![]() |
|
|||
|
|
||||
|
||||||
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat E Temės | Shfaq Modėt |
|
|
#1 (permalink) |
|
Fisnik
![]() |
Ne kete tem do te mundomi te sjellim me shume ne lidhje me te ashtuquajturen Bota Femrore
Teme ku mund te sjellni me shume ne lidhje me doket femrore Deri sa te krijohet nje forum i veēante per kete lemi Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga YLLIRIAN : 08-08-2009 nė 06:31 PM |
|
|
|
|
|
#2 (permalink) |
|
Fisnik
![]() |
Ēdo vit nė verė shfaqet i ashtuquajturi look i zhveshur. Fytyrė tė freskėt dhe tė pastėr, vetullat tė rregullta dhe buzėt tė buta dhe pa plasaritje, kjo ėshtė pamja femėrore qė shikohet nė buzė tė detit.Tashmė stina e verės ėshtė nė kulmin e saj e mund tė thuhet pa frikė se gjithsecili preferon tė bėjė diēka ndryshe, tė ndryshojė diēka qoftė nė pamje, qoftė nė marrėdhėniet qė ka me veten. Por problemi i vėrtetė ėshtė se njė look i zhveshur nuk ėshtė aq i thjeshtė pėr tu realizuar sepse look i zhveshur nuk do tė thotė tė mos trukoheni, por njė trukim qė ėshtė sa mė pak i dukshėm. Fytyrė tė freskėt dhe tė pastėr, vetullat tė rregullta dhe buzėt tė buta dhe pa plasaritje, kjo ėshtė pamja femėrore qė shikohet nė buzė tė detit.
![]() Trukimi Ngjyrat e detit blu e hapur, blu e errėt, e gjelbėr, smeralde, tonalitetet e sė kuqes etj, sundojnė kėtė verė nė plazh. Trukimi me tonalitete qė variojnė nga shumė tė hapura nė shumė tė mbyllura i jep mė shumė larmi pėr relaksim. Truku varion qė nga njė mbulim i plotė i qepallės e deri tek njė vijėzim afėr qerpikėve nė qepallėn e sipėrme. Tendenca e kėsaj vere? Ngjyrat duket se nuk janė vetėm ato tradicionalet qė kanė rezistuar pėr njė kohė tė gjatė, por kėtė vit shikohet njė pėrdorim i tė gjitha ngjyrave verore. I njėjti trukim shikohet dhe me buzėt. Freski dhe joshje. Butėsi dhe transparencė. Ngjyra e kuqe si korale e pėrdorur ēdo vit sundon mbi pjesėn mė sensuale dhe kėtė verė. Shkėlqyesi i buzėve ėshtė gjithmonė i preferuar pėr tu pėrdorur. ![]() Tendencė? Buzėkuqi i kristaltė me shumė pak ar. Gjatė mbrėmjes pėrdoret njė truk mė i fortė dhe i ngarkuar ashtu si dhe verėn e kaluar por me njė novacion qė krijon komoditet pėr femrat, ngjyrat mbeten ato qė kanė sunduar gjatė ditės veē mė tė theksuara. Flokėt Kush i ka flokėt me kaēurrela tė dendur, pėr tė luftuar efektin e fryrjes mund tė aplikojė mbi flokė tė lagur sė bashku me xhelin apo shkumėn dhe njė vaj flokėsh. Pėrziejini tė dy pėrbėrėsit nė dorė dhe aplikojini nė flokė. Vaji pėrveēse trajton flokėt i jep atyre njė efekt tė lagur shumė modern. Mė pas lėrini flokėt tė thahen vetė pėr njė look sa mė natyral. Kush i ka flokėt e drejtė mund tė ndryshojė krehje duke bėrė gėrsheta kur flokėt janė akoma tė lagur dhe pasi tė thahen duke i lėshuar flokėt, do tė mbeten me onde dhe tė valėzuar si sipėrfaqja e detit, ashtu si ėshtė dhe moda e fundit. Krehje tė tjera moderne sidomos