![]() |
|
|||
|
|
||||
|
||||||
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat E Temės | Shfaq Modėt |
|
|
#1 (permalink) |
|
Fisnik
![]() |
Njė prej dyzimeve mė tė mėdha sot nė Wall Street ėshtė midis mėnyrės sesi Goldman Sachs shikon vetveten (ata janė mė tė zgjuarit) dhe mėnyrės sesi kushdo tjetėr e shikon Goldman (ata janė mė tė zgjuarit, mė tė pangopurit dhe mė tė rrezikshmit)
Njė prej dyzimeve mė tė mėdha sot nė Wall Street ėshtė midis mėnyrės sesi Goldman Sachs shikon vetveten (ata janė mė tė zgjuarit) dhe mėnyrės sesi kushdo tjetėr e shikon Goldman (ata janė mė tė zgjuarit, mė tė pangopurit dhe mė tė rrezikshmit). Duke pyetur drejtuesin e pėrgjithshėm Lloyd Blankfein, drejtuesin operativ Gary Cohn dhe drejtuesin financiar David Viniar, midis tė tjerėve, autori eksploron sesi kompania e tyre i shpėtoi kolapsit tė shtatorit 2008, pse ka vėnė tashmė menjanė 16.7 miliardė pėr kompensim kėtė vit dhe pėr tė cilat linja ėshtė akuzuar se ka shkelur. Lloyd Blankfein, i cili u lind i varfėr nė South Bronx, e kaloi veten nėpėrmjet Harvard dhe u bė drejtues i pėrgjithshėm i Goldman Sachs nė vitin 2006, pas 24 vjetėsh nė kompani. Njė tė enjte tetori, tamam ditėn kur kompania paralajmėroi se kish bėrė 8.4 miliardė dollarė fitime deri mė tani, ai spekuloi nėse Goldman do t'i mbijetonte eksplozionit financiar nė vjeshtėn e 2008 krejtėsisht me forcat e veta, pa ndonjė lloj ndihme, implicite apo eksplicite, nga ana e qeverisė. "Mendoja se do tė mundnim, por kishte shumė mė tepėr rrezik mė tė madh nga sa mendoja", thotė ai, i ulur nė zyrėn e tij nė katin e 30-tė nė selinė e vjetėr tė Goldman, nė 85 Broad Street nė Lower Manhattan. "Si rezultat i aksioneve tė ndėrmarra [nga ana e qeverisė], qemė mė mirė nga sa do tė kishim qenė. Qe kjo pėrcaktuese? Nuk e di. Nuk mendoj kėshtu... por nuk e di". Ai shton: "Nėqoftėse pyesni, nė thellėsinė e zemrės time, a mendoj se do tė kishim falimentuar ". Ai bėn njė pauzė dhe mė pas nxjerr kartėn e tij mė tė fortė: nė kulmin e krizės, Warren Buffett pranoi tė investojė 5 miliardė dollarė tek Goldman Sachs. Buffett, investitori i adhuruar nga Nebraska, ėshtė nė mėnyrė tė famshme ngurrues pėr tė hedhur para nė kompanitė e Wall Street, por ka njė histori tė gjatė me Goldman. Kur ishte 10 vjeē, ai shkoi nė New York me babanė e tij, njė ndėrmjetės aksionesh nė Omaha, dhe u ndalėn tek Goldman Sachs pėr tė vizituar Sidney Weinberg. Si drejtues i Goldman nga viti 1930 deri mė 1969, Weinberg ndihmoi qė tė ngrihej kompania nė atė kompani tė fuqishme qė u bė. "Pėr 45 minuta Weinberg foli me mua sikur tė isha i rritur", pėlqen tė kujtojė Buffett. "Kur po dilnim, mė pyeti: "Cili titull tė pėlqen, Warren?"". Nė vitet e mėvonshme Buffett pėlqente tė citonte Byron Trott, i cili deri kohėt e fundit punoi nė zyrėn e Chicago tė Goldman, si njė prej tė paktėve bankierė tė investimeve tė vlefshėm qė meritonte vėmendje. Kėshtu, kur Trott e pyeti Buffett nėse do tė ishte i interesuar qė tė investonte tek Goldman gjatė ditėve frenetike pas falimentimit tė Lehman Brothers, Buffett mendoi lidhur me kėtė dhe tė martėn, datė 23 shtator, ai dhe Trott bėnė njė marrėveshje. Nė njė telefonatė shumė tė shkurtėr - dhe shumė Buffett - atė pasdite me Blankfein, Trott dhe bashkėpresidentin e atėhershėm, Jon Winkelried, Buffett tha se do tė investonte 5 miliardė dollarė nė shkėmbim tė njė 10 pėrqindėshi tė majmė dividend dhe tė drejta pėr tė blerė aksione shtesė gjatė pesė viteve tė ardhshme me njė ēmim prej 115 dollarėsh copa. "Po nxjerr pėr shėtitje nipat e mi nė Dairy Queen", u tha ai njerėzve tė Goldman. "Mė telefononi dhe mė njoftoni sesi do tė vendosni". Goldman i pranoi termat e forta tė Buffett dhe falė kėtij investimi qe nė gjendje tė nxirrte edhe 5.75 miliardė dollarė tė tjerė nga shitja e aksioneve investitorėve tė tjerė. Blankfein thotė se kompania mund tė kish nxjerrė shumė herė mė shumė se kaq, por nuk kish nevojė pėr mė shumė para. Buffet kish thėnė se ndėrsa askush nuk mund ta kuptonte fletėn e bilanceve tė ndonjė kompanie tė Wall Street, ai kishte besim se Blankfein ishte njėherazi shumė i zgjuar dhe shumė konservator. Por kishte dhe njė arsye tjetėr qė ai investoi: "Nėqoftėse nuk do tė mendoja se qeveria do tė vepronte, unė nuk do tė bėja asgjė kėtė fundjavė", i shpjegoi ai Becky Quick tė CNBC-sė. "Mund tė pėrpiqem qė tė zhbėj gjėra kėsaj jave". Blankfein i referohet kėsaj periudhe si "kaos" dhe sėrish nė 85 Broad Street njė linjė e qartė historie ka dalė nga pothuajse ēdo nivel i kompanisė: qe shumė e pėrmendura kulturė dhe aftėsia superiore pėr tė menaxhuar rrezikun e Goldman, jo dora ndihmuese e qeverisė qė pėrballuan ngjarjet e vjeshtės 2008. Kur u pyet Gary Cohn, administratori i pėrgjithshėm i Goldman dhe David Viniar, administratori i pėrgjithshėm financiar i kompanisė, nėse Goldman do tė kish mbijetuar pa tė gjitha format e ndėrhyrjes qeveritare, Viniar thotė "Po!" pothuajse pa e pėrfunduar pyetjen. "Mendoj se nuk do tė kish falimentuar", thotė Cohn. "Ne kishim likuiditet". Ėshtė e vėshtirė tė gjesh ndonjė jashtė kompanisė qė tė mos e shikojė kėtė si histori revizioniste. Kombinojeni kėtė me provėn e mėtejshme tė vizionit botėror tė Goldman - domethėnė sasinė e madhe tė parave qė njerėzit e saj do tė fitojnė kėtė vit (16.7 miliardė dollarė tashmė janė vėnė menjanė pėr kompensim, qė mund tė pėrkthehej nė njė mesatare prej 700000 dollarėsh pėr punonjės tė Goldman) - dhe bėheni i tėrbuar. Tėrbim i pėrhapur. "Budallallėk me brirė", thotė njė financier i lartė lidhur me faktin qė Goldman nuk kish nevojė pėr ndihmėn e qeverisė. "Kėto janė thjesht budallallėqe", thotė njė ish-menaxher i Goldman Sachs. Edhe Neel Kashkari, njė ish-bankier i Goldman qė u bė ndihmėssekretar i Thesarit kėtė verė, i tha "The New York Times" se, "ēdo kompani e veēantė e Wall Street, pavarėsisht protestės sė tyre sot, ēdo kompani pėrfitoi nga veprimet tona. Kur ngrihen e thonė se 'Dėgjo, nuk kishim nevojė pėr atė ndihmė', atėhere kjo ėshtė thjesht marrėzi". Faktor nė lidhjet politike tė Goldman - dy prej katėr drejtuesve tė pėrgjithshėm tė kompanisė kanė shėrbyer si sekretarė Thesari, ndėrsa njė burim tjetėr tregon pėr njė mbledhje tė G7-ės ku numėroi 24 deri nė 28 nga 32 ofiqarėt financiarė e pranishėm si ish-njerėz tė Goldman - dhe teoritė konspirative valojnė. "Kjo kompani ėshtė djalli vetė" ėshtė njė koment tipik kurdoherė qė postohet nė internet njė histori rreth Goldman, e cila tani ndodh pėrditė. Goldman e kupton se e