![]() |
|
|||
|
|
||||
|
||||||
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat E Temės | Shfaq Modėt |
|
|
#1 (permalink) |
|
Fisnik
![]() |
Katėr ditėt e mėdha qė ndryshuan historinė e Shqipėrisė (1)
Protesta shtatėorėshe e studentėve qė paralajmėroi shembjen e diktaturės mė tė egėr komuniste nė Shqipėri. Nė ballė tė saj gjendej studenti Azem Hajdari dhe intelektuali Sali Berisha 8 Dhjetor, Ora 10:00. Kryeministri Ēarēani shkon pa njoftuar pėr vizitė tek studentėt nė Qytetin "Studenti". Kalimi i tij nga godina 27-28 krijoi ilaritet tė madh, pasi baltės nuk i rezistuan as ēizmet qė Ēarēanit ia dėrgoi me shpejtėsi policia. Nė godinėn 10-11, ai priti njė grup studentėsh. Gjysma e sallės ishte mbushur me sampistė. Studentja A.B. iu drejtua Ēarēanit me fjalė dhe tone tė ashpra. Ajo tha se, "unė nuk mund tė lind kurrė fėmijė pėr ju dhe partinė tuaj " Ora 20:30. Kabina elektrike nė Qytetin "Studenti" merr flakė. Gjithēka fillon nga e para. Fillojnė parrullat kundėr diktaturės, tė thirrurat dhe tė sharat ndaj qeverisė komuniste dhe thirrjet pėr tė lėvizur tė organizuar. Pėr herė tė parė u kėndua nga tė gjithė kėnga: "Se mjaft nė robėri/ O e mjera Shqipėri/ O djem rrėmbeni pushkėt/ Ja vdekje, ja liri"! Pastaj u hodhėn parrullat: "Poshtė komunizmi" dhe "Komunistėt nė litar". Ora 21:00 Nga godina 20-21 erdhėn thirrjet pėr t'u mbledhur tė gjithė. Brenda 10-15 minutave u mblodhėn rreth 200-300 studentė, tė cilėt filluan marshimin drejt drejtorisė. Kur u arrit tek godina 17, u pa se i gjithė trupi pedagogjik i universitetit kishte ardhur i shoqėruar me autoblinda tė policisė nė pėrpjekje pėr tė ndėrprerė demonstrimin. Meqenėse sheshi para drejtorisė ishte i mbushur plot vetura qeveritare, studentėt morėn rrugėn pėr nė Sheshin qė sot quhet "Demokracia". Ora 21:00 Nė pėrpjekje pėr tė pasur sa mė shumė solidaritet, demonstruesit shkuan drejt godinės 15 pėr tė kėrkuar bashkimin e tyre. Ndėrkohė, dritat kishin ardhur, por askujt nuk i binte ndėrmend pėr to. Pas godinės 15, studentėt shkuan tek godina 14. Aty njė moment qetėsie u kėrkua qė dikush tė zgjidhej pėr drejtues. Ishin 6-7 djem tė tillė. Si mė i vjetri, si i vetmi prind u zgjodh pa asnjė diskutim Azem Hajdari. Pastaj itinerari pėr solidaritet kaloi godinat 6, 13, 11, 12, 9-10, 7-8, dhe uragani i studentėve mori drejtimin e bulevardit qendror tė daljes nga rruga e "Elbasanit", me synimin pėr takim me R.Alinė ose demonstrim nė Sheshin "Skėnderbej". Ora 22.00 Nė hyrje tė lagjes, afėr ēerdhes, policia kishte vėnė postbllok. Aty foli Pirro Kondi. Dikush e goditi me kokrrat e pemės zbukuruese, tė tjerėt fishkėllyen. Dikush e pyeti Pirron se sekretari i cilės parti ishte. Ora 24.00 Tek studentėt shkon Hekuran Isai, i cili filloi tė qeraste studentėt me cigare. I bombarduar me pyetje provokuese, ai u acarua sė tepėrmi mė shumė se njė herė. Nė kėtė orė, 14 studentė u nisėn pėr takim me R.Alinė. Delegacionit iu la afat 30 minuta pėr kthim, ndryshe ata do tė ishin tė arrestuar. Ora 01.10, 9 dhjetor Nisi dita e re. Delegacioni u kthye nga Alia me premtimin se policia nuk do tė pėrdorte forcėn me studentėt dhe tė nesėrmen ose do tė priste 300 studentė nė Qytetin "Studenti", ose 3000 nė Pallatin e Sportit "Partizani". Ata komunikuan kompromisin, i cili nuk u pranua dhe u vėrshėllye nga studentėt demonstrues, numri i tė cilėve ishte 2000-2500 vetė. Studentėt kėrkuan tė ecin drejt sheshit. 