![]() |
|
|||
|
|
||||
|
||||||
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat E Temės | Shfaq Modėt |
|
|
#1 (permalink) |
|
V.I.P
|
Mėrgata shqiptare (edhe Diaspora shqiptare) ėshtė term me tė cilin pėrfshihen tė gjithė shqiptarėt tė cilėt jetojnė dhe veprojnė jashtė trojeve autoktone shqiptare.
Mėrgata shqiptar me kalimin e kohės ka shkuar gjithnjė e mė tepėr duke u rritur. Edhe tek Shqiptarėt, sikurse tek popujt tjerė tė botės ka pasur migrim tė popullsisė. Nga kėta banorė qė kanė migruar pėr shkaqe tė ndryshme nė vende tė ndryshme tė botės, shpesh herė janė krijuar grupe tė organizuara nė shoqata kulturore. Nė historinė e kombit shqiptar aktiviteti i kėtyre grupeve tė mėrgatės, jo rrallė ka luajtur njė rolė tė madh nė vendimet tė ndryshme politike qė janė marrė mbi qeverisjen e tokave Shqiptare. Po ashtu ka raste ku nga kėto grupe janė iniciuar edhe veprime tė cilat kanė ndikuar nė gjuhėn dhe kulturėn shqiptare. Qendrat e mėrgatės shqiptare kanė lėvizur varėsisht nga zhvillimet e pėrgjithshme botėrore. Kėshtu qė nga fillimi i shekullit I nė pjesė tė ndryshme tė Italisė sė sotshme, bashkėvendėsit janė organizuar nė grupe tė ndryshme, disa nga kėto grupe nė fillim kanė pasur ndikim nė vendimet e Romės e me kalimin e kohės edhe kanė marrė pozicione qeverisėse nė udhėheqjen e perandorisė Romake. Fazė tjetėr e krijimit tė grupeve tė diasporės ėshtė perandoria e Bizantit. Edhe kėtu edhe pse nė histori deri mė tani nuk flitet pėr ndonjė organizim tė diasporės, vetė fakti i prezencės sė personave me prejardhje nga territoret shqiptare nė qarqet e udhėheqjes sė perandorisė Bizantine, lė tė kuptoi pėr njė formė tė organizimit tė kėtyre personave nė Stambollin e sotshėm. Me pushtimin e Ballkanit nga Perandoria Osmane, diaspora nė Itali organizohet nė atė shkallė saqė kėtu mund tė flitet pėr njė koloni. Nė anėn tjetėr edhe diaspora nė perandorin Osmane luan njė rolė gjithnjė e mė tė madh. Para shkatėrrimit tė perandorisė Osmane qendra e mėrgatės nuk duket si e koncentruar nė njėrin nga metropolet po ajo disi shpėrndahet dhe shkon duke u rritur ndikimi i saj. Kėtu janė prezentė grupet e organizuara nė Stamboll, Bukuresht dhe Misir nė Egjiptin e sotshėm. Gjatė zhvillimit industrial tė Evropės Perėndimore si duket mėrgata nė kėtė anė tė botės nuk ka qenė aq prezentė dhe e organizuar. Kėshtu vėrehet njė organizim nė Shtete e Bashkuara tė Amerikės gjatė kohės mė tė re. Me fillimin e kryengritjes nė Kosovė, mėrgata shqiptare nė Evropėn Perėndimore katapultohet pėr nga numri. Kjo rritje e numrit tė mėrgimtarėve ka sjellė nevojėn e njė organizimi i cili kryesisht ėshtė bėrė nė grupe nė nivele tė qyteteve tė cilat kanė bashkėpunuar ndėrmjet tyre nė nivel tė shtetit ku kanė qenė. Gjatė kėsaj kohe financimi i kėtyre gupeve ėshtė bėrė vetėm nga vetė amtarėt dhe ndikimi i shteteve ku ato grupe kanė vepruar ka qenė i vogėl. Pas luftės organizimi i mėrgatės nė Evropėn Perėndimore bėhet kryesisht nga studentėt ndėrsa nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės duket se kjo ndihmohet edhe nga aktivistė atdhetarė. Me zbulimin e internetit komunikimi i mėrgatės me vendlindjen edhe pse nuk ėshtė nė shkallėn mė tė lartė ai zhvillohet nė njė masė tė pa parė deri mė tani. SHOQATAT 1. Ėshtė pėrdorur shprehja aktuale shoqat (pėrdoret edhe pėr fondacion) pasi qė i pėrgjegjet shprehjen sė vjetė shoqėri e cila ka ndryshuar botėkuptimi. 