ka njė problem; njerėz qė janė thellėsisht tė inatosur nga protesta. "Ekziston njė ndjenjė pėrgatitjeje pėr luftė nė kompani", thotė dikush qė e njeh mirė kompaninė. Ndoshta kjo ėshtė e zmadhuar pėr shkak se ka pasur gjithmonė njė aureolė shenjtėrie rreth saj. Ajo nuk do vetėm qė tė bėjė para, por dėshiron tė shikohet edhe si njė forcė pėr mirė. Komenti tani i turpshėm i Blankfein bėrė njė reporteri tė londinezes "Sunday Times" se, po bėnte "punėn e Zotit" u nėnkuptua si shaka, por kishte njė sasi tė vėrtete tė paparamenduar nė tė. Drejtuesit e Goldman besojnė se kanė njė problem marrėdhėniesh publike, jo njė problem substancial. Kur kompania kishte para, ekzistonte njė ndalim nė pėrdorimin e vendeve tė tribunės sė saj nė Yankee Stadium dhe nė vjeshtė Blankfein ndėrmorri njė ofensivė reklamuese qė i tregonte shtypit origjinėn e tij tė thjeshtė. Ajo ēka Goldman nuk kap ėshtė se e gjithė kjo zallamahi rreth mėnyrave sesi ka pėrfituar nga paraja publike e ka burimin nė njė frikė tė thellė qė ka ekzistuar pėr njė kohė tė gjatė midis atyre qė mendonin se e njihnin shumė mirė kompaninė. Ėshtė njė frikė qė, siē e thotė njėri, "aftėsitė" e Goldman po "ecin nėpėr shi dhe po ia kalojnė pa u lagur". Ėshtė njė frikė se Goldman e ka trukuar lojėn, edhe pse askush nuk mund ta provojė kurrė si, jo vetėm prej lidhjeve politike, por edhe prej pėrmasave dhe fuqisė sė jashtėzakonshme tė tij. Ekziston edhe njė besim se pavarėsisht fjalėve tė bukura rreth klientėve dhe kulturės (oh, sa shumė flitet pėr tė!) Goldman i sotėm kujdeset pėr njė gjė dhe pėr njė gjė tė vetme: bėrjen e parave pėr vete. Thotė njė drejtues i nivelit tė lartė nė Wall Street: "Pse keni biznes? Sepse keni njė blerės. Ju duhet tė bėni njė fitim tė arsyeshėm. Por a ėshtė e mundur qė Goldman tė ketė ndryshuar nga njė kompani qė kishte blerės nė njė kompani qė ėshtė e zgjuar si dreqi dhe fiton njė dreq parash?". Njė kompani legjendare E themeluar nė vitin 1869, Goldman Sachs nė ditėt e para qe njė kompani copė-copė herreje nė njė botė bankash investimesh tė privilegjuara (tė tilla si J. P. Morgan), qė kontrollonin tė gjitha klientėt e vlefshėm korporativė. Nė vitin 1929, Goldman pothuajse u dėrrmua nga njė partner - menaxher tėrheqės i quajtur Waddill Catchings, i cili krijoi atė ēka njihet si Goldman Sachs Trading Corporation - njė histori e treguar nė detaje tek "The Partnership" i Charles Ellis. Nė thelb, ky qe njė trust i cili pėrdorte borxhet pėr tė blerė kompani tė tjera, qė pėrdornin mė shumė borxhe pėr tė blerė kompani tė tilla - me fjalė tė tjera, njė bombė me sahat borxhesh, pak a shumė nė tė njėjtėn mėnyrė qė trustet moderne planifikojnė tė blejnė kredi pronash duke u bėrė bomba me sahat borxhesh. Kur erdhi kolapsi i pashmangshėm, rezultati e degjeneroi Goldman pėr dekada me radhė. Shėndoshja e kompanisė i detyrohet nė njė pjesė tė madhe Sidney Weinberg, i cili nė mėnyrė tė famshme ju bashkua Goldman nė vitin 1907 si pastrues. Ndėrsa Weinberg ndėrtoi biznesin bankar tė kompanisė, Gus Levy, njė i larguar nga Tulane University, zhvilloi njė linjė anėsore tė mrekullueshme aksionesh dhe bonosh. Nė vitin 1969 ai mori punėn e Weinberg nė krye tė Goldman. Kur vdiq nga njė infarkt nė vitin 1976, djemtė e Weinberg, John dhe John Whitehead, njė i lindur nė Harvard, veteran i Luftės sė Dytė Botėrore i diplomuar nė Harvard, vazhduan qė ta transformojnė Goldman nė njė lojtar tė madh nė investimin bankar. Pėr pjesėn mė tė madhe tė historisė sė Goldman, tė dyja botėt - ajo xhentile e bankimit dhe ajo luftarake e tregtimit - ekzistuan nė njė lloj balance. Teksa kompania rritej, ajo zhvilloi njė kulturė unike, tė karakterizuar nga puna e rėndė, shumė e vėshtirė, besnikėria, fshehtėsia dhe njė mungesė dukshmėrie. Drejtuesit e lartė, ndryshe nga ato tė kompanive tė tjera, nuk kishin zyra madhėshtore me banjo private. Nė fundin e viteve '70, Whitehead vuri nė letėr ato qė janė akoma 14 Parimet e Biznesit tė Goldman. I pari: "Interesat e klientėve tanė gjithmonė janė mbi tė gjitha". Dikur, tė jashtmit mund ta shikonin kėtė parim nė veprim. Nė epokėn e marrjeve nėn kontroll armiqėsore, Goldman nuk do t'i bėnte ato dhe kompania qe e fundit nė Wall Street qė filloi njė biznes menaxhimi parash pėr individėt e pasur, pėr shkak se nuk mendonte se duhej tė konkurronte me kompani menaxhimi parash tė mėdha, qė gjithashtu qenė kilentė tė operacioneve tregtare tė saj. Nga fillimi i viteve '90, Morgan Stanley dhe Goldman Sachs qėndronin nė majėn e ēatisė sė Wall Street. Por edhe atėhere, Goldman kishte njė mistikė tė cilės Morgan i mungonte. Tė brendshėm dhe tė jashtėm kanė luftuar pėr njė kohė tė gjatė qė tė pėrkufizojnė ingredientin e fshehtė tė Goldman Sachs. Ai ėshtė njė pėrzierje pune tė rėndė, shumė tė vėshtirė, konkurrence intensive dhe diēka qė i afrohet shumė punės nė ekip, megjithėse kjo e bėn kulturėn tė tingėllojė mė tė dashur nga sa realisht ėshtė. "Kompania ėshtė grushtash dhe bėrrylash tė forta, por kjo fshihet prapa dorezės sė kadifenjtė tė punės nė ekip dhe kolegjialitetit", tregon njė ish-administrator. Vendi nuk emeton kėnaqėsinė qė shpesh vjen me pasurinė e madhe. Mė shumė, ai emeton ankth. Kam punuar atje tri vjet si analiste dhe kujtoj se shumica e njerėzve nuk mund tė pėrfitonin nga radha e gjatė e makinave tė zeza qė prisnin deri nė mesnatė jashtė 85 Broad Street pėr t'i ēuar nė shtėpi. Nė vend tė kėsaj, ata duhej tė telefonin taksi, pasi kurrė nuk u larguan herėt sa duhet. Gjithashtu, kujtoj se tė kishe njė lėkurė tė nxirė nė verė ishte shenjė e keqe, pasi kjo nėnkuptonte se nuk punonin aq sa duhet. Shpesh do t'i dėgjoni njerėzit e Goldman tė flasin pėr "quartilers", pasi Goldman i ndan njerėzit e tij nė grupe tė bazuara mbi performancėn. Zakoni do tė ishte: "Ju nuk dėrgoni njė quartiler tė dytė pėr tė ngritur njė biznes". Por, sigurisht, jo vetėm kėrkesat, por shpėrblimet - nė termat e prestigjit dhe parave - janė mė tė mėdha. I ndrojturi nuk do ta trashėgojė kompaninė Nė fillimin e viteve '90, Goldman pėrballoi njė prej testimeve mė tė mėdha nė historinė e tij. Pas humbjesh tė mėdha tregtimi, njė rezultat i puntimit nė obligacione tė ecura keq nė Londėr, partnerėt filluan qė tė largohen dhe t'i tėrhiqnin kapitalet e tyre. Kjo qė njė gjendje "shumė e lėkundur", kujton njė ish-partner. "Ata prej nesh qė u bėnė partnerė nė vitin 1994 aktualisht duhej tė paguanin (para nė partneritetin pėr tė pėrballuar humbjet). Tė zgjuarit po largoheshin tė gjithė". Nė kėtė vakuum