė shpėrblehen pėr njė gjė tė tillė.
Kėto ishin vetėm pak fjalė pėr tė pėrshkruar Tibetin, vendin e Legjendės dhe tė Misterit, ‘’Kėrthizėn e fundit tė Botės’’ , kėshtjellėn e fundit shpirtėrore tė njerėzimit. Ky artikull ėshtė thjesht njė hyrje nė kėtė botė misterioze tė Tibetit, por mos harroni, nje vepėr ka hyrjen, temėn kryesore dhe epilogun……
__________________
WEBMASTERKOSOVA








YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 01-07-2010, 01:33 AM   #55 (permalink)
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 498
Reputacioni-Ndryshues: 11
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim Sekretet e pazbuluara tė thellėsive

Suplement Ideja qė qytete tė mėdhenj, tė pasur me dije dhe thesarė tė harruar qėndrojnė tė fshehur nė thellėsitė e deteve josh shumėkėnd. Rrallė ndodh qė tė kalojė njė vit pa dalė dikush qė tė pretendojė se ka gjetur Atlantidėn
Ideja qė qytete tė mėdhenj, tė pasur me dije dhe thesarė tė harruar qėndrojnė tė fshehur nė thellėsitė e deteve josh shumėkėnd. Rrallė ndodh qė tė kalojė njė vit pa dalė dikush qė tė pretendojė se ka gjetur Atlantidėn. Po ēfarė ka nė tė vėrtetė atje, poshtė dallgėve?
Heraklioni dhe Kanopusi Lindor, Egjipt
Nė bregun verior tė Egjiptit, aty ku delta e Nilit takon detin, qėndronin njė herė e njė kohė dy qytete me njė pasuri dhe madhėshti tė tillė, saqė ishin shumė tė famshėm nė tė gjithė botėn e lashtė. Sot, ajo ēfarė ka mbetur prej tyre qėndron e varrosur poshtė njė cekėtine. Rreth vitit 500 para Krishtit, portet e Heraklionit dhe Kanopusit Lindor ishin qendra tregtare tė lulėzuara, portat hyrėse pėr nė Egjipt pėr anijet greke qė kalonin poshtė Nilit. Kėto qytete ishin gjithashtu qendra shumė tė rėndėsishme fetare, me tempujt e tyre qė joshnin mijėra pelegrinė ēdo vit. Megjithatė, deri kohėt e fundit, pothuajse ēdo gjė qė dihej nė lidhje me ta vinte prej teksteve tė lashtė. Historiani grek, Herodoti shkruante nė shekullin V para Krishtit, se ata dukeshin si ishujt e Egjeut, por ishin ngritur nė mes tė njė kėnete. I frymėzuar nga kėto rrėfime, biznesmeni francez dhe arkeologu Franck Goddio nisi tė vėzhgojė zonėn disa kilometra nė perėndim tė Deltės sė Nilit, e quajtur gjiri i Abu Kir. Goddio ka kryer gėrmime nėnujorė nė Aleksandrinė aty pranė qė nga fillimi i viteve '90. Por Abu Kir mund tė sjellė rezultate edhe mė entuziazmuese.
Nė vitin 2000, Goddio bėri tė ditur zbulimin e dy grupeve rrėnojash, duke pėrfshirė mure, tempuj etj. Ekipi identifikoi gjithashtu dy tempuj, qė i dedikoheshin heroit grek, Herakliut si dhe perėndisė Amon (versioni grek i hyjit egjiptian, Amun). Pak mė nė veri tė tempullit tė Herakliut, zhytėsit zbuluan shumė objekte bronzi, tė cilėt me siguri janė hedhur si dhurata nė njė lumė tė lashtė. "Kemi gjetur depozita ritualėsh qė ishin bėrė prej priftėrinjve nė vende qė vetėm ata vetė i dinin", thotė Goddio. "Ndihemi sikur jemi, duke penetruar nė zemėr tė liturgjisė sė lashtėsisė". Disa kilometra mė tutje, grupi i dytė i rrėnojave janė identifikuar si Kanopusi Lindor. Aty, zhytėsit kanė zbuluar qeramikė, pjesė dyersh tė tempujve, monedha me profilin e Kleopatrės, e cila sundoi Egjiptin nė shekullin I para Krishtit si dhe njė faltore graniti ngjyrė tė zezė nga shekulli IV para Krishtit, dedikuar nga Nektanebo I, e cila pėrmban njė seri mbishkrimesh astronomikė dhe kalendarikė. Tė dy qytetet ishin tė lidhur nga njė rrjet kanalesh dhe lumenjsh me njė degėzim sot tė palundrueshėm tė Nilit. Ndėrtesat e mėdha prej guri tė qytetit kishin zėnė vend nė mbetjet e lumit, tė varrosura nėn rėrė, tė ndėrtuara mbi baltė dhe rėrė, pa patur njė themel solid. Kur Nili kishte pėrmbytje shumė tė mėdha, pesha e shtuar e ujit do tė ketė shkaktuar shembjen e terrenit nėn ndėrtesa. Dėmi mund tė mos kish qenė kaq i rėndė nė fillim. Tė ēara tė mėdha nėn disa prej ndėrtesave nė Kanopusin Lindor ishin mbushur qėllimisht me rėrė dhe sendet e gjetura si dhe monedhat e gjetura nė kėtė vend datojnė qė nga viti 740. Megjithatė, kolona dhe statuja tė shembura, si dhe skelete njerėzore bashkė me sende tė vyera tė gjetura nėn muret e shembur, tregojnė se fundi ka ardhur shumė shpejt. Pas vitesh tė tėrė pėrpjekjesh me rrėshkitjen, njė vėrshim shumė drmamatik qė mendohet tė ketė ndodhur nė 741 apo 742 solli fundin e qytetit. Gjatė po kėtij vėrshimi, kjo degė e Nilit mund tė jetė zhvendosur nė lindje. Pėr banorėt e qyteteve, avantazhet ekonomikė tė ndėrtimit nė njė vend kaq me rrezik ndoshta kanė eklipsuar gjykimet afatgjatė mbi sigurinė, njė paralajmėrim ky pėr qytetet bregdetarė tė kohėve tė sotme.
Port Rojal, Xhamajkė
I njohur si njė shtrat i nxehtė piraterie dhe prostitucioni, qyteti i shekullit XVII nė Karaibe, Port Rojal njihej si "qyteti mė i ligė nė botė". Mė pas, njė ditė, ai u gllabėrua prej detit. Port Rojal, me vendndodhje nė qendrėn e Portit Kingston, nė Xhamajkė ishte dikur kolonia mė e madhe angleze nė Botėn e Re, me njė popullsi prej afro 10 000 banorė. Pjesa mė e madhe e pasurisė vinte prej piratėve dhe anijeve pirate qė sulmonin anijet me thesarė qė riktheheshin nė Evropė nga kolonitė spanjolle. Rėnia e qytetit nuk erdhi prej shthurjes morale, por nga fakti se ai qe ndėrtuar nė njė gjuhė toke mbi rėrė, mė pak se njė metėr mbi shtratn e ujit. Kur njė tėrmet goditi zonėn pak pėrpara drekės sė 7 qershorit 1692, lėkundjet shkaktuan lėngėzimin e rėrės.
"Ndėrtesa qė dikur ishin mbi themele solidė, tashmė qėndronin mbi ujė", thotė Donny Hamilton, njė arkeolog nė Universitetin e Teksasit. "Njė ndėrtesė mund tė bjerė 500 cm poshtė pa u zhvendosur as edhe njė tullė nė themel". Dy tė tretat e qytetit u fundos nė port, duke shkaktuar vdekjen e 2000 vetėve atė ditė. Hamilton udhėhoqi nė seri gėrmimesh nė kėtė vend mes viteve 1981 dhe 1990. Bimėsia nėnujore ka mbuluar tashmė shtratin e portit, duke mbivendosur njė shtresė tė trashė koralesh tė vdekur tė depozituar nga njė uragan nė 1744. Kjo mbuloi ndėrtesat, duke i lėnė shumė prej tyre tė paprekura - shtėpi shumėkatėshe me tullė dhe dyqane tė ndodhur pranė ndėrtimeve mė tė kėqia. Pėrmbajtja e tyre zbulon jetėn si ka qenė nė momentin kur goditi fatkeqėsia. Nė njė shtėpi, "ne gjetėm pjata dhe enė kallaji, tiganė prej hekuri, qymyr druri nė vatra, thika, lugė pirunj", thotė Hamilton. "Gjithashtu, gjetėm tre fėmijė poshtė mureve". Ndoshta zbulimi mė dramatik nė Port Rojal i takon njė ekspedite tė viteve '60: njė orė xhepi, me akrepat tė ndalur pikėrisht nė 11:43 tė mėngjesit.
Atlit-Jam, Izrael
Njė kilometėr nė brendėsi tė Detit tė Mesdheut, pranė Haifas, Izrael, njė fshat i lashtė qėndron poshtė dallgėve. Ai ėshtė ruajtur aq mirė nga shtrati me rėrė i detit, saqė mizat e grurit vazhdojnė tė qėndrojnė nė dyqanėt e drithit, skeletė njerėzish prehen tė pashqetėsuar nė varret e tyre dhe njė rreth misterioz prej guri vazhdon tė qėndrojė aty ku ka qenė ngritur fillimisht. Ky ėshtė Atlit-Jam. Sipėrfaqja prej 40 mijė metrash katrorė i pėrket vitit 7000 para Krishtit, qė e bėn atė njė prej vendbanimeve mė tė hershėm - dhe tė mėdhenj - qė janė fundosur. Nuk ka patur rrugė tė organizuara, kėshtu qė ai pėrshkruhet mė shpesh si njė fshat se sa njė qytet, por banorėt e tij jetonin nė shtėpi tė mėdha prej guri, tė kompletuara me dysheme, oborrė, vatra zjarri, bodrume dhe puse. Vendi mbeti i varrosur nėn ujė pėr 9000 vite, deri kur gėrmimet pėr rėrė zbuluan disa prej rrėnojave tė lashta. Ato u pikasėn nė vitin 1984 nga Ehud Galili, njė arkeolog detar dhe pjesėtar i Shoqėrisė Prehistorike tė Izraelit, nė kohėn kur ishte duke vėzhguar hapėsirėn pėr anije tė mbytura. Megjithatė, ekspozimi ka vėnė nė rrezik shumė prej sendeve tė gjetura. Qė nga viti 1984, Galili ėshtė zhytur nė kėtė vend ēdo dimėr. Ai pret qė stuhitė tė zhvendosin rėrat, mė pas nxiton qė tė skicojė zonat qė bėhen tė dukshme dhe tė largojė objekte qė mund tė dėmtohen nga deti. "Ne gėrmojmė vetėm atje ku ka rreziqe tė afėrt pėr shkatėrrim tė kėsaj pasurie nėnujore", thotė ai. Ky vend ofron informacion shumė tė madh nė lidhje me jetėn nė kohėrat Neolitike - kur njerėzit sapo kishin zbuluar se si bėnin shtėpiakė kafshėt dhe bimėt. "Ishte revolucioni mė i madh nė historinė e njerėzimit", thotė Galili. Kockat e kafshėve tregojnė se, banorėt e Atlit-Jam gjuanin kafshė tė egra, por gjithashtu mbanin dele, dhi, derra, qenė dhe bagėti.
Vitin e kaluar, skeletėt e njė gruaje dhe njė fėmie zbuluan madje rastet mė tė hershėm qė njihen tė sėmundjes sė tuberkulozit. Varre njerėzish janė tė shpėrndarė nėpėr shtėpi dhe nuk janė nė njė varrezė tė veēantė, dhe fshati kishte shumė burime dhe puse tė shtruar me gurė. Por mė intrigues ėshtė njė gjysmėrreth prej guri i pėrbėrė nga shtatė megalite 600 kilogramėsh. "Tamam si Stonehenge, por mė i vogėl", thotė Galili. Kishte njė burim me ujė tė freskėt m'u nė mes tė tij, kėshtu qė mendohet se monumenti mund tė jetė pėrdorur pėr ndonjė lloj rituali. Nė tė njėjtėn kohė, nivelet e deteve kanė vazhduar tė rriten pas epokės sė fundit tė akullnajave. Galili beson se, puset e Atlit-Jam u kontaminuan gradualisht me ujė me kripė - ai zbuloi se nė kohė tė mėvonshme njėri prej tyre ėshtė pėrdorur pėr tė hedhur mbeturina. Kjo gjė do tė ketė detyruar njerėzit tė braktisin shtėpitė e tyre dhe fshati mė pas u gllabėrua prej dunave tė rėrės e mė vonė u fundos.
Jonaguni, Japoni
Ishulli i vogėl japonez i Jonagunit, pranė Taivanit ėshtė bėrė i famshėm pėr strukturat shumė tė mėdha shkėmbore tė fundosura qė janė gjetur pranė brigjeve tė tij - qytet i lashtė i njė qytetėrimi tė humbur, pretendojnė disa. Seri shkallėsh dhe terracash ngjiten mespėrmes ujit tė pastėr nga njė thellėsi 25 metra.
Strukturat, me sipėrfaqet e tyre tė sheshta dhe me kėndet thuajse tė drejtė, sigurisht qė duken tė formėsuara apostafat. Masaaki Kimura, njė gjeolog nė Universitetin e Riukiusit nė Okinava, pretendon se ka identifikuar njė piramidė shumė tė madhe, bashkė me kėshtjella, monumente dhe njė stadium tė madh, tė gjitha tė lidhura me rrugė mes tyre. Ai thotė se, ka gjetur gjithashtu mure dhe kanale uji, si dhe shenja gėrmimesh, mjete guri dhe njė pllakė guri me mbishkrime tė lashtė. Ndonėse shumė tė pėrhapura, pretendimet e Kimuras nė lidhje me Jonagunin janė tė shumė diskutuara. Robert Schoch, njė gjeolog nė Universitetin e Bostonit qė ėshtė zhytur shumė herė nė Jonaguni, mendon se formacionet janė kryesisht natyrorė.
Ata janė tė pandarė dhe Schoch pretendon se, shkėmbinjtė janė sedimentarė, me shtresa horizontale qė thyhen nė vija paralele teksa gėrryhen. Veprimtaria tektonike e rajonit e ndan gjithashtu shkėmbin pėrgjatė vijave vertikale. Kėshtu qė rrymat e fuqishme qė pėrshkojnė kėtė zonė do ta kishin gėrryer shkėmbin pėrgjatė kėtyre linjave, duke krijuar kėshtu platforma dhe shkallė, thotė ai. "Kėshtu e pėrfton nė mėnyrė thuajse natyrore njė strukturė me blloqe".
Muret e Kimuras mund tė jenė platforma horizontale qė kanė rėnė nė njė pozicion vertikal kur shkėmbi poshtė tyre pėsoi gėrryerje. Dhe Schoch thotė se, "rrugėt" janė thjeshtė kanale qė janė pastruar prej rrymave.
Pėr mė tepėr, Kimura pretendon se strukturat janė krijuar mė shumė se 6000 vite mė parė, atėherė kur zona mendohet tė ketė qenė mbi nivelin e detit. Por nė punimet e tij mė tė fundit, tė raportuara nė Kongresin e Shkencave tė Paqėsorit nė 2007, tregohet se ata mund tė jenė ndėrtuar vetėm mes viteve 3000 dhe 2000, atėherė kur niveli i deteve ishte afėrsisht sa ai i shekullit XX. Kimura spekulon se, veprimtaria tektonike ka shkaktuar fundosjen e tokės me dhjetėra metra pas kėsaj kohe, por nėse ka ndodhur kėshtu kjo do tė kish qenė shumė e habitshme, thotė Richard Pearson, njė specialist nė arkeologjinė e Azisė Lindore, qė e ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė karrierės nė Universitetin e Kolumbisė Britanike, nė Vankuver, Kanada.
__________________
WEBMASTERKOSOVA








YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 01-07-2010, 01:34 AM   #56 (permalink)
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 498
Reputacioni-Ndryshues: 11
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim Projekti Serpo, bashkėpunimi i njerėzve me alienėt

12 ushtarakė tė specializuar tė ushtrisė sė SHBA kanė shkuar nė planetin Serpo me njė mision 12-vjeēar pėr tė mėsuar mė shumė nė lidhje me gjeologjinė dhe biologjinė e tij
"Sė pari, mė lejoni tė prezantohem. Jam njė punonjės tashmė nė pension i qeverisė sė SHBA-sė. Nuk dua tė hyj shumė nė detaje pėr tė kaluarėn time, por kam qenė i angazhuar nė njė program special". Ishte kjo deklarata e hapjes e dėrguar nga njė burim anonim nė nėntor 2005, nė drejtim tė njė grupi diskutimi nė internet, qė koordinohej nga Viktor Martinez, njė i punėsuar nė administratėn amerikane. E-mailet zbuluan ekzistencėn e Projektit Serpo, qė supozohet se ėshtė njė program shkėmbimi ndėrmjet qeverisė amerikane dhe jashtėtokėsorėve nga Serpo, njė planet nė sistemin e yjeve Zeta Retikuli. Thuhet se programi e ka fillimin pasi dy UFO u pėrplasėn nė Roswell dhe Korona nė vitin 1947. Thuhet gjithashtu, se i vetmi jashtėtokėsor qė mbijetoi ka ndihmuar ushtrinė amerikane nė vendosjen e kontakteve me Ebenėt, qeniet e ngjashme me tė nė Serpo. Ky lloj komunikimi ēoi nė njė program shkėmbimi nė vitin 1965, ku 12 ushtarakė tė specializuar tė ushtrisė sė SHBA kanė shkuar nė Serpo nė bordin e njė anije hapėsinore tė Ebenit, si pjesė e njė misioni 12-vjeēar pėr tė mėsuar mė shumė nė lidhje me gjeologjinė dhe biologjinė e Serpos, si dhe pėr tė mėsuar mė shumė pėr Ebenėt. Gjatė misionit, u mėsua se Serpo ėshtė afėrsisht 37 vite dritė larg nga Toka, ka dy diej, ėshtė pak mė i vogėl se Toka dhe ka njė atmosferė tė ngjashme. Megjithatė, nivelet e rrezatimit nė Serpo ishin mė tė mėdhenj se tė Tokės, kėshtu qė ekipit iu desh tė mbajė mbuluar trupat gjatė gjithė kohės. Ebenėt kishin udhėheqės, por jo njė formė reale qeverisjeje dhe jetonin nė komunitete tė vegjėl, me njė qytet tė madh qė funksiononte si pikė qendrore e qytetėrimit tė tyre. Popullsia totale nė planet ishte afėrsisht 650 000. Ekipi me 12 pjesėtarė qėndroi nė Serpo deri nė 1978, kur shtatė burra dhe njė grua u rikthyen nė Tokė. Dy pjesėtarė vdiqėn nė Serpo, ndėrkohė qė dy tė tjerė vendosėn tė qėndrojnė. Me rikthimin nė Tokė, ekipi u izolua deri nė vitin 1984. Nga tė tetėt qė u rikthyen, tė gjithė kanė ndėrruar jetė tashmė pėr shkak tė rrezatimit tė tepruar tė shkaktuar nga dy diejt e Serpos. Asgjė nuk dihet pėr tė katėrtėt qė mbetėn prapa. Tė gjithė kėto tė dhėna e patėn fillesėn nga njė burim anonim qė thuhet se ka patur akses nė kaseta audio tė raportimit tė atyre qė u rikthyen nė tokė (forma e shkruar pėrbėhet nga Projekti Serpo, 3000 faqe pjesė tė tė cilit mund tė gjenden nė faqen e internetit Serpo.org - The Zeta Reticuli Exchange Program). Ėshtė njė histori e bukur, njė rrėfim qė duket se ka njė unazė tė vėrtetė brenda dhe njė version qė ka qarkulluar mes studiuesve tė UFO-ve pėr mė shumė se 20 vite. Por duke ditur aq shumė gjėra nė lidhje me mashtrimet e mėparshme me UFO, a mund ta pranojmė si tė vėrtetė Projektin Serpo?
Njė histori e vjetėr, por edhe e re
Shkrimtarja dhe regjisorja Linda Moulton ka qenė e para qė ka folur pėr njė program shkėmbimi tokė/alienė nė 1983, atėherė kur bėnte kėrkime mbi UFO-t: "The ET Factor", njė dokumentar tė porositur nga rrjeti televiziv HBO. Nė atė kohė, asaj i kėrkoi takim reshteri i Forcave Ajrore, Richard Doty, i cili i tha se i ishte dhėnė miratimi qė ta lejonte tė transmetonte informacione dhe pamje filmike sekrete tė forcave ajrore tė SHBA nė dokumentarin e saj.
Njė pjesė e kėtij informacioni, sipas tij, pėrfshinte njė program shkėmbimi njerėzish qė u larguan nga baza e forcave ajrore Holloman nė vitin 1964, pėr tė shkuar nė Zeta Retikuli. Regjisores iu tha se tre njerėz u nisėn, por njėri vdiq nė planetin e alienėve; njėri u ēmend (por nuk pati informacione pėr fatin e tij); dhe njė u rikthye nė Tokė e tashmė jetonte nė njė ishull sekret, i mbrojtur nga ushtria e SHBA-sė.
Doty premtoi qė do tė furnizonte Moultonin me materiale qė do tė konfirmonin ekzistencėn e njė race jashtėtokėsorėsh, duke pėrfshirė dokumente zyrtarė tė qeverisė dhe ushtrisė, filmime dhe fotografi. Megjithatė, ai vazhdoi ta zvarrisė deri kur mė nė fund i tha se eprorėt kishin vendosur qė tė mos nxirrnin mė shumė informacione. Pa provat e Doty, HBO hoqi dorė nga realizimi i dokumentarit nė vitin 1984. Emri i Doty ėshtė shfaqur edhe nė lidhje me tė tjera sekrete qeveritare qė lidhen me UFO, si pėr shembull dokumentet mbi MJ-12, kėshtu qė nuk ėshtė habi tė zbulosh se Doty (tashmė civil) ka gjithashtu lidhje me nxjerrjen e historisė sė Projektit Serpo. Dhe vetė ky fakt e bėn tė dyshimtė historinė.
Pėrgjatė kėtyre viteve, edhe studiuesve tė tjerė tė fenomeneve tė UFO-ve u janė thėnė histori tė ngjashme mbi njė program tė fshehtė shkėmbimi mes SHBA dhe njė race aliene, por burimet mė tė fundit kanė nxjerrė mė shumė informacion mbi Serpo-n nga sa kish dalė deri mė sot.
Rreth pyetjes pėrse historitė e mėhershme kanė ndryshuar, ėshtė thėnė se informacioni ėshtė nxjerrė qėllimisht copa-copa nga njerėzit brenda qeverisė qė mendojnė se sekrete tė tilla nuk duhen mbajtur nga publiku dhe se gabimet janė tė qėllimshėm pėr tė fshehur identitetin e atyre qė nxjerrin informacionin.
Ka patur zėra pėr nxjerrje tė fotografive qė janė realizuar nė Serpo nga ekipi i programit tė shkėmbimit, por deri tani asgjė nuk ka dalė. Deri kur tė ketė prova reale, fizike pėr ekzistencėn e Serpo-s, kjo histori, sado intriguese, duhet tė trajtohet si njė tjetėr rrėfim i paverifikueshėm pėr UFO-t. / K.B.
__________________
WEBMASTERKOSOVA








YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 01-15-2010, 10:31 PM   #57 (permalink)
Kreacionist
 
Avatari i Kushtrim FANA
 
Antarėsuar: Jun 2009
Vėndndodhja: İstanbul
Postime: 454
Reputacioni-Ndryshues: 3
Kushtrim FANA will become famous soon enoughKushtrim FANA will become famous soon enough
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kushtrim FANA
Gabim

Pershendetje
Faleminderit per keto informacione YLLIRIAN shum interesnate dhe ja vlen mi lexue..
Megjithse une nuk i perkahs dhe nuk i perkrahi keto ideologji se sipas meje ekzistoj tjera shpjegime per keto dhe qdo gje ka zgjidhe dmth asgje nuk eshte MİSTER....Mirpo nuk po shkruj ket per keto eshte ma mir me hap naj temė tjeter per mos me ja prish estetiken temes ...
Prapseprap interesante keto postime qe i ke sjell

__________________
"Feja e vetme e pranuar tek Allahu ėshtė Islami". (Ali Imran, 19)
------------------------------------------

Deny Ignorance © Dija ėshtė injorancė pėr Injorantet, sikurse ėshtė Injoranca injorancė pėr Tė Diturit

--------------------------------------------------------
Rasti do Ishte Mbret i Botės, sikur Tė Ekzistonte
-------------------------------------------------------
Kushtrim FANA i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 01-15-2010, 10:52 PM   #58 (permalink)
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 498
Reputacioni-Ndryshues: 11
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim Flori i lėngėt nė Marok

Rruga nga Marrakeshi nė Essaouira ėshtė e thepisur dhe e shkretė, njė peizazh i thatė hėnor me vetėm disa pak qytete anė rrugės si dhe aty-kėtu fshatra berberė. Nė vitet '60 dhe '70, Essaouira ka qenė njė ndalesė pėr hipitė qė mbushnin autobusėt magjikė dhe niseshin nė perėndim drejt plazheve tė mrekullueshėm dhe ujėrave tė pastėr ngjyrė blu tė kėtij fshati peshkatarėsh dikur portugez. Atėherė, Jimi Hendrix bėnte pelegrinazh, ashtu si edhe Bob Marley dhe Cat Stevens. Essaouira ka ende mbetje tė sė kaluarės sė tij portugeze: bathė shiten ende nė anė rrugės; tė dashuruarit pas sėrfit vijnė pėr tė kalėruar dallgėt nė atė qė ėshtė sot njė prej vendeve mė tė mirė nė botė pėr sėrf; si dhe njė fortesė e shkatėrruar, qė legjenda thotė se ka qenė frymėzimi i Hendrix kur ka bėrė kėngėn "Castles made of sand" (nė fakt ai e regjistroi kėngėn dy vite pėrpara se tė vinte kėtu), e cila ndodhet nė jug tė qytetit.
Nė vitet e fundit, europianėt kanė nisur tė lėnė Marrakeshin mė turistik pėr Essaourian, aty ku qėndrojnė nė riade luksozė nė medinė si dhe bėjnė banjo dielli nė plazhet e virgjėr. Qyteti ka gjithashtu njė jetė kulturore shumė vibrante, me galeri, festivale muzike si dhe panairė punimesh tė artizanatit. Kėtu mund tė blesh gjithēka, qė nga instrumente tė drunjtė deri tek kutitė e punuara. Por, zbulimi i vėrtetė ėshtė vaji argan, qė nxirret nga arrat e pemės argan, e cila rritet pothuajse ekskluzivisht nė kėtė rajon. Vaji, qė thuhet se ka efekte shėrues dhe qė pengojnė plakjen, ėshtė shndėrruar nė njė prej pėrbėrėsve mė tė fundit tė mrekullive nė industrinė e salloneve tė bukurisė. I pasur me vitamina E dhe me acide tė ndryshėm, besohet se ai ndihmon pėr gjithfarėsoj kushtesh tė lėkurės. Ata edhe e hanė, duke e spėrkatur nė sallatė apo e pėrdorin pėr tė bėrė amlu, njė lloj pėrzierje e mrekullueshme e vajit, bajameve dhe mjaltit.
Tek i afrohesh ledheve me rėrė tė Essaouiras, tek pėrshkon ullishtet dhe gomerėt qė kullosin, sheh shenja qė tregojnė kooperativa argane tė drejtuara nga gra. Nėse ndalesh nė njė kooperativė, gratė berbere - dhe janė vetėm gratė qė prodhojnė vajin argan - shpesh herė tė ftojnė t'i shohėsh tek punojnė. Nė shumicėn e kooperativave, gratė mė tė moshuara tė fshatit ulen nė oborr dhe punojnė, teksa vajzat mė tė reja, qė flasin dy gjuhė, vijnė vėrdallė duke tė treguar se si ecėn procesi. (Por mos ndaloni shumė herė, se do tė tė pėrsėrisin tė njėjtėn gjė dhjetėra herė).
Frutet, qė duken si njė shartim mes njė arre dhe njė bajameje nxirren nga pemėt argane qė verdhėzojnė kodrat mbi Essaouira. Nė varėsi tė stinės, mund tė ketė dhi lart nė degė, qė pėrtypin frutat. Ato qė janė tė destinuara pėr vaj sallate "piqen" nė njė zjarr tė madh; ato qė do tė pėrdoren pėr lėkurėn dhe flokėt lihen nė gjendjen qė janė.
Argan nuk ėshtė njė gjė e re pėr Europėn: turistė anglezė dhe francezė e kanė sjellė nga bregdedi maroken pas pushimeve, dhe e gjen kudo nė tregjet e Provences, tė rreshtuar pėrkrah vajit tė lavandulės dhe ullirit. Por tani, falė pėrpjekjeve tė Mbretit maroken Mohamed VI dhe qeverisjes lokale, vaji po eksportohet nė tė gjithė botėn.
Pėr arsye se nxjerrja e vajit argan kėrkon shumė punė dhe qė tashmė ėshtė kthyer nė art nga gratė vendase (duhen disa ditė pėr tė prodhuar njė litėr), qeveria ka krijuar njė fond pėr kooperativat. Grupe tė huaj, si qeveria e Monakos janė pėrfshirė si mbėshtetės. Gratė nga fshatrat pėrreth ftohen qė tė punojnė gjysmė dite nė kėmbim tė pagave tė mira dhe kushteve shumė tė mirė tė punės. UNESCO e ka projektuar hapėsirėn 10 mijė milje katrorė ku rritet kjo lloj peme si rezervė biosfere.
Ndėrkohė, gjithnjė e mė shumė kompani kozmetike perėndimore kanė filluar tė shpėrndajnė "floririn e lėngėt", siē quhet shpesh. Liz Earle, qė drejton njė linjė kujdesi tė lėkurės nė Angli e pėrdor vajin argan qė e blen nga dy prej kooperatiovave nė Essaouira nė koncentratin e saj Superskin. "Kur e gjeta fillimisht vajin argan, e solla nė Britani pėr ta analizuar", thotė Earle, e cila bredh botėn nė kėrkim tė pėrbėrėsve tė rrallė. "Kishte njė nivel kaq tė lartė vitamine E dhe kishte disa fitosterolė shumė interesantė, qė janė shumė tė mirė pėr shenjat nė lėkurė dhe shumė gjėra tė tjera", duke pėrfshirė, thotė ajo, edhe problemin e mungesės sė shkėlqimit tė lėkurės.
Por ajo qė Earle pėlqen mė shumė tek ky vaj ėshtė se prodhimi i tij e kalon testin e qėndrueshmėrisė dhe ėshtė njė pėrfitim direkt pėr gratė qė e prodhojnė. "Kulturalisht, ėshtė gjė shumė e mirė ajo qė bėn", thotė ajo. "Ofron tė ardhura pėr njė grup qė pėrndryshe nuk do t'i kishte".
__________________
WEBMASTERKOSOVA








YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 04-26-2010, 11:52 PM   #59 (permalink)
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 498
Reputacioni-Ndryshues: 11
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim Konspiracioni i Jonestown: 913 persona kryejnė vetvrasje nė grup

