![]() |
|
|||
|
|
||||
|
||||||
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat E Temės | Shfaq Modėt |
|
|
#1 (permalink) |
|
Fisnik
![]() |
Ēdo tė thotė tė jesh francez?
Lisa Bryant Qeveria e qendrės sė djathtė nė Francė ka filluar njė debat kombėtar lidhur me ēėshtjen se ēdo tė thotė tė jesh francez. Diskutimi mbi identitetin kombėtar po prezantohet si njė mėnyrė qė qytetarėt tė analizojnė se kush janė ata vetė dhe cili ėshtė vendi i Francės nė botė. Por siē njofton korrespondentja e Zėrit tė Amerikės Lisa Bryant nga Parisi, kritikėt argumentojnė se kjo hedh dyshime mbi imigrantėt dhe pakicat nė Francė. Shumė persona nga jashtė e pėrmbledhin termin e tė qėnit francez me njė numėr klishesh, si bereta, bageta, djathi dhe vera e mirė. Por imigracioni e ka ndryshuar fytyrėn e Francės. Disa gra franceze myslimane vėnė shami koke, apo burka. Po ashtu ushqimi tradicional i Afrikės sė Veriut, kuskusi, nė Francė ėshtė i preferuar. Pra ēfarė do tė thotė sot tė jesh francez? Presideti Nicholas Sarcosy ka prekur njė tjetėr tipar tė francezėve, dėshirėn pėr tė debatuar, duke filluar njė fushatė kombėtare tre mujore lidhur me kėtė ēėshtje. Ka edhe njė faqe kompjuterike, Grand débat sur l’identité nationale, ku Eric Besson, Ministri franez i Imigracionit, Integrimit dhe Identitetit kombėtar, i fton francezėt pėr tė shprehur pikėpamjet e tyre. Nė njė mesazh nė video, tė vendosur nė faqen kompjuterike, Besson thotė se debati synon tė njihen mė mirė vlerat franceze, si barazia, vėllazėria, ndarja e institucioneve fetare nga shteti dhe barazia gjinore, si dhe pėr tė skicuar tė ardhmen e vendit. Mes temave qė sugjerohen pėr diskutim janė, nėse Franca duhet tė ketė kontrata integrimi pėr imigrantėt qė kėrkojnė shtetėsi dhe nėse studentėve duhet tu kėrkohet tė kėndojnė himnin kombėtar Por debati mbi identitetin francez ka shkatuar njė minidebat mė vete. Kritikėt, mes tyre politikanė tė opozitės, dhe grupe tė tė drejtave tė njeriut, thonė se debatit i janė dhėnė nuancat e ndjenjės nacionaliste tė udhėhequra nga partia franceze e esktremit tė djathtė, Fronti Kombėtar. Ata argumentojnė se kjo hedh dyshime tė padrejta mbi imigrantėt, veēanėrisht ata me origjinė myslimane. Debati zhvillohet nė njė atmosferė polemikash lidhur me kundėrshtimin e ndėrtimit tė minareve nė Zvicrėn fqinje dhe ndėrsa qeveria franceze shqyrton nėse duhet ndaluar veshja nė publik e ferexheve nga gratė myslimane.Edhe politikanė tė opozitės, tė cilėt e mbėshtesin Ai thotė se francezėt janė tepėr tė interesuar pėr tė ardhmen e vednit, pra nuk ėshtė absurde tė diskutosh se si duhet trajtuar ky subjekt. Unė mendoj se ne duhet tė pėrcaktojmė mė me saktėsi se cilėt jemi, ēfarė duam dhe ēfarė lloj ndikimi mund tė ushtrojmė tani nė