lidershipi hyri Jon Corzine, njė tregtues investimesh me fitim fiks dhe besues i verbėr se Goldman duhet tė bėhej publik. Ndėrsa Morgan Stanley u kish shitur aksione publikut nė vitin 1986, Goldman ishte partneriteti i fundit privat i Wall Street. Nė dhjetor tė atij viti ai filloi tė debatojė seriozisht idenė e tė bėrit publik, sipas The Partnership, por mjaft pyetje dukej se e ndalonin gjithmonė realizimin: Ēfarė do tė ndodhte me kulturėn nėqoftėse kompania bėhej publike? Dhe si do t'i ndanit paratė nė mėnyrė tė ndershme midis partnerėve tė rinj, partnerėve tė vjetėr dhe ish-partnerėve? Megjithatė, nga viti 1998 Corzine e kish bindur pjesėn tjetėr tė kompanisė. Por pėrpara se Oferta Fillestare Publike tė mund tė shpallej, hedge-fund 4.6 miliardė dollarė, Long Term Capital Management u shkri, duke shkaktuar njė krizė nė Wall Street. Rriskimit masive tė L.T.C.M-sė qenė financuar me njė sasi tė tepruar borxhi dhe, ndėrsa tregtimet ecėn keq, i gjithė Wall Street qė i kish huazuar para L.T.C.M-sė dhe shpesh kopjuar tregtimet e tij, hynė nė tilt. Njėlloj si ato nė kompanitė e tjera, operacioni i tregtimit me tė ardhur fikse, qė ishte fusha e Corzine, pėsoi humbje tė mėdha. Tashmė, Corzine kish provokuar mėri tė madhe nga qė e quante veten C.E.O. dhe vepronte nė mėnyrė tė njėanshme, edhe pse Goldman gjithmonė ishte drejtuar nga komiteti ekzekutiv shumė i fuqishėm i tij. Kėshtu, komiteti nė atė kohė me 5 anėtarė organizoi njė puē dhe e largoi Corzine. Ata e zėvendėsuan atė me Henry Paulson, njė i lindur nė Illinois qė e bėri karrierėn e tij nė kompani nėpėrmjet biznesit tė suksesshėm tė investimit bankar. (Nė mėnyrė ironike pėr Corzine, mė sė fundi Goldman i shiti aksionet pėr publikun me 53 dollarė copa nė pranverėn e 1999, gjė qė nėnkuptonte se, ashtu si me kompanitė e tjera tė bėra publike tė Wall Street, Goldman nuk po luante me kapitalin e partnerėve, por me paratė e aksionerėve). Paulson ėshtė njė grumbull i gjallė kontradiktash. Njė njeri tejet kompetitiv, ai ėshtė gjithashtu njė konservacionist i flaktė qė trembej kur zogjtė do tė fluturonin nė dritaret e xhamta tė 85 Broad. Ai ėshtė njė Christian Scientist i pėrkushtuar, talenti kryesor i tė cilit tek Goldman dhe nė qeveri qe njė pragmatizėm brutal. "Hank i bėn gjėrat", siē thoshte njėri. Dhe, megjithėse prania frikėsuese dhe zėri i trashė i Paulson janė tani tė mirėnjohura pėr miliona amerikanė, mė pak e dukshme ėshtė njė cilėsi ēuditėrisht e vlerėsuar. Shumica e njerėzve qė e njohin mendojnė se ai thotė gjithmonė tė vėrtetėn, kryesisht pse nuk ėshtė i aftė pėr shkathtėsinė verbale qė ėshtė kritike pėr simulimin. "Ai nuk e donte kurorėn, por e mbante mirė atė", qe fjala midis disa partnerėve lidhur me qėndrimin e Paulson si C.E.O nga viti 1999 deri mė 2006. Botė e re dhe progresive Ngritja e Lloyd Blankfein, i cili u bė C.E.O. nė vitin 2006, ėshtė pjesėrisht njė testament ndaj ecjes sė ngadaltė tė pandalshme tė fuqisė sė parasė tek Goldman Sachs. Gjatė viteve tė para tė mbretėrimit tė Paulson, trashėgimtarėt e dukshėm qenė bashkadministratorėt e tij tė pėrgjithshėm, John Thain dhe John Thornton. Thornton qe njė bankier klasik Goldman Sachs, njė mendimtar krijues qė qe i madh me klientėt. Por kritikėt e tij thonė se i kishte disa dobėsi, pėrfshi njė urrejtje pėr detaje menaxhimi jo fort tė pastra. Nė fund, nė njė takim nė zyrėn e tij nė vitin 2003, Paulson i thotė atij se nuk do tė bėhej C.E.O. Megjithatė, dikush afėr me Thornton thotė se ai tashmė po bėnte plane pėr t'u larguar pasi e kuptoi se Paulson, qė fillimisht u planifikua tė shėrbente si C.E.O. vetėm pėr pak vjet, nuk po dilte gjėkundi. Kaishte dhe diēka tjetėr. Thornton qe gjithashtu dyzues ndaj asaj qė e ndjente se ishte njė ndryshim tek Goldman: njė ankth i sapozbuluar tė bėrjes sė parave me ēdo kusht. Ai besonte se institucionet e mėdha duhej tė qėndronin pėr diēka mė shumė. Nga ana tjetėr, Thain qe "djali i mirė", siē e paraqet njė drejtues i Goldman. Njė ish-kryesues i biznesit tė kredive pėr pasuritė e paluajtshme qė u bė shefi i pėrgjithshėm financiar i kompanisė nė vitin 1994, ai dinte nė mėnyrė tė detajuar sesi vepronte Goldman Sachs. Edhe atij iu desh qė ta rimendojė tė ardhmen e tij kur Paulson vendosi tė qėndrojė dhe disa thonė se fuqia bazės mbėshtetėse tė tij filloi qė tė shkėrmoqet ndėrsa raca e re e tregtuesve tė Goldman bėnte gjithnjė e mė shumė para. Njė ish-drejtor menaxhimi tregon se Goldman i vjetėr i bėnte paratė e tij nėpėrmjer bėrjes publik tė Ford, Goldman i ri i bėnte paratė e tij duke mbrojtur koston e platinit pėr Ford. Dhe ky biznes nuk kryhej nga John Thain, por nga Lloyd Blankfein. Nė vitin 2003, Paulson vendosi qė tė emėrojė Thain dhe Blankfein si bashkėC.O.O, por Thain e kuptoi sinjalin e qartė. New York Stock Exchange filloi qė ta rekrutojė atė si C.E.O-nė e tij dhe nė fund tė 2003 ai e mori punėn. Njė prej gjėrave mė tė habitshme rreth 55-vjeēarit Blankfein ėshtė se sa i pėlqyeshėm ėshtė. Me flokė tė rėna dhe i shkurtėr, ai ėshtė i vetėdijshėm pėr dobėsitė e tij, ka njė ndjenjė tė hollė humori dhe dashuri pėr fjalė tė pista. Ai erdhi tek Goldman nėpėrmjet J. Aron, njė kompani tė cilėn Goldman e bleu nė vitin 1981. "Unė kam qenė i padukshėm pėr 24 nga 27 vitet kėtu", thotė Blankfein. "Nuk ėshtė sikur e kėrkova". Por ky shpjegim i thjeshtė maskon njė anė tjetėr tė Blankfein. Nga brenda, Blankfein shihet si jashtėzakonisht "komercial", gjė qė nė tė folmen e Goldman nėnkupton tė kesh talent pėr bėrjen e parave. "Blankfein ėshtė Paulson nė steroide", thotė njė klient, duke iu referuar kompetitivitetit tė Blankfein, edhe pse ai rrallė angazhohet nė njė shfaqje tė forcės bruto. "Nėqoftėse (ish C C.E.O i Lehman) Dick Fuld ėshtė ēomange, atėhere Lloyd Blankfein ėshtė njė biēak", ėshtė kjo mėnyra sesi Anthony Scaramucci, njė ish-Zėvendėspresident i Goldman, i cili tani drejton SkyBridge Capital, shpjegon Blankfein. Gjatė viteve njė kritikė qė ka ngjitur lidhur me Blankfein ėshtė se ai nuk ndjehet rehat me njerėz qė nuk janė dora e tij. Kėta "njerėz" janė zakonisht tregtues. "Grupi qė aktualisht po drejton Goldman nuk ėshtė njė grup shumė i ndryshėm dhe kjo ėshtė potencialisht shumė dėmtuese pėr kompaninė", thotė njė ish-partner. C.O.O-ja Cohn u rrit tek J. Aron dhe, nėqoftėse ana mė mizore e Blankfein ėshtė e maskuar nga humori, grushtat e Cohn zakonisht janė shumė tė dukshėm. "Cohn ėshtė shumė si Fuld", thotė njė tjetėr partner i Goldman. "Ai ėshtė njė tregtues shumė i ashpėr