pėr ata qė janė nė plazh janė gėrshetat dhe bishtat gjithmonė tė ulura poshtė si indianėt. Kush i ka flokėt e gjatė mund tė bėjė dhe njė bisht kali nė pjesėn e sipėrme tė kokės pėr njė pamje mė tė sofistikuar. ![]() Kujdes i veēantė pėr lėkurėn Njė nga periudhat mė problematike pėr lėkurėn ėshtė edhe shtatzėnia, pasi ajo shoqėrohet me ndryshime nė profilin hormonal tė trupit, qė mund tė shkaktojė dhe ndryshime tė lėkurės. Duke qenė se lėkura ėshtė shtresa e jashtme e trupit dhe ndryshimi mė i vogėl do tė jetė i dukshėm. Shtatzėnia ėshtė gjithashtu njė periudhė gjatė sė cilės duhet patur shumė kujdes pėr tė mbajtur njė lėkurė tė shėndetshme dhe tė shkėlqyeshme. Pėr kėtė ndiqni kėshillat e mėposhtme: 1. Flini mirė, gjumi sistematik gjatė shtatzėnisė ėshtė njė nga mėnyrat mė tė mira pėr tė mbajtur njė lėkurė tė shėndetshme. Njė njeri i ēlodhur duket mė i shėndetshėm dhe kjo vlen mė shumė kur gruaja ėshtė shtatzėnė, pasi ajo lodhet me lehtėsi. 2. Pėrdorni gjithmonė krem mbrojtės ndaj diellit. ![]() 3. Pastrojeni fytyrėn mirė dhe me kujdes. Fytyra duhet tė pastrohet nė thellėsi, sepse lėkura e saj zakonisht ėshtė mė e yndyrshme sesa nė pjesėt e tjera tė trupit. Poret e fytyrės bllokohen me lehtėsi nga papastėrtitė dhe kėshtu mund tė krijohen puērra ose akne. Larja e rregullt e fytyrės me njė sapun fytyre, ndihmon nė parandalimin e kėtyre kushteve. 4. Bėni masazhe tė fytyrės. Masazhi i fytyrės dhe i trupit me vajra aromatike, pėrveē rritjes sė qarkullimit tė gjakut nė atė zonė, mund tė ndihmojė edhe pėr tu ēlodhur. 5. Pini shumė ujė, pasi duhet tė ruani ekuilibrin e ujit nė trup. Kjo ndikon edhe nė tonifikimin e lėkurės. Uji pastron lėkurėn dhe largon toksinat nga trupi. 6. Buzėqeshni dhe qėndroni tė gėzuar. Lumturia rrit qarkullimin e gjakut nė trup, duke u shfaqur nė formėn e njė lėkure tė shėndetshme dhe plot shkėlqim. |
|
|
|
| Sponsored Links |
|
|
#3 (permalink) |
|
Fisnik
![]() |
Pėr tė kaluar njė natė tė kėndshme femrat dėshirojnė partner tė bukur nė shtrat, ndėrkohė qė meshkujt nuk janė edhe aq pėrzgjedhės nė arritjen e kėnaqėsisė sė tyre seksuale pėr njė natė.Njė studim i realizuar nga Fakulteti i Psikologjisė pranė Universitetit Brunel nė Britaninė e Madhe, ku janė pėrfshirė studentė nga vende tė ndryshme, pohon se meshkujt nuk bėjnė ndonjė farė seleksionimi tė madh kur bėhet fjalė pėr njė lidhje tė shpejtė, porse kjo nuk ndodh me femrat.
Ato dėshirojnė njė partner mjaft tėrheqės kur behet fjalė pėr njė lidhje tė shpejtė seksuale. |
|
|
|
|
|
#4 (permalink) |
|
Fisnik
![]() |
E pėrgatiti: Diella XHOKLI