5-6 vajza qė ishin dolėn pėrpara demonstruesve. Acarimi arriti kulmin. Ora 01.20 Hekuran Isai, improvizoi njė humbje tė pistoletės tė njė oficeri dhe dha tre herė urdhėr: "Bjeruni, bjeruni, pastroni sheshin!". Njėri nga studentėt e kapi nga dy duart Hekuran Isain dhe u kujtoi premtimin e Alisė se s'do tė pėrdorej dhuna. Isai nuk reagoi, atėherė studenti e shtyu dhe e hodhi ministrin e Brendshėm tė PPSH nė grumbullin e ferrave anash rrugės. Ora 01.35 Pas demonstrimit tė pėrleshjes, tė plagosur, tė irrituar, tė baltosur dhe me urrejtje tė madhe kundėr komunistėve, duke thirrur parrulla tė ashpra, studentėt u kthyen nė Sheshin "Demokracia". U debatua pak, nėse do tė vazhdohej natėn apo tė nesėrmen, u la pėr nė orėn 7.30 tė mėngjesit. Ora 8.00 Vetėm nė atė orė u mblodhėn grupet e para. Nė godina ishte nxjerrė njė njoftim dore pėr bojkotim mėsimi. Megjithėse e dielė, ishte mėsim, pasi zėvendėsohej njė ditė pas festave tė nėntorit. Disa studentė i kishin prerė rrugėn atyre qė shkonin nė fakultete dhe u bėnin thirrje pėr solidaritet. Mė tė pabindurit ishin FSHN dhe Juridiku. Ora 9.00 Nė Qytetin "Studenti" shkon A.H. Djemtė e Inxhinierisė, qė i rrinin pranė dhe nė njė farė mėnyre ishin organizatorėt e ditės. Ndėrkohė, sheshi i mbushur plot mori itinerarin Kinostudio-Filologjik-ambasada amerikane-Sheshi "Skėnderbej". Tė gjithė protestonin ndaj R.Alisė qė s'mbajti premtimin dhe tė gjithė besonin se ishin arrestuar studentė mbrėmjen e parė. Tashmė ishin 5-6 mijė demonstrues. Afėr ambasadės amerikane policia i ndau nė dysh. Grupi i parė vazhdoi deri afėr Liceut. Aty, policia e frymėzuar nga Lenini dhe Stalini qė vigjėlonin nė muze anash, bllokoi rrugėn dhe filloi tė merrte masa qė studentėt tė mbeten tė izoluar nga qytetarėt e Tiranės. Ora 9.30:12.30 Nė Qytetin "Studenti" shkuan dhe ikėn tė deleguarit e Alisė. Nuk u arrit asnjė kompromis. Studentėt tashmė kishin avancuar nė kėrkesat politike, thirrjet dhe organizim. Ora 13.10 Pas njė vese tė hollė shiu, doli dielli. Policia mori urdhėr pėr veprim, katėr herė dėshtuan. Herėn e pestė, pas njė sprapseje ata u vėrsulėn fuqishėm mbi studentėt. Ishte njė masakėr e vėrtetė. Rreth 20 tė arrestuar, 60 tė plagosur dhe qindra tė tjerė tė vrarė nė shpirt e nė zemėr. Pėr t'i shpėtuar shkopinjve tė gomės, u strehuan tek familjarėt e lagjes. Gjithēka vazhdoi e tillė nė ankthe e pritje, derisa nė orėn 14.00 shkoi tek studentėt Prof. Dr. Sali Berisha, dhe u premtoi atyre se do tė bėnte tė pamundurėn se do tė lironte studentėt e arrestuar. Por atė pasdite do tė zgjidhej njė komision pėrgjegjės, i cili kishte mandat pėr pėrfaqėsimin e mendimeve tė studentėve. Policė e ushtarakė u larguan nga Qyteti "Studenti" dhe brenda ditės, dhjetra kujdestarė e punonjės u zėvendėsuan me efektiva tė 326 ose tė Sigurimit tė Shtetit. 10 dhjetor ora 9.00:10.00 Studentėt u grumbulluan nė Sheshin "Demokracia". U deklarua bojkotimi i mėsimit dhe nė mėnyrė tė pėrgjithshme u pėrvijuan kėrkesat e peticionit qė iu dėrguan R.Alisė. 72 autoblinda ushtarake tė mbushura me studentė tė Shkollės sė Bashkuar, qė mbante emrin e E.Hoxha, me urdhėr tė Kiēo Mustaqit ishin nisur pėr nė rrethinat e Qytetit "Studenti" nė pritje pėr ndėrhyrje. Nė mesin e rrugės, disa prejt tyre kishin filluar tė bėrtisnin pro studentėve, shkak qė e detyroi atė kolonė tė kthehej pas. "Dezertorėt" u pėrjashtuan 10 ditė mė pas. Nė Qytetin "Studenti" arritėn banorėt e rinj. Ata ishin studentėt e familjeve tiranase dhe punėtorė. Tashmė, sheshi ishte i mbushur pėr tė mos u zbrazur mė. Ndėrkohė nė mikrofonė dhjetra liderė tė ardhshėm shprehnin solidaritetin me studentėt dhe i jepnin opsione tė zgjidhjes. Pasdite filloi njė shi i tmerrshėm, megjithatė studentėt nuk u larguan. Tė detyruar nga kushtet, komisioni i studentėve (deri atė natė u bėnė dy komisione) i ftoi studentėt nė mencėn e studentėve 7-1 dhe u dha variantet e takimit me Presidentin Alia. Tė gjithė kėrkuan dhe ranė dakord pėr takim me R. Alinė ose nė Qytetin "Studenti", ose me 3000 studentė nė Pallatin e Sportit "Partizani". |
|
|
|
![]() |
| Ne kemi 1 vizitor, (0 Antarė dhe 1 mysafirė) | |
| Veglat E Temės | |
| Shfaq Modėt | |
|
|