dhe agresiv". Njė ish-tregtues thotė: "Gary ka qenė gjithmonė dora e Lloyd. Desha tė them, gjithmonė". Nėn lidershipin e ri, kultura e kompanisė dukej se po ndryshonte. Njėherė e njė kohė nė njė tė kaluar jo shumė tė largėt, edhe njė Goldmanas nuk do tė kishte arritur nė 1 milion dollar nė vit. Por gjatė viteve tė fundit numrat qenė bėrė shumėfishi i kėsaj shume. (Sigurisht, kjo ėshtė veēanėrisht e vėrtetė nė Wall Street, por nė mėnyrė tė veēantė tek Goldman). Nė vitin 2007, Blankfein bėri 68.5 milionė dollarė, shumė e madhe ndonjėherė pėr njė C.E.O tė Wall Street. Cohn bėri 67.5 milionė dollarė. E ndershme ose jo, kemi njė ndjesi se numrat kanė rėndėsi pasi Goldman i ri kujdeset pėr pėrballjen me djemtė e hedge-fund. "Ēdonjėri pėlqen qė ta urrejė Goldman Sachs dhe Goldman pėlqen qė ta urrejė komunitetin hedge-fund", thotė njė tregtues. "Ata janė bėrė tė pasur, por jo aq tė pasur sa Louis, Julian apo George" (menaxherėt legjendarė hedge-fund Louis Bacon, Julian Robertson dhe George Soros). Nėn Blankfein, Goldman vazhdoi qė tė rritej eksponencialisht: nė vitin 2007, tė ardhurat e kompanisė qenė 46 miliardė dollarė, pothuajse tri herė mė shumė se ato tė vitit 2000. Nė pjesėn mė tė madhe, kjo qe rezultat i njė strategjie tė filluar nėn Paulson, por tė pėrqafuar nga Blankfein, nė tė cilėn Goldman nuk qėndronte mė menjanė, duke shpėrndarė kėshilla, por mė shumė investonte paratė e saj pėrkrah klientėve tė saj". Tani Goldman kishte njė biznes menaxhimi parash; njė biznes tė madh private-equity, duke nėnkuptuar se ndėrsa fondet e mėdha blerėse janė klientė tė Goldman, ato janė gjithashtu konkurentė tė tij dhe njė biznes proprietary trading, i cili ekziston nė mėnyrė specifike pėr tė tregtuar kapitalin e Goldman nė emėr tė Goldman - kėshtu qė klientėt hedge-fund janė gjithashtu konkurentė. Nėpėr shumė biznese tregtare tė Goldman, ėshtė e ngatėrruar vija se kur kompania vepron pėr vete dhe kur vepron nė emėr tė klientėve. Brenda "Kutisė sė Zezė" Pavarėsisht deklarimeve financiare publike qė Goldman nėnshkruan ēdo tremujor, asnjė i jashtėm nuk mund tė tregojė sesi realisht kompania i bėn paratė e saj. Ju nuk mund tė shikoni brenda "kutisė sė zezė" tė perandorisė tregtuese. Blankfein thotė se vetėm rreth 10 pėrqind e fitimeve tė Goldman vjen nga tregtime tė pastra pronėsore, por nuk ekziston asnjė mėnyrė qė njė i jashtėm tė mund ta provojė kėtė nė mėnyrė tė pavarur dhe, gjithsesi, ajo ēka ndodhet nė kutinė e zezė gjithmonė ndryshon, kėshtu qė numrat janė tė rėndėsishėm vetėm nė momentin aktual. "Goldman e ndryshon makinėn e gurabijeve ēdo herė", thotė analistja e pavarur Meredith Whitney. "Por nuk ėshtė e njėjta gurabije. Nėpėr pjesėn tjetėr tė Wall Street, kemi gjithmonė tė njėjtėn", nėpėrmjet sė cilės ajo nėnkupton se Goldman i axhuston nė mėnyrė konstante strategjitė e tij tė investimeve, nė kundėrshtim me bankat e tjera, tė cilat tentojnė tė jenė mė pak reaguese ndaj tregut. Blankfein pėrdor fjalėn "i zhdėrvjellėt" pėr tė pėrshkruar Goldman dhe nė mėnyrė tė padiskutueshme ėshtė. Njė efekt anėsor ėshtė se nė njė kompani ku prodhimi i fitimeve ndihmon qė tė ngriheni, bankimi ėshtė bėrė tani njė aksesor i biznesit tregtar, ku bėhet paraje reale. Steve Scherr, njė veteran 17-vjeēar i Goldman qė ndihmon zhvillimin e biznesit tė investimit bankar, pretendon se nuk ndjehet i marxhinalizuar. "Mėnyra sesi mendohet bankimi brenda kompanisė ka ndryshuar", thotė ai. "Bankimi ka marrė njė prani nė rritje si forca shitėse e kompanisė". Me fjalė tė tjera, kur Goldman kėshillon njė kompani qė dėshiron ta shesė veten, bankieri Goldman qė e fiton kėtė marrėveshje mund tė jetė gjithashtu nė gjendje qė ta sjellė Goldman si investitor apo t'i sjellė tregtuesit e Goldman qė t'ia shesin kompaninė njė hedge- fund kundrejt njė rėnieje nė njė valutė tė huaj e kėshtu me radhė. Por jo ēdonjėri e shikon kėtė nė mėnyrė tė tillė tė gėzueshme. Njė ish-partner shpjegon se bankat e investimeve kanė konflikte interesi. Nė pikėpamjen e tij, kėto konflikte kanė marrė njė ton mė tė errėt. Pėr shembull, disa vjet mė parė, bankierėve tė Goldman iu thuhej se duhet tė ndihmonin qė tė shiteshin mė shumė derivate. "Le tė themi se keni njė klient me problem valute tė huaj. Domethėnė, ju sillni ekspertin e shkėmbimit tė huaj tė Goldman dhe ai iu jep njė ēmim. Unė ia jap klientit ēmimin e Goldman, pėr shkak se ekziston njė tryezė tek Goldman qė po bėn para lidhur me tė". Kjo futet nė zemrėn e ankimeve rreth Goldman nga tė tjerėt nė Wall Street, tė cilėt shpesh janė shumė mė tė hidhura. Kur Blankfein flet se ėshtė "aq afėr me klientėt sa qė mund ta shikoni modelin mė mirė se kushdo tjetėr", disa kanė frikėn se kjo nėnkupton qė kompania e tij po pėrdor informacion klienti nė mėnyra qė nuk janė domosdoshmėirsht nė interesat mė tė mira tė tij (Megjithėse pak nė biznes mendojnė se Goldman do ta kalojė linjėn nė ilegalitet). Nė tė folmen e Wall Street, njė "palė" - domethėnė, personi nė anėn tjetėr tė tregtisė, nė kundėrvėnie me atė qė pėrfaqėsoni ju - ėshtė si njė i rritur qė lejon dhe tash e prapa shprehja qė shpesh do tė dėgjoni: Goldman Sachs i ri nuk ka klientė - ka palė. Kėto probleme janė veēanėrisht tė theksuara midis hedge-fund. "Njerėzit frikėsohen se mos janė nė biznesin tim dhe janė mė tė mirė se unė", thotė njė menaxher investimesh. Pyet njė tjetėr hedge-fund tregtues: "A janė Yankees? Jo, aktualisht Yankees humbėn! Goldman nuk humbet kurrė dhe njerėzit thonė se janė njė hedge-fund! Nuk ėshtė aspak hedge-fund. Hedge-fund humbasin para". Megjithatė, kur pyetet nėse bėn biznes me Goldman, ai pėrgjigjet: "Sigurisht qė bėjmė biznes me ta, jam i detyruar qė ta bėj. Ėshtė njėlloj si mafia qė menaxhon plehrat. Ju i paguani tarifat e tyre, pėr shkak se keni nevojė qė plehrat tuaja tė largohen". Duke krasitur hedge-fund E gjitha kjo shpjegon se pse Wall Street e dashuronte betejėn midis menaxherit tė hedge-fund Jim Chanos dhe drejtuesit tė Goldman Sachs Marc Spilker, bashkėkryetar i degės sė menaxhimit tė aseteve. Tė dy janė komshinj nė Hamptons dhe kanė njė konflikt rreth zgjerimit tė njė shtegu qė tė nxjerr nė plazh. Ndėrsa ēėshtja akoma ėshtė nė diskutim, Spilker mblidhi njė ekip pėr tė shpartalluar hedge-fund lidhur me pronėn e Chanos. Chanos, i cili thotė se i pagoi Goldman midis 40 dhe 50 milionė dollarėve, u pėrpoq t'i ankohej Blankfein. Njė prej zėvendėsve tė tij i tha Chanos se C.E.O.