Evropė, apo Por politikani socialist Gorce beson se debati duhet tė zgjerohet mė tepėr nga sa mendon qeveria. Ai thotė po ashtu se ky debat ka nė tė njėjtėn kohė nuanca politike, pasi zhvillohet nė prag tė zgjedhjeve tė marsit. Megjithatė, polemikat nuk i kanė penguar francezėt tė marrin pjesė nė debate qė zhvillohen nė ndėrtesat qeveritare nė mbarė vendin. Rreth 150 tė rinj tė origjinave tė ndryshme etnike ishin mbledhur nė njė dhomė tė vogėl nė Ministrinė franceze tė Imigracionit pėr njė debat me ministrin Besson. Njė djalė thotė se nuk e kanė marrė nė punė nė hotele tė klasit tė lartė, thjesht ngaqė ėshtė me origjinė nga Afrika e Veriut. Ai tha se puna e vetme qė mundi tė gjente ishte pastrues nė njė lagje tė varfėr tė Parisit. Njė e re me origjinė afrikane, foli pėr nevojėn e barazisė gjinore nė Francė dhe problemet e arsimimit, me tė cilat ndeshen imigrantėt e rinj. Por ministri Besson thotė se imigracioni ėshtė po ashtu njė element kyē nė debat dhe francezėt nuk duhet tė kenė frikė ta diskutojnė. Kjo ndjenjė po mbėshtetet nga Presidenti Sarkozy, i cili thotė se qeveria do tė nxisė tolerancėn dhe transparencėn pėr imigrantėt, por se ata duhet nė tė njėjtėn kohė tė respektojnė vlerat dhe trashėgiminė e Francės. Njė juriste e re, e quajtur Nadia, tha se ishte e kėnaqur qė kishte marrė pjesė nė debat. Ajo tha se ajo kishte imigruar nė Francė nga Benini, qė kur ishte fėmijė. Nadia thotė se shumica e imigrantėve pėrpiqen sė tepėrmi ti pėrshtaten vendit tė tyre tė ri. Ajo tha se ishte pėrpjekur shumė tė mėsonte frengjisht dhe se i ka pėrqafuar vlerat franceze. Por, shton Nadia, ajo vazhdon tė ndeshet me negativizėm. Nėse ndodh qė shtyn dikė nė autobuzin e mbushur me njerėz, i thonė tė kthehet mbrapsht nė vendine saj. Por Nadia thotė se vendi i saj ėshtė Franca. Anketat tregojnė se francezėt janė tė ndarė nė debatin e tyre pėr identitetin. Disa e konsiderojnė atė si njė lojė elektorale. Por tė tjerė thonė se anketimi tregon se shumica e francezėve mendojnė se ėshtė njė debat i nevojshėm. / |
|
|
|
|
|
#2 (permalink) |
|
Fisnik
![]() |
Miti pėr bukurinė ngadalė u fut edhe mes mė tė rinjve, ndėrsa industria ofron aq shumė prodhime tė bukurisė pėr Disney personazhet saqė edhe prindėrit mendojnė se nuk ka asgjė tė dėmshme nėse vajzat e reja hedhin parfum, llak pėr flokė, shkėlqim pėr buzė dhe pudėr qė i mbulon aknet e para.