Mė 18 nėntor 1978, nė njė zonė tė banuar tė xhunglės Guyanze, prifti Jim Jones urdhėroi 913 pjesėtarėt e kultit tė tij religjioz qė tė vrisin veten duke pirė helm dhe kėshtu bėnė. Por ēfarė konspiracioni fshihet pas?
Mė 18 nėntor 1978, nė njė zonė tė banuar tė xhunglės Guyanese, prifti Jim Jones urdhėroi 913 pjesėtarėt e kultit tė tij religjioz qė tė vrisin veten duke pirė helm dhe kėshtu bėnė. Por ēfarė konspiracioni fshihet pas?
Kultistėt kishin pėsuar lavazh truri nga megalomaniaku Jones, i cili e kishte emėrtuar fshatin e tyre nė xhungėl si vetja e tij dhe i mbante ndjekėsit e tij si skllevėr, pėr tė mos thėnė zombi. Edhe Jones vetė u gjend i vdekur. Ai kishte qėlluar veten me pistoletė ose ndoshta dikush tjetėr e kishte vrarė. Me nofulla katrore, flokė sterrė tė zinj dhe syze tė errėta dielli qė e bėnin tė dukej si njė agjent sekret qė pinte ilaēe antipsiqike, Jones zė vend pėrkrah Charles Manson nė ikonografnė amerikane tė demonėve.
Por, a ishte Jones me tė vėrtetė njė njeri i vetmuar dhe i ēmendur pėr tė cilėt amerika ėshtė aq e famshme? A mund tė jetė bindės fakti qė mbi nėntėqind persona morėn jetėn e tyre me dėshirė vetėm sepse ai i kishte kėshilluar kėshtu? Mos ndoshta ka ndonjė shpjegim tjetėr pėr kėtė mister?
Jo shumė larg nga masakra e madhe nė Jonestown (fshati i Jones, siē e kishte quajtur prifti i ēmendur), filluan menjėherė pėshpėritjet dhe aludime tė ēuditshme pėr disa eksperimente njerėzore nė kontrollin e mendjes, madje edhe genocig, dhe njė prezencė e ēuditshme e CIA-s nė tė. Kėto histori sugjeronin se tė paktėn qeveria e Shteteve tė Bashkuara mund ta kishte parandaluar masakrėn Jonestown, por nuk bėri asgjė. Thashethemet mė tė guximshme dhe ndoshta tė ekzagjeruara tregonin se Jonestown ishte njė kamp pėrqendrimi i CIA-s i ndėrtuar si njė bazė sekrete, ky qeveria sekrete tentonte tė riprogramonte psiqikėn amerikane. Gjithashtu, ka patur sugjerime tė "Jonestown" tė tjerė paralele dhe se konspiracioni nuk pėrfundoi me vdekjet nė Guyana.
Jim Jones lindi mė 13 maj 1931, biri i njė anėtari tė Ku Kluks Klan-it nė Lynn, Indiana. Mamaja e tij, siē pretendonte Jones, ishte Indiane Cherokee, por ky fakt nuk ėshtė verifikuar kurrė. Si njė fėmijė i pakontrolluar dhe paedukuar mirė, Jones filloi tė mahnitej pas punėve tė kishės qė nė moshė tė vogėl. Nė vitin 1963 ai kishte arritur tė krijonte kongregacionin e tij nė Indianapolis: Tempulli i Njerėzve tė Ungjillit tė Kishės. Ishte njė kongregacion interracial, diēka e padėgjuar mė parė nė Indiana nė atė kohė. Jim Jones bėnte pareshtur fushata nė interes tė njerėzve me ngjyrė. Gjithashtu, thuhet se ai vuante nga magji tė ēuditshme qė e bėnin t'i bienin tė fikėt shumė shpesh, merrte kėshilla nga krijesa jashtėtokėsore, praktikonte shėrim me anė tė besimit dhe kishte pėrjetuar shpesh vizione dhe ndjesi tė njė holokausti nuklear.
I bindur se Dita e Betejės sė Fundit ishte shumė afėr, se vetė Indianapolis ishte njė shėnjestėr e sulmeve, Jones kėrkonte udhėheqje. Atė duket se e gjeti nė janar tė vitit 1962 nė njė ēėshtje tė gazetės Esquire. Njė artikull disi ironik, pėrshkruante nėntė vendet mė tė sigurta nė botė pėr t'u larguar nga stresi dhe ankthi i njė konfrontimi nuklear. Njė nga kėto nėntė streha ishte Brazili. Aludimet pėr lidhjen e Jones me CIA-n nisin pikėrisht aty.
Sipas njė artikulli nė "San Jose Mercury News", fqinjėt e Jones nė Belo Horizonte, Brazil (ku ai jetoi para se tė shpėrngulej pėr nė Rio De Janeiro), tregonin se ai hiqej si njė marins nė pension, i cili "merrte njė pagesė mujore nga qeveria e Shteteve tė Bashkuara". Ata gjithashtu mbanin mėnd se Jones, i cili mė pas pretendonte se ishte detyruar tė punonte si zhigolo pėr tė mbajtur familjen, jetonte si njė njeri i pasur. "Disa njerėz kėtu besonin se ishte njė agjent amerikan i CIA-s", raportoi njė fqinj.
Nė kundėrshtim me raportimet e kryera nga fqinjėt e Jones, biografi i tij Tim Reiterman thotė se familja e tij jetonte nė Brazil, nė mėnyrė mjaft tė thjeshtė dhe modeste duke mbijetuar me oriz dhe bizele. Kur Jones u kthye ne Shtetet e Bashkuara, pas vrasjes sė Presidentit Kennedy, ai u tha ndjekėsve tė tij se e kishte kaluar kohėn nė Brazil duke ndihmuar jetimėt. Mė pas e shpėrnguli kishėn e tij nė Ukiah, Kaliforni dhe mė pas nė San Francisco ku u kthye nė njė fondacion i drejtuar nga politikanėt lokalė.
Para se Jones tė arrinte nė Brazil, kishte bėrė njė ndalesė nė in Georgetown, Guyana. Edhe pse ndalesa e tij kishte qenė mjaft e shkurtėr, arriti tė fitonte vend nė mediat lokale duke akuzuar kishėn se pėrhapte komunizėm. Sipas Reiterman, dukej se ishte njė tentativė e kalkuluar mirė pėr t'u bėrė i njohur si antikomunist.
Pesėmbėdhjetė vjet mė vonė, ai i torturonte anėtarėt e sektit tė tij me premtime se do ta zhvendoste Tempullin e Njerėzve nga Guyana nė Bashkimin Sovjetik. Nė librin e vitit 1979, njė ish-pėrkrahės fanatik i Jones, Phil Kerns (nėna e tė cilit vdiq nė masakrėn masive), ngriti hipotezėn e njė konspiracioni nga ana e sovjetikėve nė Jonestown.
"Jones ka qenė njė marksist i betuar", shkroi Kerns, "i cili ka patur kontakte tė vazhdueshme me oficerė tė qeverisė kubane dhe sovjetike gjithashtu". Ndėrmjet tė tjerave, Kerns shkruan se pak para masakrės sė Jonestown, dy persona tė Tempullit tė Njerėzve dhuruan 500.000 dollarė tė parave tė sektit tek ambasada sovjetike.
Pėrfaqėsuesit e Jones nė fakt, janė takuar shpesh me zyrtarėt sovjetikė, aq shpesh sa qė u kthyen nė njė barsaletė qė qarkullonte nė rrethin diplomatik tė Guyana-s. Jones u kishte thėnė ndjekėsve tė tij nga ana tjetėr se CIA kishte "infiltruar" grupin e Jonestown pėr njė mision sekret.
Mė pas sigurisht tė gjitha thashethemet tė ēonin nė dyshimin se masakra e Jonestown ishte njė makinacion i CIA-s. Gjithsesi, qėndrimi jo serioz i Tempullit me sovjetikėt, ėshtė njė tjetėr fakt qė tė ēon drejt lidhjes sė kultit me Agjencinė. Reiterman, njė skeptik i teorive konspirative, cilėson se "prezenca e CIA-s nė Guyana-n socialiste mund tė merrej me mend". Ata me siguri mund tė kenė shfaqur interes ndaj kontakteve tė tempullit me sovjetikėt.
Por, pse interesohej me tė vėrtetė Jones pėr sovjetikėt? Ai ndoshta mund ta ketė ditur se ėndrra e tij profetike rreth shpėrnguljes sė tempullit drejt Bashkimit Sovjetik, ishte vetėm aq, njė ėndėrr. Mė pas u kthye menjėherė nė favor tė vetvrasjes nė masė. Njė ndjekės i Jones e pyeti atė pėrpara vetvrasjes nėse ishte e mundur qė ta harronin tė gjithė planin dhe tė arratiseshin pėr nė Rusi, por Jones i tha se nuk ishte e mundur. Nėse CIA ishte ajo qė kishte infiltruar tempullin ose nėse tempulli ishte madje vetėm njė pjesė e njė operacioni tė saj, strehimi i pjesėtarėve tė kultit nė ambasadėn sovjetike do tė kishte patur njė qėllim akoma mė shumė pragmatik.
CIA ishte e para qė "mori vesh" lajmin e Jonestoėn dhe raportoi vetvrasjet nė masė. Vetvrasjet u pasuan nga njė sulm i urdhėruar nga Jones, drejt njė partie tė udhėhequr nga Kongresmeni Leo Ryan nė Guyana pėr tė investiguar abuzimet e aluduara ndaj tė drejtave tė njeriut nė Jonestown. Njerėzit e urdhėruar pėr tė qėlluar me armė zjarri sulmuan partinė e Ryan nė pistėn e fluturimit Kaituma teksa ishte gati tė nisej. Katėr persona mbetėn tė vdekur. Shumė tė tjerė u plagosėn duke pėrfshirė kėtu edhe Reiterman, i cili nė atė kohė ishte reporter i San Francisco Examiner. Ndėr tė plagosurit ishte gjithashtu edhe zyrtari i ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara, Richard Dwyer.