-ja nuk do t'i dėgjonte ankesat e tij lidhur me ēėshtjen dhe, mė tej akoma, Goldman nuk e pėlqente mėnyrėn sesi ai, Chanos, po e menaxhonte kėtė punė. Chanos e pa kėtė si njė shenjė tė prekshme se nė Goldman e ri klientėt nuk kishin mė vlerė. Ai i tėrhoqi tė gjitha biznesin e tij brenda dy javėsh. Pėr ēdo preokupim rreth mėnyrės sesi Goldman trajton klientėt e tij Blankfein ka njė pėrgjigje tė thjeshtė, qė ėshtė se pjesa e tregut e Goldman ėshtė serish numri 1 dhe, ndėrsa disa thonė se bėjnė biznes me Goldman pėr shkak se gjithėprania e kompanisė nėnkupton qė duhet tė bėjnė, ka dhe njė arsye tjetė, tė cilėn edhe kritikėt mė tė hidhur tė tij e pranojnė: Goldman ėshtė mė i miri. Pse ndodh kjo?, u pyet njė menaxher hedge-fund qė sapo e kish pėrfunduar shpjegimin e tij tė zjarrtė rreth faktit se si ai nuk i beson Goldman. "Nė tė vėrtetė nuk mund t'u them pse ėshtė mė i miri. Thjesht ėshtė mė i miri", thotė ai. "Ėshtė ora 6 pasdite nė New York City dhe Goldman do ta gjejė sesi ta kapė njeriun e duhur nė Hong Kong - njeri me tė cilin nuk kemi folur kurrė - nė telefon pėr tė na pėrshkruar saktėsisht atė qė duam tė dimė. Ai do tė jetė plotėsisht i informuar". Ai qesh. "Pėrpiqu ta bėsh tė njėjtėn gjė. Ata nuk mund tė kuptojnė se ēfarė dinė, le mė pastaj sesi tė pėrfitojnė prej saj". Lėmshi i kredive tė shtėpive Nė mėnyrė tė habitshme, ajo ēka ndodhi nė fillimin e krizės sė subprime u konfirmoi njerėzve tek Goldman Sachs atė ēka thelbėsisht ata besonin rreth vetes sė tyre, se realisht janė mė tė mirė se kushdo tjetėr nė Wall Street. Por pėr shumė jashtė saj ajo ofronte nė tė vėrtetė provėn se Goldman e vendoste mbrojtjen e interesave tė veta pėrpara mbrojtjes sė interesave tė klientėve. Nė dhjetor tė vitit 2006, rreth njė vit pėrpara se ēdo kompani tjetėr e Wall Street filloi tė kuptojė magnitudėn e krizės. Nė gusht tė 2007 - qė qe menjėherė pas Chuck Prince, nė atė kohė C.E.O. i Citigroup, tha batutėn e famshme: "Pėr aq kohė sa luan muzika, ju duhet tė ngriheni e tė kėrceni"- Goldman Sachs po e linte platenė e kėrcimit. Tashmė kompania kish filluar qė tė shiste dhjetėra miliarda dollarė prej huave tė mėdha nė librat e saj qė qenė pėrdorur pėr tė financuar marrėveshjet e shitjeve. "Nė retrospektivė, nuk ka asnjė njeri qė nuk do tė kish shitur kur ne po shisnim", thotė Steve Scherr. Sa e vėrtetė! Goldman thjesht pa atė qė kushdo tjetėr mund - dhe duhet - ta kishte parė: ēmimet e aksioneve tė mbėshtetura nga kreditė banesore dhe mė pas huat e mėdha po binin. Ēdo ditė dhe gjithmonė, Goldman nė mėnyrė rigoroze regjistron fitime dhe humbje bazuar nė faktin se ku mund t'i shesė pozicionet e saj. Pėr shkak se ato vlera po binin, Goldman po pėsonte humbje nė biznesin e kredive banesore gjatė gjithė kohės. Kjo i bėri nervozė tregtuesit e kėtyre kredive, David Lehman, njė drejtor menaxhues nė grupin e tregtimit tė kredive banesore tė Goldman, thotė: "Qoftė tė tregėtoni kredi subprime apo banane, nėqoftėse gjėrat nuk ecin sipas mėnyrės tuaj, atėhere duhet tė bėheni mė i vogėl". Pėrveēse shumica e konkurrentėve tė Goldman nuk e bėri njė gjė tė tillė, nė kompanitė e tjera tregtuesit e kredive banesore u pėrpoqėn qė t'i mbronin feudet e tyre, duke argumentuar se rėniet qenė tė pėrkohshme. Ata i mbajtėn apo deri dhe i rritėn pozicionet e tyre - dhe refuzuan qė tė pranojnė se po humbisnin para. Dyshimet dhe paralajmėrimet rrallė arrinin nė nivelet drejtuese, por edhe nė ato raste qė shkonin, u injoruan nė dėshirėn pėr t'i mbajtur nė jetė kohėrat e mira. "Fillimisht janė shpresat dhe lutjet e njerėzve dhe mė pas realiteti i tregut. Nuk mund t'i pėrzieni tė dyja", thotė Cohn sot. Megjithatė, Goldman nuk shiti vetėm aksione kredish banesore dhe ndaloi bėrjen e biznesit. Nė periudhėn menjėherė pas krizės, shpėrthyen kritika se Goldman kish vazhduar tė shiste aksione tė mbėshtetura nga kreditė banesore klientėve tė tij, ndėrsa luante kundėr vetė kėtyre pėr llogari tė vet. Nė mėnyrė tė qartė nė termat mė tė thjeshtė tė mundshėm, kjo ėshtė e vėrtetė: ndėrsa Goldman nuk qe kurrė garantuesi mė i madh i C.D.O.'s (collateralized debt obligations - mjeti i pėlqyer i Wall Street pėr aksionet e mbėshtetura nga kreditė banesore), kompania qėndroi nė pesėshen kryesore deri verėn e vitit 2007, kur rėnia e tregut u ndal. Goldman argumenton se blerėsit e C.D.O.'s-ve tė tyre qenė vetė investitorė tė sofistikuar, tė cilėt qenė tė aftė nė marrjen e vendimeve tė tyre. Me fjalė tė tjera, ata qenė palė kontraktuale. "Ju nuk e hiqni njė privilegj vetėm pse keni njė pikėpamje tė njė tregu", thotė Cohn. "Kur bėjmė njė ofertė fillestare publike, njerėzit nuk e kėrkojnė pikėpamjen tonė pėr tregun e aksioneve". Por njė interpretim mė pak liberal u dha nė njė seri tė kohėve tė fundit tė McClatchy Newspapers, e cila pėrmend njė raport analize qė e pėrshkruan Goldman se ėshtė "vetėm i interesuar nė shtytjen e inventarit tė ndyrė tė tij nė investitorė tė paditur dhe natyrisht tė lehtė pėr t'u mashtruar". (Njė zėdhėnės i Goldman thotė: "Deklarata nuk ėshtė e vėrtetė. Seria McClatchy karakterizohet nga pretendime tė pabazuara, insinuata dhe falsitete tė pastra". Megjithatė, McClatchy i qėndron serisė sė tij). Dhe kėshtu, nėqoftėse Goldman i vjetėr pėrkufizohej nga refuzimi i tij pėr tė bėrė marrje nė zotėrim armiqėsore, Goldman i ri pėrkufizohet nga aftėsia e tij nė mbrojtjen e interesave tė veta. Me beneficin e gjykimit retrospektiv, ekziston njė aspekt tjetėr i historisė qė mund tė rezultojė nė analizė tė fundit tė jetė mė shqetėsues dhe Goldman e ka bėrė tė njohur se, sė bashku me institucionet e tjera financiare, ka marrė kėrkesa pėr informacion nga "agjenci tė ndryshme qeveritare" lidhur me "kreditė subprime dhe konvertimet nė kesh, collateralized debt obligations dhe produktet sintetike tė lidhur me kreditė subprime". Njė shpikje e re qė Street krijoi qe diēka e quajtur C.D.O., qė ishte sikur tė bėje njė monedhė: duhet tė keni dy anė, kokė dhe pilė, tė gjatė dhe tė shkurtėr. Praktikisht, personi qė ka pilė apo ėshtė i shkurtėr i bėn pagesa tė vogla personit me kokė pėr aq kohė sa aksionet qė pėrbėjnė C.D.O.