Tė bombarduar me reklama dhe nė pėrgjithėsi me trendėt e popullarizuara tė modės nė industrinė e kozmetikės, fėmijėt dhe prindėrit lehtė e humbin ndjenjėn kur diēka e ka kaluar kufirin e shėndetshėm dhe tė sigurt. Nė hulumtim nė Amerikė tregoi se madje 43 pėr qind e vajzave tė reja mes moshės 6-9 vjeēare sė paku pėrdorin shkėlqim pėr buzė, e shpesh edhe buzėkuq. Madje 38 pėr qind pėrdorin prodhimet pėr flokė si llak, shkumė, etj. 12 pėr qind e tyre pėrdorin edhe prodhime tė ndryshme tė kozmetikės. Trendit i kontribuon edhe fakti se vlerat kulturore po ndryshojnė shumė. Nė TV shfaqen emisionet si gara tė ndryshme nė tė cilat fėmijėt grimohen dhe vishen si yje. Nė ditėlindje, shfaqje dhe nė shkolla kėmbehen informatat pėr atė se ēfarė ėshtė in e ēfarė jo dhe ku tė blihen. Ekspertėt paralajmėrojnė se kurrfarė tretmanėsh tė bukurisė nuk janė tė dėshiruara para moshės 18-vjeēare. Por ka edhe asi liberalė tė cilėt e ulin poshtė kėtė kufi tė moshės, por kėshilla ėshtė e njėjtė: sa mė vonė, aq mė mirė. Pediatrit, kozmetikėt, mjekėt zbulojnė se si sot, vajzat qė nė moshėn 9-vjeēare hyjnė nė pubertet. Siē paralajmėrojnė, beauty problemi i parė i cili i godet fillimisht janė qimet. Por depilimin e parė e kėshillojnė vetėm 3 vjet pas nisjes sė pubertetit. Nėse pėrdor krem, dyllė apo zhiletė apo heqje tė pėrhershme me laser? Deri nė moshėn 18-vjeēare mė e mira ėshtė zhileti, eventualisht dylli, ndonėse disa mjek pohojnė se pėr kėtė lėkura ėshtė ende e ndjeshme. Ngjyrat pėr flokė pėrmbajnė kemikalie qė mund tė shkaktojnė reagime alergjike. Andaj thajnė flokėt dhe ato bėhet e thyeshme. Madje edhe tė rriturit duhet tė mendojnė pėr kėtė para se tė fillojnė tė ngjyrosin flokėt, e mos tė flasim pėr ata mė tė ri se 18 vjet. Shpesh, dermatologėt i vizitojnė fėmijėt qė kanė bartur bizhuteri nga nikli apo kobalti, andaj duhet ti ikni sa mė shumė. Tatuazhet nuk janė tė parrezikshme, sepse tinta nė tatuazhet e pėrhershme mund tė irritojė lėkuren dhe alergjitė. Pėrparėsi duhet dhėnė tatuazheve tė pėrkohshme, por nėse adoleshenti nuk heqė dorė, duhet tė insistojė nė higjienė tė mjeteve pėr tatuazh. Fillimisht duhet vendosur dozė minimale tė tintes dhe tė pret ndonjė ditė para se tė vazhdojė nėse nuk do tė ketė reagime alergjike. Welness qendrat shpesh ofrojnė tretmanė pėr fėmijė, qė pėrfshijnė masazh me vaj qė zakonisht pėrdoret nė Indi. Ekspertėt paralajmėrojnė se spa masazhi nxit ndjenjat me tė cilat adoleshentet e rinj ende nuk dinė tė ballafaqohen andaj do tė duhej ti masazhonte personi me tė njėjtėn gjini, me kujdes tė prindėrve. Parfumet para moshės 12-vjeēare aspak nuk janė tė dėshirueshėm, madje as ata pa alkool dhe parabenė. Fėmijėt duhet mėsuar se ēfarė janė vlerat e vėrteta nė jetė: duhet zhvilluar karakterin dhe tė hiqet fokusi nga pamja fizike. |
|
|
|
| Sponsored Links |
|
|
#3 (permalink) |
|
Fisnik
![]() |
Jeta jonė ėshtė pėrplot me premtime. Ēėshtė e vėrteta, disa nga premtimet tona nėnkuptohen dhe nuk thuhen. Ne e ndėrtojmė jetėn tonė pėrreth tyre. Ekziston edhe njė lloj i posaēėm i premtimeve, tė cilat duhet tė zgjasin pėr njė kohė tė gjatė, madje gjersa tė jemi gjallė.