I plagosur, por nė gjendje tė mirė
A u kthye Richard Dwyer pėr nė Jonestown pas sulmit nė pistėn e fluturimit? A ishte ai prezent gjatė masakrės? Sipas raportimeve tė regjistruara nė njė kasetė audio nė kohėn kur filloi sulmi, dėgjohet vetė zėri i Jones, i cili urdhėron, "Nxirreni Dwyerin qė aty!" Reiterman mendon se ky ishte njė "gabim fatal" nga ana e Jones, pasi Dwyer nuk duhej tė ishte pjesė e njerėzve tė plagosur. Edhe pse e vėrteta ka mbetur nė hije, implikimet e tij nė kėtė ēėshtje janė tė ēuditshme dhe misterioze.
Dwyer ishte njė agjent i CIA-s
Nga ana e tij, Dwyer as nuk e konfirmon por as nuk e mohon se ka qenė njė agjent i CIA-s, por nė vitin 1968 ai ėshtė identifikuar si personazh i njė botimi "Kush ėshtė kush nė CIA". Njė muaj pas masakrės, gazeta e zonės sė bregdetit, San Meteo Times (gazetė e vendlindjes sė Leo Ryan), raportoi se zyrtarėt e Departamentit tė Shtetit kishin bėrė me dije se agjenti i CIA-s ishte dėrguar menjėherė pėr nė Jonestown gjatė sulmit nė pistėn e fluturimit tė partisė sė Ryan. Dwyer mohoi shkrimin e gazetės, duke thėnė se nuk ka qenė atje nė atė kohė. Sipas njė raporti, ndalesa tjetėr e Dwyer-it pas Guyana ishte Grenada.
Megjithatė, Dwyer nuk ka qenė i vetmi karakter i lidhur me misionin eventual tė Agjencisė Qendrore tė Inteligjencės nė Guyana. Vetė ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė asaj kohe, John Burke, mė pas shkoi tė punonte pėr stafin e komunitetit tė inteligjencės tė CIA-s. Richard McCoy, njė tjetėr zyrtar i ambasadės, ka bėrė me dije punėt e tij pėr kundėrinteligjencės sė Forcave Ajrore tė Shteteve tė Bashkuara. Qeveria socialiste e Guyana-s ka tėrhequr pėr vite me radhė vėmendjen e shėrbimit tė inteligjencės sė Shteteve tė Bashkuara. Nėse atje ka patur operacione tė fshehta, asnjeri nuk ka pse tė ēuditet.
Ndihmėsi i Leo Ryan, Joseph Holsinger kishte frikė se CIA mund tė ishte duke kryer njė operacion sekret aq tė keq saqė mund tė shokonte edhe gardianėt mė tė stėrvitur tė CIA-s. Nė vitin 1980, Holsinger i cili e kishte zbuluar tashmė prezencėn e Dwyer-it nė Jonestown, mori njė tezė tė dėrguar nga njė profesor i U.C. Berkeley. I quajtur "Colonia Penale", teza shpjegonte me detaje tė imtėsishme se si programi i kontrollit tė mendjes sė CIA-s, i quajtur MK-ULTRA, nuk kishte pėrfunduar nė vitin 1973, ashtu si CIA kishte raportuar nė Kongres. Nė tė kundėrt, raportonte teza, thjesht ishte transferuar jashtė spitaleve publike dhe burgjeve, drejt kufijve tė izoluara dhe tė sigurta tė kulteve religjioze. Holsinger besonte se Jonestown ishte pikėrisht njė nga kėto kulte.
Nė vendin e vetrasjeve masive janė gjetur nė fakt njė sasi shumė e madhe ilaēesh psikoaktive tė kontrollit tė mendjes. Larry Layton, zėvendėsi i Jones, i cili ishte pjesė e skuadrės sė sulmit nė pistėn e fluturimit dhe nė njė farė mėnyre i kishte shpėtuar masakrės Jonestown, u bė i akuzuari i vetėm pėr vrasjet masive. Nga mėnyra se si pėrshkruhej ai, dukej se ishte duke u zhytur nė njė "gjendje ekstaze posthipnotike", ndėrkohė qė zhytej edhe mė thellė nė magjinė e Jones. Vetė babai i Layton-it, e quante atė "robot". Sipas raporteve, kunati i tij, i cili kishte pėrpiluar kontratėn e qirasė sė fshatit tė ashtuquajtur Jonestown me qeverinė e Guyana-s, ishte njė mercenar i rebelėve tė UNITA-s nė Angola qė mbėshtetej nga CIA. Babai i Layton-it, sipas Holsinger, ishte njė biokimist pėrgjegjės pėr luftėn kimike nė ushtrinė e Shteteve tė Bashkuara nė DGP-nė (Dugway Proving Ground) e Utah-ut.
Vetė Jones, i cili hiqej si njė simpatizant i Bashkimit Sovjetik, ka qenė dikur njė mbledhės fondesh pėr Richard Nixon dhe gjatė tė njėjtės periudhė kohe, Jones e deklaroi veten njė rimishėrim i Jezu Krishtit dhe Leninit nė tė njėjtėn kohė.
Mė pas u grit njė problem i ri, ai i trupave. Numėrimi i trupave tė Jonestown zbriti deri nė rreth katėrqind brenda dy ditėve pas vetvrasjeve duke ngritur kėshtu spekullime se personat qė kishin arritur tė arratiseshin ishin ndjekur nga pas dhe ishin vrarė. Nė ēdo rast, mjeku ligjor i Guyana-s, Leslie Mootoo, dėshmoi se tė paktėn shtatėqind nga trupat e tė vdekurve dukeshin se ishin vrarė me dhunė dhe nuk bėhej fjalė absolutisht pėr vetvrasje.
"Unė besoj se ėshtė e mundshme qė Jonestown tė ketė qenė njė eksperimet mizor pėr kontrollin e mendjes", tha Holsinger gjatė njė konference nė vitin 1980. "Vizita zyrtare e Leo Ryan ndoshta ka penetruar nė maskimin e tyre dhe mund tė pėrbėnte rrezik pėr ekspozimin e operacionit sekret. Qeveria ose agjenti i saj CIA, e kanė vlerėsuar si tė domosdoshme, shfarosjen e mė shumė se nėntėqind qytetarėve amerikanė pėr tė mbrojtur sekretin e operacionit".
"Operacioni", nėse ka patur njė tė tillė, pasi nė kėtė ēėshtje kemi tė bėjmė vetėm me aludime dhe spekulacione, mund tė ketė vazhduar mė tej edhe pas vetvrasjeve masive. Vite mė vonė dihet se janė bėrė disa pėrpjekje pėr tė ripopulluar Jonstown me refugjatė domenikanė dhe indokinezė, tė mbėshtetura kėto nga organizata e Billy Graham. Gjithashtu, ka patur edhe njė kult tė ngjashėm me atė tė Jonestown nė Guyana nė kohėn kur Jones ishte ende aktiv nė misionin e tij mizor. David Hill, njė "Rabin" sipas mėnyrės sė tij, sė bashku me tetė mijė ndjekėsit e tij, kishte krijuar njė kult qė njihej me emrin "Kombi i Izraelit". David Hill ishte aq i plotfuqishėm saqė arriti tė fitonte nofkėn "zėvendėskryeministėr" gjatė udhėtimeve tė tij nėpėr tė gjithė vendin.
Njė shėnim tjetėr mjaft i ēuditshėm: Njė memorandum i cili me sa thuhet ka kaluar nga Jones tek avokati i Tempullit tė Njerėzve, Mark Lane, i cili gjithashtu i ka shpėtuar masakrės, tregonte ata tė dy qė planifikonin zhvendosjen e Grace Walden nė Jonstown. Walden ka qenė njė dėshmitar kyē nė vrasjen e Martin Luther King Jr. Mė pas Lane rihapi ēėshtjen e vrasjes sė Martin Luther King Jr. duke pėrfaqėsuar vetė tė akuzuarin kryesor tė vrasjes sė tij, James Earl Ray. Kur memoradumi doli nė pah, Lane mohoi se kishte biseduar me njėri lėvizjen e Walden pėr tė zgjidhur ēėshtjen e vrasjes. Ai gjithashtu pretendoi se memorandumi ishte njė pjesė e njė misioni sekret tė inteligjencės ushtarake rreth vrasjes sė King, ndoshta nė tentativė pėr tė diskredituar emrin e tij dhe nėpėrmjet tij edhe emrin e Walden.
Shumica e anėtarėve tė Tempullit tė Njerėzve pa pėrfshirė kėtu drejtuesit, ishin tė gjithė njerėz me ngjyrė. Nė tė njėjtėn kohė, shumica e lidershipit ishin tė bardhė. Joyce Shaw, njė ish-pjesėtar i Tempullit, dikur kishte spekuluar se historia e vetvrasjeve nė masė ishte njė maskim pėr "njė lloj eksperimenti tė tmerrshėm, ose tė njė plani tė neveritshėm racist…njė plan si ai i gjermanėve nazistė pėr tė shfarrosur njerėzit me ngjyrė".
Nė vitin 1980, Komiteti i pėrhershėm i Shtėpisė sė Bardhė pėr Shėrbimet e Inteligjencės deklaroi se nuk kishte asnjė provė qė tė mund tė inkriminonte ose tė pėrfshinte Agjencinė Qendrore tė Inteligjencės me masakrėn e Jonestown.
Pėrgatiti
KLARITA BAJRAKTARI
__________________
WEBMASTERKOSOVA








YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 04-26-2010, 11:53 PM   #60 (permalink)
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 498
Reputacioni-Ndryshues: 11
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim Agonia e Republikės sė Tretė

Gabimet fatale qė shėnuan katastrofėn franceze
"Me zemrėn e vrarė unė ju them se, sot duhet tė pushojė luftimi", kėto fjalėt me tė cilat Pétain ju drejtua francezėve me 17 qershor 1940, pasi ka marrė detyrėn e formimit tė qeverisė. Mareshalli individualizoi tek reforma kushtetuese aktin e parė tė nevojshėm pėr ta prishur me tė kaluarėn, duke i thėnė ndal "degjenerimit parlamentarist" tė Republikės sė Tretė.
Mbrėmjen vonė tė 16 qershorit, Pétain mori nga Presidenti Lebrun detyrėn e formimit tė njė qeverie tė re. Pa iluzione, Mareshalli nxorri nga xhepi listėn e ministrave tė qeverisė sė tij. Njė shpejtėsi e tillė ushqeu tezėn goliste tė konspiracionit tė pallatit, tezė e mohuar energjikisht nga studiuesi amerikan Robert O. Paxton. Deri Prokurorit tė Pėrgjithshėm qė nė vitin 1945 u ngarkua qė tė bėjė procesin kundėr Pétain ju desh qė ta vendosė mėnjanė aktakuzėn e formuluar fillimisht, domethėnė komplot i pėrgatitur prej shumė kohėsh kundėr Republikės.
Qeveria Pčtain u krijua nė njė moment tensioni shumė tė fortė, por nė respektim tė plotė tė formave kushtetuese. Nga kabineti i ri ministror u pėrjashtuan vetėm kundėrshtarėt mė tė fortė tė armėpushimit, si Mandel, megjithatė pa hequr dorė nga imperativi i unitetit kombėtar dhe, pėr pasojė, nė mbėshtetje tė njė harku politik shumė tė gjerė, nga konservatorėt tek socialistėt. Pierre Laval, politikani i destinuar qė tė mishėrojė tė gjitha ambiguitetet e regjimit tė Vichy, megjithėse mund tė gėzonte marrėdhėnie tė shkėlqyera me ambientet diplomatike italiane e gjermane, fillimisht u pėrjashtua nga qeveria pėr tė mos ia kompromentuar ekuilibrin. Pétain do tė ishte edhe i gatshėm qė tė pėrfitonte nga bashkėpunimi i tij, nė fakt i ofroi fillimisht Ministrinė e Drejtėsisė dhe mė pas atė tė Punėve tė Jashtme, por kundėrshtimi i prerė e Weygand, qė e konsideronte si shumė bezdisėse imazhin anglofob tė Laval, pėrfundoi pėr tė mbizotėruar.
Lehtėsimi dhe mirėnjohja, gjerėsisht tė dokumentuara nga dėshmitė, me tė cilat pjesa shumė e madhe e popullsisė dhe e luftėtarėve e mirėpriti komunikatėn e lexuar nė radio nga Mareshalli nė mesditėn e 17 qershorit pėrbėjnė provėn mė evidente qė alternimi midis Reynaud dhe Pétain nuk qe rezultat i komplotit tė njė grupi disfatistėsh, por i korrespondoi ndjenjės mė tė thellė tė Francės nė atė moment.
Nė apelin e tij tė parė francezėve, heroi i Verdun preferoi qė tė posedojė imazhin e shpėtimtarit tė atdheut tė poshtėruar dhe tė plagosur sesa t'i braktisej polemikės kundėr pėrgjegjėsve politikė tė katastrofės ushtarake. U bėri apel vlerave tė unitetit dhe tė fesė nė fatin e Francės pėr tė evokuar, megjithėse nė rrethana dramatike, njė perspektivė tė mjegullt ringjalljeje.
"Francezė, nė vijim tė apelit tė Presidentit tė Republikės, duke filluar nga sot unė marr drejtimin e qeverisė sė Francės. I sigurtė nė dashurinė e ushtrisė tonė tė admirueshme qė lufton me heroizėm tė denjė pėr traditat e saj ushtarake tė vjetra kundėr njė armiku superior nė numėr dhe nė armė, i sigurtė qė ajo nėpėrmjet rezistencės sė mrekullueshme tė saj u ėshtė pėrmbajtur detyrimeve ndaj aleatėve tanė, unė i dhuroj Francės personin tim pėr ta zbutur vuajtjen e saj. Nė kėto orė tė dhimbshme unė mendoj pėr refugjatėt e pafat qė nė mizerjen mė ekstreme mbushin rrugėt tona. U shpreh atyre dhembshurinė dhe kujdesin tim. Me zemėr nė dorė unė ju them se, sot duhet tė pushojė luftimi. I jam drejtuar kėtė natė kundėrshtarit pėr ta pyetur, nėse ėshtė apo jo i gatshėm qė tė kėrkojė me ne, midis ushtarėsh, pas luftės dhe nderit, mjetet pėr t'u dhėnė fund luftimeve. Qė tė gjithė francezėt tė shtrėngohen rreth qeverisė qė kryesoj gjatė kėtyre provave tė vėshtira dhe ta mposhtin ankthin e tyre pėr tė mos dėgjuar gjė tjetėr veēse besimin e tyre nė fatin e atdheut".
Miliona francezė tė ngurosur nė shtėpitė e tyre ose nė arrati nga trupat gjermane i interpretuan fjalėt e Mareshallit si fundin e njė makthi dhe fillimin e njė ndryshimi tė dhimbshėm, por tė nevojshėm.
Me 18 qershor nga mikrofonat e Radio "Londrės", Gjenerali De Gaulle, njė Nėnsekretar gjysėm i panjohur i njė qeverie, Kryeministri i sė cilės sapo kish dhėnė dorėheqjen, ftoi francezėt qė tė mos i dorėzoheshin humbjes dhe tė vazhdonin luftėn. Por, fjalėt e tij nuk patėn as tė njėjtėn pėrhapje, as tė njėjtin impakt ndaj opinionit publik me ato tė Pétain; mbetėn reagimi kurajoz dhe jorealist i njė oficeri tepėr krenar sa pėr ta pranuar realitetin e fakteve dhe nuk mundėn ta modifikojnė, tė paktėn nė periudhė afatshkurtėr, rrjedhėn e politikės franceze. Nė ato orė, pėr pjesėn mė tė madhe tė francezėve dy fakte qenė tė pakundėrshtueshėm: lufta kish pėrfunduar dhe Gjermania, fatkeqėsisht, e kish fituar atė. Nota, e dėrguar nga ministri i Jashtėm, Baudouin nė orėt e para tė 17 qershorit nė Berlin, nėpėrmjet ambasadorit spanjoll Lequerica, dhe nė Romė, nėpėrmjet Nuncit Apostolik, Imzotit Valeri, qė pėrmbante kėrkesėn e kushteve tė armėpushimit nuk e ndali konfliktin. Bile e bindi Hitlerin dhe Mussolinin rreth nevojės pėr ta rritur presionin ushtarak ndaj Francės.
Vetėm me 17 Wermacht avancoi me 125 kilometra; me 18 qershor pararojat e para gjermane arritėn nė portin e Bordeaux qė dy ditė mė vonė pėsoi bombardimin e parė. Deri me 17 qershor ushtria italiane, pavarėsisht superioritetit tė pastėr numerik tė saj, nuk i kishte krijuar shumė preokupime Gjeneralit Olry, komandant i Armatės sė Alpeve. Nga deklarimet e luftės, gjatė disa fėrkimeve, italianėt kishin pėsuar disa dhjetėra humbje dhe kishin bėrė pothuajse 50 tė burgosur, 4 prej tė cilėve pėr shkak tė njė gabimi tė komandės sė tyre qė i kishte lėnė nė njė pozicion veēanėrisht tė ekspozuar; kishin lėshuar ndonjė bombė mbi Marsejė, Tulon e Kanė, dhe mbi aeroportet e Korsikės, duke dhėnė provė se rrezikshmėria e aviacionit fashist ishte njė prej legjendave tė shumta tė krijuara nga propaganda; kishin goditur plotėsisht njė nėndetėse, por nuk kishin qenė nė gjendje as ta pengonin flotėn franceze qė tė bombardonin Genova e Savona, as tė mbronin Torinon nga inkursionet ajrore. Njė avion francez kish mundur deri tė lėshonte fletushka i pashqetėsuar mbi Romė. Pas 17 qershorit, fluksi i trupave gjermane edhe nė drejtim tė Rodano e kėrcėnoi dislokimin francez nė Alpe, qė erdhi e u kap si nė njė darė. Me 19 qershor, pasi Berlini kish bėrė tė ditur se ishte i gatshėm tė bėnte tė ditur kushtet e tij pėr nėnshkrimin e armėpushimit, Pétain urdhėroi Gjeneralin Olry, qė ta braktiste Lionin dhe vijėn mbrojtėse tė ngritur me ngut mbi Rodano dhe tė ridislokohej me trupat e tij drejt Isčre. Midis 20 dhe 21 qershorit, edhe divizionet italiane kaluan mė sė fundi nė ofensivė kundėr avamposteve franceze mbi Alpe. Mussolini priste rezultate tė mėdha me ēmim tė mirė, ishte i bindur se mund tė nxirrte avantazhin maksimal territorial nga shpėrbėrja evidente e ushtrisė franceze. Nuk imagjinonte se qeveria Pétain ishte nė fakt e vendosur pėr ta kufizuar lakminė italianė pėr tė ruajtur tė paktėn nė jug njė copėz sovraniteti, kėshtu qė e organizoi me shpejtėsi dhe lehtėsi sulmin e saj ndaj frontit alpin.
Me 20 qershor, trupat italiane dėshtuan nė tentativėn pėr tė marrė fortesėn e urės San Luigi, pėrgjatė vijės sė kufirit nė afėrsi tė Ventimiglia. Ky shah i parė nuk mjaftoi pėr tė dekurajuar Mussolinin nga impenjimi i marrė me Hitlerin nė Mynih, domethėnė t'i bashkonin ushtritė e tyre respektive nė Chambery, i sugjeroi qė ta reduktojė frontin e sulmit nė sektorin nga Monte Bianco nė Granero. I ashtuquajturi "Operacion B" reduktohej nė njė tentativė rriskuese pėr tė ēarė me tanket dhe trupat e motorizuara njė kalim nė kuotė 2153 metra, i dominuar nga maja rreth tė 3000 metrave dhe mbrojtje nga njė sistem robust fortesash tė pajisur me artileri. Avancimi i Piccolo san Bernardo do tė duhej tė ndodhte me pėrdorimin minimal tė artilerisė, bombardimet ajrore do tė duhej tė zėvendėsonin vėllimin e domosdoshėm tė zjarrit tė topave. Kushtet metereologjike qenė tė kėqija me 21 qershor dhe bombardimet ajrore italiane rezultuan krejtėsisht joefikase, duke u mundėsuar kėshtu francezėve qė tė rezistojnė shumė mė fort nga sa kish parashikuar Mussolini. Nė fund tė ditės sė parė tė luftimeve, bilanci i "Operacionit B" qe i keq pėr italianėt: njė avancim prej disa qindra metrash nė njė terren tė thellė, tė bllokuar nga forca tė pakta kundėrshtare, por luftarake dhe sidomos tė mirėpozicionuara dhe tė mbrojtura nga bunkerė dhe vepra mbrojtėse prej betonarmeje. Seritė e tjera sulmuese nė sektorėt Moncenisio - Bardonecchia, Monginevro dhe Germanasca - Val Pellice nuk patėn fat mė tė mirė. I poshtėruar dhe i acaruar prej shpirtit tė pakėt luftarak tė demonstruar nga populli italian, Mussolini urdhėroi me 22 qershor njė rifillim tė sulmit nė tė gjithė frontin, nė tentativėn e dėshpėruar pėr tė siguruar njė fitore nė terren dhe pėr tė mos u shpallur kėshtu fitues vetėm prej qejfit tė Hitlerit, qė me bujari ia kish nėnshtruar hyrjen nė fuqi tė armėpushimit franko - gjerman me firmėn e armėpushimit franko - italian. Pas njė dite luftimesh intensive, Mussolini nuk arriti tė sigurojė gjė tjetėr, veēse disa qindra humbje midis trupave tė tij. Takimi i Chambery mbeti njė mirazh.