-tė po ecin mirė. Nėqoftėse ecin keq, atėherė pagesa e madhe ecėn nė rrugė tė kundėrt. Investitorėt nė njė C.D.O. mund tė zgjedhin qė tė blejnė njė seri aksionesh, nga ata qė supozohet se janė mė tė sigurtat deri tek ato mė tė rrezikuarat, apo tė drejtė, pozicion. Personi qė zotėron pronėsinė ėshtė i gatshėm qė tė bėjė maksimumin pėr marrjen e rrezikut mė tė madh, por vetėm pasi ēdo njeri tjetėr paguhet. Transaksion me taksapaguesin Siē e dinė shumė njerėz, kompanitė e Wall Street janė entitete tė brishta, tė cilat kanė nevojė pėr tregun qė tė financojnė veten. Pėr shkak se ėshtė mė lirė pėr ta qė tė huazojnė para afatshkurtėr sesa tė huazojnė para afatgjatė, gjatė viteve tė flluskės deridiku tė gjitha filluan qė tė mbėshteten nė paranė afatshkurtėr - tė cilėn do ta pėrdornin pėr tė blerė asete tė tilla si imobiliare apo kompani tė tėra qė nuk mund tė shiteshin menjėherė. Ėshtė njėlloj sikur tė blinit njė shtėpi dje, banka nė ēdo kohė tė ketė tė drejtėn e pagesės sė plotė tė nesėrmen. Goldman e menaxhonte bilancin e saj nė mėnyrė mė konservatore si shumė prej homologėve dhe u bė akoma mė konservatore pasi huadhėnėsit Bear Sterns e shtypėn ēelėsin brenda natės nė mars tė 2008. Nė atė koha kriza goditi 85 Broad Street, gjashtė muaj mė pas Goldman pati 114 miliardė dollarė nė kesh dhe financimi shumė i pakėt qė kish nevojė duhej tė paguhej nė mė pak se 100 ditė. Kjo ėshtė njė pjesė e madhe e faktit qė pse arkėtarja e Goldman, 40-vjeēarja Liz Beshel, thotė se, "thashethemet pėr vdekjen tonė u ekzagjeruan shumė". Ajo shton se kėrkesat pėr kesh kurrė nuk u bėnė mė tė mėdha nga ēka Goldman kish planifikuar. Nė total, kompania shprehte njė qėndrim joemocional rreth tė gjithė ēėshtjes. Kur u pyet Gary Cohn nėse ishte i frikėsuar rreth vlerės sė aksioneve tė Goldman, e cila ra vertikalisht nga 207.78 dollarėt e shkurtit 2007 nė 47.41 dollarėt e nėntorit, ai thotė: "Nuk qe frikėsuese aspak". "Nonsens i plotė dhe absolut", thotė dikush qė e njeh mirė Cohn. Nė tė vėrtetė, njė rėnie e ēmimit tė aksioneve mund tė bėhet njė profeci e realizuar, pėr shkak se ndėrsa aksionet bien, besimi avullon dhe, siē e thotė njė tjetėr drejtues i nivelit tė lartė nė Wall Street: "Nuk ka rėndėsi qė ēfarė bilanci tregoni. Nėqoftėse prishni besimin, paraja do tė fillojė tė largohet nga institucioni". Ose siē e thotė pėr modelet e kompanisė njė person tjetėr qė e njeh mirė Goldmanm: "Nė njė mjedis si ky, modeli nuk do tė thotė asgjė". Ka dėshmi se ndėrsa ēmimi i aksioneve binte vertikalisht nė vjeshtėn e 2008, kati i 30-tė i 85 Broad Street nuk qe dhe aq parajsa e qetėsisė qė kėrkon tė na sugjerojė tani Goldman. Mė 14 shtator, fundjavėn qė Lehman falimentoi, John Mack i Morgan Stanley dhe John Thain, nė atė kohė C.E.O. i Merrill Lynch, po e nxisnin Securities and Exchange Commission qė tė ndalonte shitjen me qėllim blerjen e mėpasme, nė tė cilėn investitorėt rriskonin se njė aksion do tė binte. Blankfein ishte kundėr. Nė fund tė fundit, Goldman Sachs beson tek tregu, nė tė cilin aksionet duhet tė bien, si dhe tė ngrihen. Por atė javė, teksa kriza ashpėrsohej, Blankfein ndryshoi mendje. Kur Mack dhe Blankfein folėn tė martėn, Blankfein tha: "Keni tė drejtė. Ne duhet tė bėjmė diēka lidhur me kėtė". Mė pas ai i tha Presidentit tė S.E.C.-it Christopher Cox, agjencia e tė cilit mund tė pėrdorė pushtete emergjence pėr tė ndaluar njė aktivitet tė paligjshėm, se ai ishte pėr ndalimin. "Unė jam pėr tregun", tha Blankfein, i cili sot e pėrshkruan situatėn si "delikate". "Por kur ndjehej sikur qe bėrė abuzive, kur qe para e lirė pėr ndėrmjetėsit qė po shisnin me qėllim qė tė blinin pasi tė binin ēmimet qė po grumbullohej, kur ndjehej shumė pak si treg dhe shumė mė tepėr se po manipulohej, atėherė unė 'I crossed over'". "Ajo qe tėrėsisht njė problem se ku qėndronit", thotė njė person familjar me ngjarjet. "Nėqoftėse mendonit se ishte tek dera juaj, atėhere ishit pėr ndalimin. Nėqoftėse jo, atėhere kishit njė qėndrim parimor. Ajo qe njė masė e drejtpėrdrejtė e faktit se sa nė panik qe C.E.O-ja nė atė moment rreth humbjes sė kompanisė sė tij". Pavarėsisht tė folurės sė ashpėr tė Goldman, kur tregu bėnte njė gjykim lidhur me vetė atė, kompania shkelte syrin. (Ka mundėsi qė ata qė shisnin tani me synimin qė tė blinin mė vonė nė mėnyrė tė paligjshme po e manipulonin tregun, megjithėse asnjė dėshmi e kėsaj nuk ka dalė). "Do ta pranoj fajin dhe do tė kėrkoja mėshirė nėqoftėse shpėtoni nga tė gjithė akuzat e tjera", thotė Blankfein. Ndalimi i kėrkuar, qė hyri nė fuqi mė 19 shtator 2008, qe njė shenjė se qeveria po bėnte atė qė duhej tė bėnte pėr tė mbrojtur kompanitė e shėrbimeve financiare tė vendit. Por as kjo nuk qe e mjaftueshme pėr tė mposhtur frikėn dhe pas njė ngjitjeje tė shpejtė aksionet e Goldman filluan tė bien sėrish. Atė tė shtunė, Tim O'Neill, njė mik i besuar i vjetėr i Blankfein qė kish mbajtur poste tė ndryshme nė kompani, i telefonoi David Heller, njė bashkėdrejtuesi tė degės sė aksioneve globale, dhe i tha: "Mendoj se ndėrtuam njė shtėpi, e cila nuk mund t'i qėndrojė njė uragani tė kategorisė sė 5-tė. Ky duket si njė uragan i kategorisė sė 5-tė". Por furtuna realisht nuk goditi asnjė, sepse atė natė tė sė dielės, Goldman dhe Morgan Stanley nėnshkruan komunikata pėr shtyp: Me bekimin e Federal Reserve, ato po e transformojnė veten nė kompani bankare. Pėr shkak se banka tė tilla janė tė rregullueshme nga FED-it, kemi njė leje qeveritare qė vjen me emėrimin dhe fakti qė Morgan dhe Goldman u falėn aq shpejt (ndėrsa Lehman jo) - brenda njė fundjave - qe njė shenjė e qartė pėr tregun se Shtetet e Bashkuara nuk do t'i linin tė falimentonin. Dhe mė vonė, nė muajin tetor, pas investimit tė Buffett, Goldman mori 10 miliardė dollarė mė shumė si pjesė e programit TARP. Nė mes tė muajit, Federal Deposit Insurance Corporation filloi njė program sipas tė cilit bankat mund tė tė nėnshkruajnė borxh tė garantuar nga qeveria federale. Eventualisht Goldman nėnshkroi 28 miliardė dollarė borxh tė tillė, afėr limitit prej 35 miliardėsh qė kish caktuar F.D.I.C.