Hulumtimi mė i i tregon se femrat mė shpesh kanė afera se sa meshkujt. Ėshtė e njohur qė femrat janė mė tė hapura se meshkujt, por ndoshta bėhet fjalė edhe pėr atė se mė lehtė e pranojnė aferėn Njė e pesta e femrave qė kanė tradhtuar e kanė bėrė kėtė gjatė daljes nė klube, ndėrsa mė shumė se njė e katėrta e kryejnė tradhtinė me koleget e punės. 55 pėrqind tė femrave e kanė pranuar se atyre u ka pėlqyer vėmendja qė u kanė ofruar meshkujt, ndėrsa njė e treta kanė thėnė qė meshkujt shpesh pėrdorin mėnyrėn e gabuar gjatė flirtit. Mė shumė se njė e treta e femrave kanė thėnė qė tradhtia kishte ndodhur rastėsisht, dhe atė pasi qė flirti ka dalė jashtė kontrollit. Hulumtimi ėshtė zhvilluar nė mesin e mbi 300 femrave tė pjekura nėn patronatin e Opere North tė Anglisė. Nė tė vėrtetė, hulumtimi ėshtė bėrė gjatė sezonit tė re tė ekzekutimit tė operės sė Mozart-ut 'Cosi fan tutte', e cila pėrkthehet 'Tė gjitha femrat janė tė tilla', dhe flet pėr mosbesimin ndaj femrave. 'Hulumtimi i ri tregon se si femrat mendojnė se flirti ėshtė i parrezikshėm dhe se tradhtia mund lehtė tė falet. Ėshtė interesante se njė numėr i madh i femrave nuk e kishin pėr qėllim tė tradhtojnė dhe se kjo vetvetiu kishte ndodhur ', deklaroi zėdhėnėsi i Opere North-it. Hulumtimi ka treguar femrat mė shpesh tėrhiqen nga tė huajt dhe dėshirojnė qė tė lėshohen nė aventurė me ta, pasi qė ata shumė shpejtė do tė shkojnė. Numri mė i madh i femrave kanė thėnė qė ato nuk mund ta paramendojnė jetėn qė u ka kaluar me vetėm njė partner. |
|
|
|
|
|
#5 (permalink) |
|
Fisnik
![]() |
E pėrgatiti: Diella XHOKLI
Ėshtė e njohur qė meshkujt ne afėrsi tė femrės sė bukur nuk janė plotėsisht vetvetja, kėshtu qė ose flasin marrėzi, ose nuk dinė ēka tė thonė. Tash pėrfundimisht edhe shkencėtarisht ėshtė vėrtetuar se shoqėria e femrės sė bukur ndikon keq nė mendjen e mashkullit Hulumtimi ka zbuluar se meshkujt qė i kalojnė disa minuta nė shoqėri tė femrės atraktive kalojnė shumė keq nė testet tė cilat i matin funksionet e trurit. Shkencėtarėt besojnė se meshkujt e pėrdorin njė pjesė tė mirė tė funksioneve tė trurit apo tė resurseve konjuktive duke u munduar qė ti impresionojnė femrat e bukura, kėshtu qė ju mbetet pak hapėsirė pėr detyrat e tjera. Psikologėt nga Universiteti Radboud nė Holandė e kanė zhvilluar kėtė studim me studentėt meshkuj dhe secili nga tė testuarit kishte kaluar nga shtatė minuta duke biseduar me anėtarėt meshkuj dhe femra tė grupit testues. Rezultatet kanė treguar se meshkujt kanė qenė mė tė ngadaltė dhe mė tė pasaktė pasi qė mė herėt ishin munduar qė tė impresionojnė njė femėr atraktive. Sa mė shumė qė janė munduar, rezultatet kanė qenė mė tė dobėta. Por, femrat nė anėn tjetėr nuk bien aq lehtė; pa marrė parasysh se a kanė folur me njė person tė bukur tė gjinisė sė kundėrt apo me ndonjė mė pak atraktiv, rezultatet e tyre kanė qenė tė njėjta. Psikologu dr. George Fieldman beson qė meshkujt janė tė programuar qė tė mendojnė nė transmetimin e gjeneve tė tyre nė gjeneratat e ardhshme. 'Kur mashkulli e njofton njė femėr tė bukur, ai , siē e quajmė ne, shndėrrohet nė 'i fokusuar reproduktiv '. Por edhe femrat kėrkojnė tek meshkujt shenja tė atributeve tjera, si pasuria, rinia dhe mirėsia', tha dr. Fieldman.