Ndėrsa nė Romė mbretėronin zhgėnjimi dhe hidhėrimi, nė Bordeaux qeveria franceze pėrgatitej qė tė pranonte kėrkesat e Hitlerit. Nė momentin e nisjes pėr Paris, kreu i delegacionit francez, Gjenerali Huntziger, u thirr nga Mareshalli Pétain qė i komunikoi se ēfarė kushtesh i konsideronte absolutisht tė papranueshme: dorėzimin total ose tė pjesshėm tė flotės (nė kėmbim tė sigurimeve pėr njė qėllim tė tillė Pétain sapo kishte siguruar njohjen de facto tė qeverisė sė tij nga Londra); pushtimin e tė gjithė territorit metropolitan; pushtimin e njė pjesė ēfarėdo tė perandorisė koloniale. Hitleri me zgjuarsi nuk avancoi asnjė prej pretendimeve tė sipėrpėrmendura, por jo pėr kėtė hoqi dorė nga frytet e fitores. Teksti i paraqitur nga Gjenerali Keitel delegacionit francez ishte relativisht i shkurtėr. Dy nenet e para kishin tė bėnin me pushimin e luftimeve dhe krijimin e njė zone jo tė pushtuar nė jug nga Bayonne, Mont-de-Marsan, Angoulźme, Poitiers, Tours, Vierzon, Moulins, Chalons-sur-Saōne nė kufirin me Gjenevėn. Tė gjitha brigjet, me pėrjashtim tė atij mesdhetar dhe rajonet industriale mė tė pasura viheshin kėshtu nėn kontrollin e drejtpėrdrejtė gjerman, duke i imponuar administratės franceze qė tė vihej nė shėrbim tė pushtuesit. Edhe Bordeaux futet nė zonėn e pushtuar, kėshtu qė ministra, deputetė dhe senatorė u desh qė tė transferoheshin me ngut tė plotė nė qytetin e bukur termal tė Vichy. Njė sistemin i tillė i pėrkohshėm u bė pėrfundimtar. Nė fakt qeverisė franceze, qė formalisht ruante sovranitetin mbi tė gjithė territorin, ju njoh e drejta pėr ta vendosur selinė e saj nė Paris, por nė fakt nuk mundi kurrė qė ta bėnte. Mareshalli nuk ju kundėrvu pushtimit tė Bordeaux, pasi u kompensua bujarisht nga tėrheqja e trupave gjermane nga Lyon, Saint-Etienne, Clermont-Ferrand e Monluēon. Nenet pasues kishin tė bėnin me armėt dhe flotėn. Ushtria duhej tė ēmobilizohej, me pėrjashtim tė trupave tė destinuara pėr tė ruajtur rendin e brendshėm, domethėnė 100000 njerėz, i njėjti kontingjent qė gjermanėt kishin pasur tė drejtė tė ruanin pas armėpushimit tė vitit 1918.
Qeveria franceze duhej t'u dorėzonte pastaj autoriteteve ushtarake gjermane tė gjitha armėt e kėrkuara, edhe ato qė gjendeshin nė zonėn jo tė pushtuar, pėrveē tė gjitha indikacioneve lidhur me fushat e minuara dhe me fortifikimet. Shpenzimet pėr mbajtjen e trupave gjermane tė pushtimit qenė nė ngarkim tė Francės. Nė muajt pas armėpushimit, kjo klauzolė do tė rezultonte shumė e rėndė, duke e fiksuar nė 20 milionė marka nė ditė sasinė pėr ta nisur nė Berlin, baraz me 400 milionė franga, me kursin e shkėmbimit marramendės 20 me 1. Tė gjitha anijet e flotės, pėrveē atyre tė nevojshme pėr patrullimin e brigjeve dhe tė dragazhit tė minave, duhet tė ēarmatoseshin dhe tė ankoroheshin nė portet e tyre. Nga ana e saj, Gjermania impenjohej qė tė mos i pėrdorte kėto njėsi detare dhe qė tė mos i rivendikonte nė momentin e nėnshkrimit tė traktatit tė paqes. Fillimisht, gjermanėt kėrkuan dorėzimin edhe tė forcave ajrore, por argumentimet e Huntziger qė theksonte se aviatorėt francezė do t'i shkatėrronin mjetet ajrore tė tyre nė vend qė t'i dorėzonin, i bindėn qė tė hiqnin dorė. Njė komision armėpushimi, i pėrbėrė edhe nga njė delegacion francez, u ngrit pėr tė zgjidhur kundėrshtitė eventuale midis palėve dhe verifikuar zbatimin e klauzolave tė armėpushimit. Vetėm Neni 23, qė ia nėnshtronte hyrjen nė fuqi tė armėpushimit franko - gjerman nėnshkrimit tė armėpushimit franko - italian, ngjalli protestat e Weygand dhe tė Pétain, por vendosmėria e Hitler i bindi se nuk ekzistonin hapėsira pėr traktativa. Kurse mbi dorėzimin e refugjatėve gjermanė nė Francė Gjermanisė, Pétain nuk pati asgjė pėr tė kundėrshtuar.
Nė orėn 18 e 30 tė 22 qershorit nėnshkrimi i armėpushimit midis Francės dhe Gjermanisė nė Rethondes, nė pyllin e Compičgne, e shtrėngoi Mussolinin qė t'i dorėzohej rolit poshtėrues tė fitimtarit tė mundur nė fushėn e betejės, duke hequr dorė nga pretendimet territoriale tė avancuara nė vigjilje tė luftės. Duke ditur se mund tė siguronte vetėm atė qė kish arritur tė pushtonte, Mussolini tentoi qė t'i shfrytėzojė orėt e pakta nė dispozicion tė tij pėr tė avancuar trupat. Rezultatet e arritura nga ofensiva italiane e fundit e 23 qershorit qenė edhe njė herė akoma shumė modeste, por me ēmimin e humbjeve tė konsiderueshme. Nė dy javė luftė, Franca pati 37 tė vdekur dhe 62 tė plagosur, kurse Italia 631 tė vdekur dhe 2631 tė plagosur. Veē kėsaj, papėrshtatshmėria e habitshme e pajimeve tė kėmbėsorisė italiane provokoi 2151 raste ngrirjeje. Nė pasditen e 23 qershorit delegacioni francez, i pėrbėrė nga Ambasadori Noėl dhe nga Gjenerali Huntziger, arriti nė Romė ku u prit nga ministri i Jashtėm Ciano dhe nga Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm Badoglio. Dokumenti i paraqitur francezėve nuk pėrmbante rivendikime territoriale qė mund ta shtynin qeverinė e Bordeaux tė kėmbėngulte pėr tė ruajtur nderin francez, pėrveē ēmilitarizimit tė bazave detare tė Tulonit, Biserta dhe Mers el-Kébir, kufizohej qė t'i caktonte ushtrisė italiane pushtimin e territoreve tė pushtuara gjatė gjithė zgjatjes sė armėpushimit. Njė klauzolė e tillė, e diktuar nga maturia, nga cipa dhe sidomos nga vetėdija pėr tė mos vėnė nė vėshtirėsi aleatin gjerman, i mundėsoi Mussolinit qė tė shpėtonte nga belatė, por sigurisht nuk i zbuti poshtėrimin e pėsuar nga regjimi fashist. Me 24 qershor edhe armėpushimi italo - francez u nėnshkrua dhe hyri nė fuqi mėngjesin e sė nesėrmes.
Pėr sa tė dhimbshme, armėpushimet shėnuan pėr francezėt fundin e njė ankthi qė dukej i destinuar tė finalizohej nė asgjėsimin e Francės. Popullariteti i Pétain doli i forcuar. Edhe pse me ēmim tė lartė, Mareshalli ishte demonstruar i aftė qė ta ndalte avancimin gjerman dhe ta priste grushtin prapa krahėve italian, duke shpėtuar njė copėz sovranitet, ndėrsa klasa politike italiane, linja Maginot, ushtria dhe aviacioni kishin dėshtuar me turp. Me tė pushuar armėt, Pétain ia drejtoi vėmendjen e tij konsolidimit tė pozicionit politik tė tij, duke krijuar premisat institucionale e domosdoshme pėr tė nisur rigjenerimin moral tė Francės. Nė orėt tragjike tė humbjes dhe tė poshtėrimit, referimi i tij konstant historik u bė Prusia, e cila kish ditur ta shfrytėzonte katastrofėn ushtarake tė Jenės pėr t'u rilindur nė mė pak se njė dekadė mė e fortė dhe mė kompakte se mė parė, duke fituar njė rol vendimtar nė rėnien e perandorisė napoleoniane. Nė vitin 1806, Prusia kish pėsuar gjymtimin e territorit tė saj, kish duruar poshtėrimin e pushtimit, por fatkeqėsi tė tilla kishin rezultuar njė shok i shėndetshėm, pasi kishin qenė burimi i njė reforme morale, intelektuale dhe politike, tė cilės i qenė drejtuar tė gjitha elitat: filozofė si Fichte, mendimtarė si Humboldt, poetė si Kleist, ushtarakė si Scharnhorst. Leksioni prusian ofronte njė shpresė pėr tė ardhmen, por kėrkohej sa mė shpejt tė iniciohej njė proces rigjenerimi, duke filluar nga institucionet politike, nga momenti qė nė to, sipas Pétain, ishte pėr t'u kėrkuar shkaku parėsor i humbjes. Nė kėtė horizont politik nuk mund tė gjente hapėsirė asnjė hipotezė qė tė pėrfshinte braktisjen e territorit francez. Ishte absurde tė mendohej qė tė ringrihej atdheu i plagosur dhe i gjymtuar, duke qėndruar nga ana tjetėr e Mesdheut. Nė ditėt menjėherė pėrpara armėpushimit, qeveria kish marrė nė konsideratė transferimin e disa ministrive nė Afrikėn Veriore, me 21 qershor bile kish lejuar hipjen e 27 midis deputetėve dhe senatorėve nė piroskafin Massilia tė drejtuar pėr Algjer, por mė pas Pétain kishte imponuar vizionin e tij politik, i mbėshtetur mbi riorganizimin e administratės, mbi reformėn e institucioneve dhe mbi pėrpunimin e njė strategjie me qėllim qė Franca tė mund tė mbijetonte nė njė Europė tė dominuar nga Gjermania.
I frymėzuar nga Raphaėl Alibert, mik dhe i besuari i tij qysh nga vitet Tridhjetė, dhe nga André Tardieu, maītre ą penser i sė djathtės dhe autor nė vitin 1934 i veprės Réforme de l'État, Mareshalli e individualizoi tek reforma kushtetuese aktin e parė tė nevojshėm pėr t'u shkėputur me tė kaluarėn, duke i dhėnė fund degjenerimit parlamentarit tė Republikės sė Tretė, qė kish kundėrvėnė numrin kompetencės, tė vėrtetėn mazhorancės, tė mirėn e pėrbashkėt konsensusit elektoral. Eliminimi nga skena politike i personazheve tė bezdisshėm si Reynaud dhe tė gjithė mbėshtetėsit e luftės jusqu'au bout, edhe duke marrė pėr Pétain konturet e njė makthi, nuk ishte nė fakt e vetme e mjaftueshme pėr tė rigjeneruar Francėn. Parasėgjithash kėrkohej qė tė hiqej korniza kushtetuese, nė tė cilin ata politikanė kishin lulėzuar, duke pėrgatitur katastrofėn e kombit. Pétain nuk qe asnjėherė gjeneral prej grushti shteti. Gjatė viteve Tridhjetė, megjithėse duke qenė kritik ndaj neglizhencės sė politikės franceze, megjithėse duke stigmatizuar rreziqet e njė avancaimi tė sė Majtės, nuk ishte pėrzier kurrė me puēistėt brenda dhe jashtė ushtrisė, me cilėsinė e Babait tė Kombit kish demonstruar gjithmonė respekt dhe adhurim ndaj pėrfaqėsuesve tė pushtetit kushtetueshmėrisht tė pėrcaktuar. Akoma nė vitin 1940 kish refuzuar qė tė impenjohej nė ēdo sfidė tė drejtuar kundėr pushtetit tė formuar, nė fakt i ishte pėrgjigjur me kujdes ofertės sė Reynaud pėr t'i sjellė prestigjin dhe pėrvojėn e tij njė qeverie tė lėkundur, tė impenjuar nė njė luftė, nė tė cilėn mundėsitė e fitores pėr Francėn dukeshim tė pakta. Pėr pasojė, nė respekt tė plotė tė formave kushtetuese, sapo mori postin e Kryeministrit refuzoi ēdo aksion brutal kundėr Parlamentit, qė megjithatė e pėrēmonte. Preferoi nė fakt qė ta arrinte objektivin e dėshiruar tė pushteteve tė plotė i mbėshtetur nga njė konsensus i gjerė i organeve pėrfaqėsuese.