-ja. Ndėrsa Goldman e pranonte nė regjistrimet publike tė saj, kompania qe e "paaftė qė tė nxirrte sasira tė konsiderueshme borxhesh afatgjata tė pasigurta nė tregjet publike, pėrveē atyre si rezultat i nėnshkrimit tė aksioneve tė garantuar nga FDIC-ja". Ndoshta ėshtė e vėrtetė qė Goldman nuk pati nevojė pėr ndihmėn e qeverisė, por gjithsesi kompania pėrfitoi plotėsisht nga ndihma e ofruar. Ajo ēka duket e humbur tek drejtuesit e Goldman ėshtė se rėnia nė pikėpyetje e nevojės sė kėsaj ndihme nga ruajtja e avantazhit tė sotėm ka gjithashtu shijen se ju po pėrpiqeni tė keni ėmbėlsirėn tuaj dhe ta hani atė. Dhe kur ata pretendojnė se do t'i kishin bėrė gjėrat ndryshe sikur ta kishin parashikuar kriticizmin rezultues, do tė ishte tunduese qė tė shijonin ilaēin e tyre: Goldman Sachs, ti je njė investitor i zgjuar dhe i sofistikuar, ti e bėre shkėmbimin? Tani jeto me tė. Nė valėn e krizės, njė drejtues i Goldman mori vendimin pėr tė mos e bėrė mė njė gjė tė tillė. Nė shkurt tė 2009, Goldman shpalli largimin e habitshėm tė Jon Winkelried. Pėr shkak se ai kish nxjerrė pėr shitje shtėpinė e tij nė Nantucket pėr 55 milionė dollarė dhe ishte lejuar tė transformonte nė kesh njė pjesė tė interesave tė tij nė shumė fonde tė drejtuara nga Goldman Sachs pėr 19.7 milionė dollarė, pati njė spekulim shumė tė pėrhapur se ai ishte kapur nė vėshtirėsi keshi. Shpjegimi i dhėnė nga njerėz tė afėrt me Winkelried ėshtė deridiku mė tregues. Nė tė vėrtetė, ai i kish mbajtur pothuajse tė gjitha paratė qė kish bėrė gjatė karrierės 27-vjeēare tek Goldman nė aksionet e kompanisė apo nė fondet private-equity tė saj. Ndėrsa kriza intensifikohej, ai donte qė tė nxirrte kesh, nė rast, "Zoti na ruajt, i ndodh ndonjė gjė Goldman", siē ju rrėfye njė miku tė vet. Pėr shkak se termat e investimit tė Buffett e ndalonin Cohn, Winkelried, Viniar dhe Blankfein nga shitja e 90 pėrqind tė aseteve tė tyre deri 3 vjet pas marrėveshjes, Goldman - praktikisht, nė shkėmbim pėr ndihmėn e Winkelried nė shpėtimin e kompanisė nėpėrmjet pranimit tė termave tė forta tė Buffett - i lejoi atij qė tė transformonte nė kesh njė pjesė tė fondeve me njė vlerė mė tė ulėt nga vlera e tyre nė atė kohė. Duke ndihmuar A.I.G.-nė apo Goldman? Brenda Goldman ekziston njė ndjenjė e theksuar krenarie pėr mėnyrėn sesi kompania ia hodhi krizės dhe admirim i madh pėr Blankfein. "Ai qe njeriu i duhur nė kohėn e duhur", thotė O'Neill. Edhe disa klientė kanė njė vlerėsim tė ri pėr Goldman: "Kur punėt po shkonin pėr dreq, Goldman veproi nė mėnyrė shumė tė pėrgjegjshme", thotė njė klient, me tė cilėn nėnkupton se nuk u pėrpoq tė gjuajė nė dobėsinė e kompanive tė tjera. Njė klient tjetėr nėnvizon se ndėrsa kompanitė e tjera pushuan sė pėrgjigjuri telefonave nė kulmin e krizės, Goldman u ndesh me problemet e veta dhe u pėrpoq qė t'i ndihmojė klientėt qė tė ndesheshin me tė tyret. Ka mundėsi qė ajo ēka shumė e shikojnė si histori revizioniste tė Goldman nuk do tė shkaktonte shumė zemėrim sikur tė mos ishte pėr ndihmėn e taksapaguesve tė dhėnė pėr gjigantin e sigurimeve American International Group, tė cilėn shumė e shikojnė thjesht si njė "ndihmė indirekte" tė kreditorėve tė A.I.G.-sė, pėrfshi Goldman Sachs, siē e thotė nė njė letėr tė kohėve tė fundit pėr New York Federal Reserve kongresmeni Darrell Issa, anėtari i pakicės i Komitetit pėr Mbikėqyrjen dhe Reformėn Qeveritare. Por problemi shkon pėrtej parave qė ndryshuan duar. Faktet e pastra janė kėto: Goldman bleu atė qė praktikisht qe sigurim nga A.I.G.-ja (nė formėn e credit-default swaps) me njė vlerė prej rreth 20 miliardė dollarėsh nė C.D.O.'s tė pėrbėra prej aksionesh nė kredi shtėpishė. Marrėveshja ishte ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė A.I.G.-ja duhet ta kthente paranė kesh nė kohė reale ndėrsa vlera e aksioneve binte. Nė verėn e 2007, A.I.G.-ja dhe Goldman kishin luftuar fuqishėm rreth faktit sesa kesh i detyrohej A.I.G.-ja. Pėr shkak se ekzistonte njė diferencė midis asaj qė A.I.G.-ja kishte paguar dhe asaj qė Goldman mendonte se i detyrohej, Goldman bleu sigurime shtesė nga banka tė tjera tė Wall Street, tė cilat do tė shpėrblenin nė rastin qė A.I.G.-ja dėshtonte nė pagimin e detyrimeve tė saj. Viniar tregon njė copė letėr, tė cilėn e quan "Bibla" e tij. Ajo tregon se si dukej gjithēka natėn e sė hėnės pėrpara se qeveria federale tė futej pėr ta marrė pėrsipėr A.I.G.-nė. Nė kėtė pikė, aksionet subprime kishin rėnė nė vlerė me 9.4 miliardė dollarė. Goldman kish grumbulluar 7.5 miliardė nė kesh nga A.I.G.-ja dhe kishte 2.9 miliardė dollarė tė tjerė nga banka tė tjera tė Wall Street. Pėrderisa Goldman kishte ekspozim tė vogėl shtesė ndaj A.I.G.-sė, efekti neto i kėsaj qe se Goldman ishte "nė rregull". Viniar u pėrqesh shumė pse u tregoi analistėve mė 16 shtator 2006 se ekspozimi i Goldman ndaj A.I.G.-sė ishte "i papėrfillshėm", por sipas kėtij pėrkufizimi tė ngushtė, ėshtė e vėrtetė. Ndėrsa mund tė argumentoni se ēfarė do tė kish ndodhur sikur 10 miliardė dollarėt e mbetura tė Goldman nė aksione tė A.I.G.-sė do tė kishin rėnė nė vlerė pas njė falimentimi tė kėsaj tė fundit, problemi ka mundėsi qė do kish qenė i debatueshėm, pėr shkak se mund tė kish patur aspak njė sistem financiar. Pas ndihmės qeveritare tė A.I.G.-sė, me qėllim qė t'u jepte fund kolateraleve ndaj gjigantit tė sigurimeve, New York Federal Reserve - president i sė cilės nė atė kohė qe njė ish-president i Goldman, Steve Friedman - vendosi qė tė blejė njė sasi tė madhe aksionesh qė A.I.G.-ja kish siguruar, pėrfshi 14 miliardė dollarėt prej atyre qė Goldman kish blerė sigurim. Qeveria - nėnkupto taksapaguesit - veproi kėshtu me ēmim tė plotė, megjithėse sipas njė raportimi tė kohėve tė fundit tė Bloomberg, kish pasur negociata me A.I.G.-nė pėr ta bėrė kėtė gjė me 40 pėrqind skonto. Goldman thotė se New York FED e pėrmendi ēėshtjen e skontos vetėm njė herė. Pėrgjigjja e kompanisė: njė jo e prerė. Ndėrsa askush nuk do ta mėsojė ndonjėherė se ēfarė do tė kish ndodhur sikur A.I.G.-ja tė kish falimentuar, thelbi i asaj qė ndodhi ėshtė jashtėzakonisht i qartė. Sipas njė raporti nga ana e Zyrės sė Inspektorit tė Pėrgjithshėm Special, vendimi pėr tė paguar ēmim tė plotė "praktikisht transferoi dhjetėra miliard dollarė kesh nga qeveria tek palėt e A.I.G.-sė". Ose e thėnė ndryshe: pėr shkak se Goldman ndjente qė miliardat i detyroheshin nga A.I.G.-ja, kompania i mori kėto para nga takspaguesit. Problemi mė interesant mund tė jetė roli qė luajti Goldman nė pothuajse shkatėrrimin e A.I.G.-sė. Goldman thotė se qe mė sė shumti njė ndėrmjetės midis A.I.G.-sė dhe klientėve qė nuk do t'ua pėrmendė emrin. Kėshtu, pas ndėrhyrjes qeveritare dhe vendimit tė FED-it pėr tė paguar ēmim tė plotė, kur mori 8 miliardė dollarė nga A.I.G.-ja, Goldman e pėrdori kėtė para, plus miliardat nė kolateral qė mbante tashmė, pėr tė blerė bonot e siguruara tė A.I.G.-sė nga poseduesit e tyre dhe t'ja jepte ato po A.I.G., qė kish dashur t'i merrte ato nė shkėmbim pėr tė hequr sigurimin. Por tė jashtmit thonė se marrėveshjet e Goldman me A.I.G. duken mė tė komplikuara se kaq. Njė shkresė e shkruar nga Joseph Cassano, ish-kreu i degės sė produkteve financiare tė A.I.G., tregon se disa prej aksioneve qė Goldman siguronte me A.I.G.-nė u krijuan nga askush tjetėr pėrveē vetė Goldman. Janet Tavakoli, njė eksperte e financės sė strukturuar qė drejton kompaninė e saj tė konsultimit nė Chicago dhe qė shkroi njė libėr lidhur me C.D.O.