2. Ėshtė fjala pėr gazeta, revista e lloja tjera tė shtypit qė nuk kanė qenė organ i ndonjė shoqate por pas tyre kanė qėndruar persona privat nė kuptimin tė pa lidhur me ndonjė shoqatė 3. Dhjetor 1877, kryesin e merr Abdyl Frashėri, si duket ėshtė data e themelimit. Shoqatat dhe shoqėritė kulturore Gjatė zhvillimeve historike nga Mėrgata shqiptare janė themeluar shoqėri tė ndryshme kulturore tė cilat varėsisht prej shkallės sė zhvillimit tė shoqėrisė kanė pasur edhe gazetat e tyre. Nė kohėn mė tė re kjo bėhet duke prezantimin e fletėve elektronike dhe radio stacioneve elektronike. Disa gupe tė mėrgatės shqiptare qė kanė arritur tė organizohen nė shoqėri kulturore janė: Katalogje organizatash e shoqatat e prezentuara nė internet Itali * Shoqata Gjithėshqiptare Arbėria (Bolzano, Itali) * VoxAquila (Parma, Itali) * New Age Era (Milano, Itali) * Liga e Shoqatave Shqiptare nė Itali (Rimini, Itali) * Shoqata Studentore Drita (Romė, Itali) * Shoqata Miqėsia (Rimini, Itali) * Shoqata DEA (Pisa, Itali) * Shoqata Iliria (Pesaro, Itali) * Shoqata e Padovės (Padova, Itali) * Sė Bashku - Insieme (Trieshtė, Itali) * Shoqata Iliria (Romė, Itali) * Grupi Alboys (Romė, Itali) * Arbitalia - Shtėpia e Arbėreshėve (Cosenza, Itali) ShBA * New Albanian Generation (Uashington, ShBA) * Bijtė e Shqipes (Filadelfia, ShBA) * Grupi i valleve Shqiptare nė Boston (Boston, ShBA) * Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Karolines se Veriut, www.aaanc.org Kanada * Bashkėsia Shqiptaro-Kanadeze (Toronto, Kanadė) * Bashkėsia Shqiptare nė Québec (Montreal, Kanadė) * Liga Shqiptaro-Kanadeze (Toronto, Kanadė) Gjermani * Shoqata e Studentėve nė Hamburg (Hamburg, Gjermani) * Shoqata Studentore nė Mainz (Mainz, Gjermani) Austri * Shoqata e Rinisė Shqiptare nė Vjenė (Vjene, Austri) Norvegji * Komuniteti i Studentėve nė Norvegji (Oslo, Norvegji) * Qendra Islamike Kulturore Shqiptare nė Norvegji (Oslo, Norvegji) Turqi * Shoqata Vllazėria Turko-Shqiptare (Stamboll, Turqi) Francė * Shoqata Rugova (Lyon,FRANCE) * Shoqata Iliria (Lion, Francė) Zvicėr * Bashkia Kulturore Shqiptaree e Zürichut (Zürich, Zvicėr)
__________________
Mos Beso Diēka Thjesht : - Sepse Dikush Tjetėr e Beson. - Sepse Thuhet nė Libra tė Lashtė. - Sepse Njė Besim Mbahet nga tė Gjithė. - Sepse Njė i Ashtuquajtur i Menēur e Tha. - Sepse Thuhet se Ėshtė me Origjinė Hyjnore. ****Beso Vetėm atė Qė Tiiiiii Provon dhe Gjykon se Ėshtė e Drejtė....**** |
|
|
|
![]() |
| Ne kemi 1 vizitor, (0 Antarė dhe 1 mysafirė) | |
| Veglat E Temės | |
| Shfaq Modėt | |
|
|