Pėr tė zgjeruar dhe konsoliduar mazhorancėn e tij, Mareshalli pėrdori aftėsinė dhe marrėdhėniet e Pierre Laval, qė mishėronte politikėn e kundėrt me atė qė kish ēuar nė katastrofė. Deri nė janar tė vitit 1936, Laval ishte dalluar pėr hapjen e tij ndaj Gjermanisė dhe kish lidhur marrėdhėnie tė shkėlqyera me Italinė fashiste. As ndėrmarrja etiopiane e Mussolini nuk e kish bindur qė tė pushonte sė konsideruari si parėsorė aleancėn franko - italiane, por Parlamenti nuk e kish nėnshtruar, duke vėnė premisat pėr atė pėrcaktim tė rreshtimeve tė destinuar qė tė gjeneronte luftėn nė Europė. Nė vigjilje tė konfliktit i kishte bėrė apel Daladier qė tė mos gėnjehej nga lajkat angleze, duke e dėnuar kėshtu Francėn nė katastrofė. Njė koherencė e tillė e transformoi Laval pas armėpushimit nė politikanin largpamės qė do tė dinte t'u kursente francezėve shumė vuajtje tė kota dhe qė tani pėr tani meritonte kredit maksimal, sėbashku me pacifistė tė tjerė tė vjetėr si Gaston Bergery, Marcel Déat e Jacques Doriot, qė vinin respektivisht nga Partia Radikale, Socialiste dhe komuniste. Pasi kishin qenė ndėr promotorėt e parė tė Frontit Popullor, sapo u marxhinalizuan nga partitė e tyre, ata i qenė bėrė kundėrshtarėt mė tė zjarrtė, duke konsideruar se luftarakllėku antinazist i tė Majtės do tė ishte burim katastrofash. Gjatė viteve, pacifizmi i tyre ishte bėrė gjithnjė e mė agresiv deri nė pikėn sa tė distancohej nga ēdo ndjenjė demokratike. Tani qė Gjemrania kish triumfuar, ata mendonin se kishte ardhur momenti qė t'i bashkėngjiteshin fituesit, duke kėputur kėshtu ēdo lidhje me traditėn demokratike parlamentare. I pajisur me mbėshtetjen e 95 deputetėve dhe 2 senatorėve, Bergery qe ndėr tė parėt qė teorizoi vendosjen nėn exhidėn e Mareshallit tė njė regjimi autoritar qė, edhe pa qenė kopje servile e nacionalsocializmit, ia pranoi thelbin, duke pėrbėrė njė alternativė sa ndaj stalinizmit, aq edhe ndaj plutokracisė, Laval shėrbeu si trait d'union midis antiparlamentarizmit tė Bergery, Déat e Doriot, i ushqyer nga njė ndjenjė e spikatur progjermane, dhe pozicioneve ultrakonservatore tė Pétain e tė Weygand.
Me 28 qershor 1940 Gjenerali Weygand i dėrgoi njė notė Mareshallit, nė tė cilėn skiconte profilin ideologjik tė regjimit tė ri, pasi kish theksuar se pėrgjegjėsia e humbjes i atribuohej institucioneve republikane tė dominuara nga influencat e shpifura tė masonerisė dhe tė kapitalit tė madh, luftės sė klasave qė kish masakruar kombin, rėnies sė lindshmėrisė, qė kish dobėsuar shpirtin dhe shtyrė nė natyralizime masive, Weygand tregonte nė formulėn Zot, Atdhe, Familje dhe Punė, vlerat mbi tė cilat tė ngrihej Franca e re. Pétain nuk pati asnjė vėshtirėsi pėr t'u njohur nė fjalėt e Gjeneralit, nė tė cilat gjenin jehonė refleksionet politike tė Charles Maurras dhe tė Action Franēaise, por jo pėr kėtė pranoi qė ta ndajė pushtetin me Weygand. Bile pėforcoi bindjen e tij se duhet tė shfrytėzonte hapėsirėn e manovrės sė Laval, jo vetėm pėr tė hequr qafe Presidentin e Republikės, Lebrun, por edhe pėr tė pėrmbajtur tė bezdisshmin Weygand. Nė fakt, Laval ishte nė gjendje qė t'i garantonte Mareshallit caktimin, me shumicė tė zgjeruar, nga ana e Parlamentit e pushteteve tė plota pėr tė reformuar Kushtetutėn, duke e vėnė kėshtu sipėr ēdo autoriteti tjetėr dhe, pėr pasojė, tė siguruar nga ēdo sulm ndaj pushtetit personal tė tij. Nga ana e tij Laval, i shtyrė nga dėshira pėr t'u demonstruar i domosdoshėm, i shpenzoi tė gjitha energjitė pėr ta nėnshtruar vullnetin e Parlamentit, veē tė tjerash i tronditur nga evenimentet qė kishin pasuar nga deklarimi i luftės e kėtej. Midis deputetėve dhe senatorėve mbretėronte frika qė i bėnte tė paaftė t'i kundėrviheshin kėrkesave tė fuqishme tė ardhura nga qeveria pėr t'u zhveshur nga roli institucional i tyre. Nga njėra anė, ata ndjeheshin kolektivisht pėrgjegjės tė katastrofės qė kish njohur kombi, nga ana tjetėr, kishin frikė se, sikur tė refuzonin atė qė Laval, i emėruar me ngut me 27 qershor si Zėvendėskryeministėr, kėrkonte nė emėr tė mareshalit, gjermanėt do tė mund ta shkelnin armėpushimin dhe tė procedonin nė pushtimin e plotė tė territorit francez. Veē kėsaj, shumė parlamentarė kishin frikė edhe pėr vetė sigurinė e tyre nė rastin e njė kundėrshtimi ndaj vullnetit tė Pétain, aq ishte rritur nė muajt e fundit antiparlamentarizmi midis popullsisė tė lodhur nga lufta.
De Gaulle qė nga Londra bėnte thirrje pėr rezistencė kundėr Gjermanisė dhe e konsideronte jolegjitim qeverinė Pétain nuk ishte nė gjendje tė grumbullonte rreth vetes konsensuse tė mėdha, as nė Parlament, as pranė opinionit publik. Sulmi i urdhėruar nga Churchill ndaj skuadrės detare franceze tė ankoruar nė Portin algjerian Mers el-Kébir me 3 korrik 1940 i kishte dhėnė energji tė re anglofobisė dhe kish ndotur imazhin e De Gaulle, i cili tani dukej si tradhtar nė shėrbim tė imperializmit britanik. Mė shumė se 1200 marinarėt francezė tė sakrifikuar nga realizmi politik i Londrės pėrbėnin njė provė tė mėtejshme tė faktit sesa aleanca franko - angleze, nė kohėn e saj gjerėsisht e mbėshtetur nga Parlamenti, kishte rezultuar fatale pėr Francėn. Marzhet e autonomisė dhe tė pavarėsisė sė Parlamentit nė fillim tė korrikut qenė reduktuar shumė. Figura e vetme qė mund tė mbėshtetej efektivisht mbi njė konsensus tė madh popullor ishte Mareshalli Pétain qė vazhdonte tė mishėronte, pėr tė pėrdorur tė njėjtat fjalė tė tij, France éternelle. Pėr tė mos kompromentuar aureolėn e tij si Baba i Kombit, Mareshalli menjanė debatit parlamentar, preferoi qė t'i besonte artit oratorik tė konsumuar tė Laval qė diti t'i drejtohej frikėrave dhe vetėdijes sė keqe tė pėrfaqėsuesve tė kombit. Nė diskutimin e tij, tė mbajtur me 9 korrik pėrpara Dhomės sė Deputetėve, debutoi duke i paraqitur Parlamentit gabimet e kryera: "Kemi lėshuar njė sfidė me pamaturi, njė pamaturi kriminale, ishte lufta e demokracisė kundėr diktaturave, duhej mundur nazizmi dhe fashizmi. Kemi bėrė gjithēka pėr tė arritur tek lufta dhe nuk kemi lėnė asgjė pas dore pėr ta humbur. Krimi mė i madh qė ėshtė kryer nė vendin tonė prej shumė kohėsh e kėtej ka qenė sigurisht qė i ka deklaruar luftės pa e pėrgatitur atė, as nė planin ushtarak, as nė atė diplomatik, Anglia na ka tėrhequr pas vetes dhe nuk ka bėrė asgjė pėr ta mundėsuar qė tė arrijmė fitoren". Nga pėrgjegjėsia e Dhomės zbriti pastaj tek nevoja pėr tė abroguar Kushtetutėn e vitit 1875. Njė katastrofė si ajo e pėrjetuar nga Franca nuk mund tė lejonte qė tė mbijetonin institucionet qė e kishin gjeneruar. Laval u shty edhe mė tej, duke ravijėzuar edhe rolin marxhinal nė tė cilin asambletė pėrfaqėsuese duhet tė katandiseshin: "Ėshtė dėnimi jo vetėm i regjimit parlamentar, por edhe i tė gjithė botės qė ka qenė dhe qė nuk mund tė jetė mė. Ėshtė njė impenjim qė e marr nė emėr tė Mareshallit Pétain: njė akt do tė fiksojė pozicionin e ri tė Parlamentit. Dhomat do tė zgjasin deri kur tė jenė krijuar asambletė e parashikuara nga Kushtetuta e re. Dhomat do tė kenė njė aktivitet patjetėr tė reduktuar. (.) Ėshtė nėn shenjėn e trefishtė tė Punės, tė Familjes dhe tė Atdheut qė ne duhet tė drejtohemi drejt njė rendi tė ri". Lidhur pastaj mė raportet ndėrkombėtare, Laval nuk e fshehu se e ardhmja do tė duhej tė karakterizohej nga bashkėpunimi i ndershėm me Gjermaninė dhe me Italinė: "Kjo politikė duhet tė praktikohet nė nderim dhe me dinjitet. Unė nuk provoj kurrfarė vėshtirėsie nė pėrdorimin e kėtij fjalori, pasi kėtė bashkėpunim e kam dashur gjatė paqes. Ndjej keqardhje qė mu desh ta bėj tė nesėrmen e humbjes...".
Projekti i rishikimit kushtetues i propozuar nga qeveria u miratua nga Dhoma me 395 vota nė favor dhe 3 kundėr dhe nga Senati me 229 vota nė favor dhe vetėm 1 kundėr. As presidentėt e Dhomės e tė Senatit, Herriot dhe Jeanneney, qė duhej tė ruanin dinjitetin dhe autonominė e Parlamentit, abstenuan nga bėrja homazh Mareshallit Pétain. Tė dy mocionet e tjera, ai i paraqitur nga senatorėt ish-luftėtarė tė lidhur rreth Taurines qė propozonte tė pezullohej pa debat Kushtetuta e vitit 1875 dhe t'i caktoheshin Pétain pushtetet e plota pėr tė hedhur bazat e njė karte tė re kushtetuese me bashkėpunimin e Dhomės dhe Senatit dhe ajo e deputetit radikal - socialist Badie, nė tė cilin njiheshin republikanėt e paepur nuk siguruan veēse nja 50 vota. E groposur Kushtetuta e 1875, mbetej pėr t'u pėrcaktuar si dhe kur do tė redaktohej teksti i ri kushtetues. Projektligji i paraqitur nga qeveria me 10 korrik i zgjidhi tė gjitha nyjet e pazgjidhura: "Asambleja Kombėtare i cakton ēdo pushtet qeverisė tė Republikės, nėn autoritetin dhe firmėn e Mareshallit Pétain, me qėllim qė tė shpallė nėpėrmjet njė apo mė shumė akteve njė Kushtetutė tė re tė shtetit francez. Njė kushtetutė e tillė duhet tė garantojė tė drejtat e punės, tė familjes dhe tė atdheut. Ajo do tė ratifikohet nga kombi dhe do tė zbatohet nga asambletė qė do tė krijojė".
Edhe njėherė akoma Parlamenti, i mbledhur nė seancė tė pėrbashkėt nė sallėn e kazinosė sė Vichy, ju nėnshtrua vullnetit tė Mareshallit. Projektligji u miratua me 569 vota nė favor, 80 kundėr dhe 17 abstenime. Teksti nuk specifikonte kalendar, megjithatė i pėrgjigjej dėshirės universale pėr njė ndryshim tė menjėhershėm. Mareshalli Pétain, i cili nė verėn e 1940 nuk ishte aspak si lojtar, por bile i kthjellėt, dinamik dhe i vendosur, nuk i zhgėnjeu shpresat. Midis 11 dhe 12 korrikut shpalli tri aktet e para kushtetuese. U shpall Kryetar Shteti, duke pranuan kontrollin e plotė mbi forcat e armatosura dhe tė drejtėn e faljes e tė aministisė; bėri ministrat dhe sekretarėt e shtetit pėrgjegjės ekskluzivisht pėrpara vetes; pezulloi Dhomėn dhe Senatin sine die; caktoi Pierre Laval si pasuesin e vet nė rast pengimi pėrpara ratifikimit tė Kushtetutės sė re nga ana e kombit. Pas njė agonie tė gjatė, Republika e Tretė kishte ndėrruar jetė.
Pėrgatiti
ARMIN TIRANA
__________________
WEBMASTERKOSOVA








YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Pėrgjigju


Ne kemi 1 vizitor, (0 Antarė dhe 1 mysafirė)
 
Veglat E Temės
Shfaq Modėt

Regullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė postoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni bashkangjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja

BB code is ON
Fytyrat janė Hapur
Kodi [IMG] ėshtė Hapur
Kodi HTML ėshtė Mbyllur
Trackbacks are ON
Pingbacks are ON
Refbacks are ON



Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 11:49 PM.
Mundėsuar nga: vBulletin Versioni 3.8.5 Gjuha(Albanian-Shqip)
©2010, Jelsoft Enterprises Ltd. ( Forumi Kosovar )

Free counter and web stats