-tė nė vitin 2003, nėnvizon se marrėveshjet e Goldman's figurojnė nė mėnyrė tė dukshme nė listėn e C.D.O.-ve, ndaj tė cilėve kompanitė e tjera blinin sigurim. Kjo ėshtė arseja, shpjegon ajo, se pse "Goldman qe pėrgjegjės pėr rrezik tė madh dhe tani po pėrpiqen tė pretendojnė se nuk qenė tė tillė". Mė sė fundi, mė 17 nėntor, ndėrsa kritikat rriteshin, Blankfein nėnshkroi njė apologji publike: "Ne morėm pjesė nė gjėra qė dukshėm qenė gabim dhe kemi arsye tė ndjehemi keq". Wall Street pėrballė Main Street Nė njė e-mail qė ėshtė shpėrndarė nėpėr Wall Street menjėherė pasi Goldman shpalli fitimet e tremujorit tė tretė vėrehet: "17 miliardė dollarė kundrejt 11 miliardėve gjatė tė njėjtės periudhė tė vitit 2008 - Jo keq pėr njė entitet tė sponsorizuar nga qeveria!". E-maili konkludonte: "Armagedoni ekonomik global dhe dėshtimi pothuajse iminent i kompanisė dukshėm qe gjėja mė e mirė qė i ka ndodhur ndonjėherė [Goldman]!". Deklaratat pėr shtyp tė Goldman rreth fitimeve spektakulare tė tij kurrė nuk pėrmendin asnjė lloj asistence qeveritare. Nė qershor, kompania pagoi 10 miliardė dollarėt nė fonde TARP qė kishte marrė. Taksapaguesit morėn njė 23 pėrqindėsh kthim. Kurse pėrsa i pėrket 21.6 miliardėve nė fonde tė garantuara nga F.D.I.C-ja qė Goldman akoma i ka detyrim, njė raport i fundit i Kongresit vlerėson se do t'i kursejė Goldman 2.4 miliardė gjatė jetėgjatėsisė sė borxhit. Por Cohn argumenton se aktualisht po i kushton firmės, nė pagesa pėr F.D.I.C-nė dhe interesa, pėr shkak tė likuiditetit tė tepruar. (Kur ia pėrsėrita kėtė njė tjetėr njeriu qė punon nė Wall Street, ai mbylli sytė dhe mė tha: "Tė lutem, mė thuaj qė Gary nuk ta tha kėtė"). Gjithashtu, Cohn thotė se nėnshkrimi i borxhit tė F.D.I.C-sė qe "gabimi i vetėm mė i madh qė bėmė". Pėr tė qenė tė ndershėm, njė prej arsyeve qė Goldman po bėn kaq shumė para ėshtė se, ndėrsa konkurrentėt e mbetur pėrpėliten nė bunkerėt e tyre, Goldman iu kthye punės. "Ekipi i Goldman Sachs meriton lavdėrime tė mėdha qė kaloi nėpėr gjithė ato qė kaloi dhe sėrish u ringrit pėrsėri dhe bėri para", thotė njė vėzhgues. Por pėr shkak se shumė prej konkurrentėve tė Goldman janė larguar apo paaftėsuar, shpėrndarjet - diferenca midis ēmimit nė tė cilin shisni dhe bleni njė larmi aksionesh - qenė mė tė mėdha nga sa kishin qenė nė vite, duke nėnkuptuar se Goldman praktikisht mund tė priste para. Duke vepruar nė momentin qė veproi, me Lehman jashtė dhe Merrill Lynch nė gjunjė, qeveria e mundėsoi kėtė situatė. "Qeveria amerikane nė mėnyrė tė gabuar krijoi njė oligopol nė shumicėn e tregjeve dhe, pėr Goldman, njė pothuajse monopol nė disa", thotė Scaramucci. "Ata lidhėn Rockefeller dhe Gates, por nė mėnyrė tė gabuar ndėrsyen Goldman!". Arsyeja tjetėr pėr fitimet e Goldman ėshtė se qeveria e ka pėrmbytur sistemin me para, jo vetėm paratė qė pėrdori pėr tė ndihmuar sistemin financiar, por qindra miliard mė shumė nė stimulues, nė mbėshtetje tė tregut tė shtėpive dhe nė blerjet e titujve tė Federal Reserve. Analistja Meredith Whitney e quan "manipulimin qeveritar" si "temėn mė tė fortė dhe mė tė rėndėsishme nė tregjet e kapitaleve nė vitin 2009". Nuk mund tė fajėsohet Goldman pse pėrfiton nga kjo, por ėshtė gjithashtu e vėrtetė, siē thotė Larry Summers, Drejtori i National Economic Council, se "nuk ka asnjė institucion financiar sot qė tė mos jetė pėrfitues i drejtpėrdrejtė dhe jo i mbėshtetjes sė trilionave tė dollarėve tė taksapaguesve pėr sistemin financiar". Sė fundi, pyetja e madhe ėshtė kjo: A nėnkuptojnė fitimet e Goldman se po vijnė kohėrat e mira pėr pjesėn tjetėr tė vendit? Jeff Verschleiser, njė partner i Goldman qė ju bashkua kompanisė nga Bear Stearns, thotė se ndėrsa Main Street mund tė ndodhet prapa Wall Street, nė fund rezultatet do tė "sinkronizohen". Dhe Blankfein nuk ka kurrfarė dyshimi. "Unė jam i ngarkuar me menaxhimin dhe ruajtjen e kompanisė pėr tė mirėn e aksionerėve dhe ndėrsa nuk dua tė tingėllojė pompoz, njė gjė e tillė ėshtė gjithashtu pėr tė mirėn e Amerikės", thotė ai. "Unė jam i ndershėm rreth kėsaj. Mendoj se njė Goldman Sachs i fuqishėm ėshtė mirė pėr vendin". Kur Goldman pagoi 10 miliardėt nė fondet TARP, Blankfein u shkroi njė letėr shumė mirėnjohėse kongresmenėve Barney Frank e Spencer Bachus. "Rikthimi ynė i investimit tė qeverisė, nė asnjė mėnyrė, nuk i jep fund detyrimeve tona ndaj interesit publik", shkroi ai. Problemi ėshtė se ka pak shenja konkrete se Goldman po vepron nė pėrputhje me kėtė letėr patriotike. Njė vend pėr tė shikuar ėshtė debati nė Washington, D.C. lidhur me legjislacionin e derivateve. Ashtu siē ėshtė aktualisht, miliardat e dollarėve nė fitim nė biznesin e derivateve thelbėsisht kontrollohen nga tregtuesit mė tė mėdhenj, pėrfshi J. P. Morgan dhe Goldman. Kritikėt thonė se kėto fitime janė tė mbrojtura nga mefshtėsia e tregut, pėr shkak se askush nuk mund ta shikojė pėrcaktimin e ēmimit. Kjo ėshtė njėlloj sikur burimi i vetėm pėr ēmimin e aksioneve tė IBM-sė tė ishte cilado shifėr qė ju thoshte tregtuesi. Sot ēdo njeri, ama ēdo njeri, mbėshtet mė shumė transparencė nė emėr tė parandalimit tė hijes mė tė vogėl tė rrezikut qė pothuajse e shkatėrroi sistemin financiar. Siē thotė Blankfein, transparenca ėshtė "gjithēka". Por djalli ėshtė tek detajet. Nė atė qė njė person e pėrshkruan si njė "luftim trup me trup" nė rrugicat e errėta tė D.C., Goldman dhe shitės tė tjerė tė mėdhenj po kėrkojnė tė ēliroheshin ndaj disa prej kėrkesave tė reja tė propozuara qė do tė ndihmonin tė hidhej njė dritė e madhe nė tregtimin e derivateve - duke shpresuar kėshtu qė tė mbahej tregu nėn mjegull. "Ēdo herė qė shkojmė nė njė zyrė tė ndonjė kongresmeni, ata e kanė tashmė njė raport tė detajuar tė Goldman Sachs lidhur me kėtė, mrekullohet njė person tjetėr qė ėshtė aktiv nė Washington. Tregtuesit, pėrfshi Goldman, argumentojnė se ata po pėrpiqen tė ruajnė fitimet e klientėve, jo tė tyrin. Nė analizė tė fundit, drejtuesit e Goldman duket se po luajnė bixhoz qė mėnyra aktuale, nė tė cilėn pjesa tjetėr e jona po rimendojnė sistemin qė na ēoi mu nė prag dhe ndoshta nė thellėsitė e njė honi tė madh tė zi, do tė shpėrthejė dhe ndoshta mund tė kenė tė drejtė. Ndėrkaq, pėr tė vjedhur njė rresht nga bosi i Blankfein (Luka 12:48): Atyre qė u ėshtė dhėnė shumė, shumė do t'u kėrkohet. |
|
|
|
![]() |
| Ne kemi 1 vizitor, (0 Antarė dhe 1 mysafirė) | |
| Veglat E Temės | |
| Shfaq Modėt | |
|
|