|
|
|
|
|
|
#6 (permalink) |
|
Fisnik
![]() |
E pėrgatiti: Diella XHOKLI
Edhe pse na kanė mėsuar se nuk guxojmė qė tė gėnjejmė, prapė kėtė e bėjmė tė gjithė, dhe atė shumė shpesh. Kur bėhet fjalė pėr gjinitė, u tregua se njėjtė gėnjejnė si meshkujt edhe femrat, por arsyet e gėnjeshtrave janė tė ndryshme Gėnjeshtrat e meshkujve dhe femrave janė veēanėrisht tė dukshme nė internet. Shumica e femrave nė njėrėn nga faqet e internetit pėr njoftimin e partnerėve thonė qė njė numėr i madh i meshkujve kanė gėnjyer pėr gjatėsinė. Ndėrsa meshkujt pohojnė se shumica e femrave nė profilin e tyre kanė vendosur foto 10 dhjetė tė vjetra, qė tė duken mė tė reja. Pse gėnjejmė? Dennis Reina, autor i librit 'Besimi dhe tradhtia nė vendin e punės', thotė qė meshkujt gėnjejnė me qėllim qė tė vijnė nė status mė tė mirė profesional, derisa femrat gėnjejnė qė tė arrijnė nė status mė tė mirė shoqėror. Duke folur pėr dallimet ndėrmjet gėnjeshtrave tė meshkujve dhe femrave, Reina thotė qė femrat me qėllim qė ta shmangin punėn thonė qė kanė kokėdhembje, derisa meshkujt gėnjejnė p.sh. se duhet qė tė shkojnė nė gjyq. ![]() Si gėnjejmė? Ndėrmjet meshkujve dhe femrave ekziston dallimi edhe nė mėnyrėn e gėnjeshtrės. Dr. Craig Fabrikant, psikolog nga Universiteti i Hackensack-ut nė New Jersey, pohon se femrat gjatė gėnjeshtrės luhaten, derisa meshkujt gėnjejnė duke sulmuar dhe me bindje. Ėshtė treguar se meshkujt nuk e kanė problem tė shikojnė nė sy kur gėnjejnė, ndėrsa femrat kur gėnjejnė e largojnė kohė pas kohe shikimin. Meshkujt kur gėnjejnė mund tė belbėzojnė, derisa femrat flasin shumė shpejt. Pėr ēka gėnjejmė? Sipas mendimit tė Belle DePaulo, profesoreshė e psikologjisė nė Universitetin Santa Barbara gėnjeshtrat mund tė ndahen nė egoiste dhe joegoiste. Gėnjeshtrat egoiste u shkon nė dobi atyre qė i thonė ato. Fjala ėshtė pėr gėnjeshtrat kur dėshirojmė qė tė formojmė nė pasqyrė mė tė mirė pėr veten. Gėnjeshtrat joegoiste shėrbejnė me qėllim qė tė mos lėndohen ndjenjat e personave tjerė. Edhe meshkujt edhe femrat nė mėnyrė tė njėjtė shėrbehen me gėnjeshtrat egoiste dhe jo egoiste. Ėshtė interesante kur femra gėnjen femrėn dhe nuk dėshiron qė ta lėndojė, atė e bėnė me kujdes dhe bindshėm. ![]() Kur gėnjejmė? Femrat janė mė tė prira pėr shprehjen e tepruar tė miratimit, ndėrsa kjo bėn pjesė nė kategorinė e gėnjeshtrės joegoiste. Shembull, femra koleges sė saj nė korridorin nė punė do ti thotė qė duket mirė edhe pse nuk e mendon kėtė. Meshkujt kėtė e bėjnė nė mėnyrė tė habitshme dhe shumė shkurt do ta pėrgėzojnė dikėn pėr punėn e kryer edhe pse thellė nė vete mendojnė qė kėtė mund ta bėnin mė mirė. Femrat do tė gėnjejnė me qėllim qė ta mbajnė atmosferėn e mirė pasi qė nuk dėshirojnė zėnka, ndėrsa meshkujt e bėjnė kėtė me qėllim qė ndonjė situata e dhimbshme tė kalojė sa mė parė. |
|
|
|
|
|
#7 (permalink) |
|
Fisnik
![]() |
Dihet se femrat janė mė emotive se meshkujt, mirėpo deri mė tani nuk ėshtė ditur arsyeja.
Shkencėtarėt mė nė fund kanė arritur ta zbulojnė shkakun, ndėrsa sekreti fshihet te gishtat. Ėshtė zbuluar se gishtat e vegjėl kanė tė zhvilluar ndjenjėn e prekjes, qė ėshtė njėherit pėrgjigja pse femrat kanė ndjeshmėri taktile mė tė madhe se meshkujt. Autorėt e studimit kanė pėrfshirė 100 participantė nė teste vizuale (shikimit) dhe taktile (prekjes). Rezultatet kanė treguar se personat me gishta mė tė vegjėl (kėto janė femrat), ishin mė tė aftė qė tė dallojnė edhe ngacmimet mė tė vogla. Studimi i publikuar nė revistėn The Journal of Neuroscience, bėn lidhshmėrinė e kėtyre ndjesive me reagimin mė tė shpejtė emotiv tė femrave |
|
|
|
![]() |
| Ne kemi 1 vizitor, (0 Antarė dhe 1 mysafirė) | |
| Veglat E Temės | |
| Shfaq Modėt | |
|
|