Ėshtė njė gjė shumė e natyrshme qė njerėzimi ka zhvilluar njė traditė tė shkėmbimit tė dhuratave, tė cilat do tė shėrbejnė si pėrkujtues tė premtimeve tė rėndėsishme. Duket sikur njė gjė e pėrkryer qė unazat e premtimit tė cilat nėnkuptohet qė janė tė vlefshme u pėrzgjodhėn si dhuratat mė tė ēmuara tė zotimit nė mes tė njerėzve. Nuk ka arsye tė dyshojmė qė pėrdorimi i unazave si dhurata ėshtė po aq i vjetėr sa edhe tradita e mbajtjes sė tyre. Unaza e gishtit me vulė personale shpesh konsiderohet si zbulim i egjiptianėve, kurse posedimi i njė unaze tė tillė tregonte autoritet dhe pushtet. Megjithatė, nė kohėn e grekėve antikė, vetė origjina e unazės sė gishtit ishte e lidhur me idenė e zotimit dhe pėrqendrimit tė vazhdueshėm nė njė gjė tė vetme. Nė Romėn Antike, Anulus Pronubus (unazat e fejesės) pėrbėheshin nga dy unaza, nė formė tė dy disqeve ovale, me emra tė gdhendur tė ēiftit tė fejuar. Nė fillim, kėto unaza bėheshin nga hekuri i lirė. Nė Angli, gjatė shekujve 15-tė, 16-tė dhe 17-tė Posie Rings (unazat e dashurisė) arritėn kulmin e popullaritetit. Ato shpesh pėrdoreshin si simbole tė dashurisė, besnikėrisė dhe martesės nė njė tė ardhme tė afėrt. Mbajtja e unazės shpesh komunikon njė lloj mesazhi ndaj vetes dhe ndaj mbarė botės. Meqė truri i majtė ėshtė pėrgjegjės pėr aspektin logjik dhe e kontrollon dorėn e djathtė, ėshtė gjė e logjikshme tė mendohet qė mbajtja e unazės nė dorėn e djathtė paraqet njė veprim logjik dhe tė qėllimshėm si dhe dėshirėn pėr ta kontrolluar jetėn dhe veprimet e dikujt tjetėr. Meqė truri i djathtė e kontrollon dorėn e majtė dhe kreativitetin, unazat nė dorėn e majtė paraqesin besim, kreativitet dhe qėndrim. Mbajtja e unazave nė ndonjė gisht tė caktuar zakonisht ėshtė e lidhur me dėshirėn pėr ta rritur fuqinė me tė cilėn ėshtė i lidhur ai gisht. Gishti i madh Domethėnia e mbajtjes sė unazės nė gishtin e madh Fuqia e vullnetit Gishti i madh paraqet logjikėn dhe fuqinė e vullnetit, kujdeset pėr personalitetin tonė dhe i kontrollon veprimet tona. Ky gisht ėshtė simbol i fuqisė si dhe i mendimeve tė pavarura dhe lirisė. Gishti tregues Domethėnia e mbajtjes sė unazės nė gishtin tregues Autoritet dhe Ambicie Ky gisht paraqet nevojėn tonė pėr ta rritur egon tonė dhe pėr tė krijuar autoritet dhe fuqi. Ky gisht po ashtu lidhet me aftėsi drejtuese dhe ambicie. Mbretėrit mbanin unaza nė gishtin tregues sepse njerėzit mendonin qė ky gisht ishte shumė i fuqishėm. Gishti i mesėm Domethėnia e mbajtjes sė unazės nė gishtin e mesėm Identitet dhe Materializėm Ky ėshtė gishti mė i gjatė dhe pėr kėtė shkak shpesh ėshtė i lidhur me qėllimin tonė nė jetė. Njerėzit tė cilėt mbajnė unazė nė kėtė gisht, zakonisht kanė dėshirė tė jenė nė qendėr tė vėmendjes. Gishti i unazės Domethėnia e mbajtjes sė unazės nė gishtin e unazės Emocione, Kreativitet dhe Guxim Mbajtja e unazės nė gishtin e unazės paraqet lidhjen me zemrėn, meqė mendohet se ky gisht ėshtė i lidhur me arterien e cila kalon nė zemėr. Pėr kėtė arsye, ky gisht shpesh lidhet me ndjenjat tona tė dashurisė dhe pėrkushtimit. Nėse unazėn e ka blerė vetė personi i cili e mban unazėn, atėherė ajo paraqet egoizėm, mendjemadhėsi dhe besim nė talentin personal. Gishti i vogėl Lidhjet: Unazat nė gishtin e vogėl paraqesin siguri nė biznes dhe lidhje personale. Ky gisht ėshtė simbol i fuqisė dhe pėrkushtimit ndaj tė tjerėve. Meqė ėshtė i kundėrt me gishtin e pavarur, ky gisht shpesh ėshtė i lidhur me qėndrimet tona ndaj njerėzve tė tjerė, me jetėn tonė private dhe botėn materiale; ky gisht i del pėrballė botės dhe kujdeset pėr ne, ashtu siē kujdesen pėr ne edhe miqtė tanė tė vėrtetė. Mbajtja e shumė unazave zakonisht ėshtė shenjė qė personi i caktuar dėshiron ta tėrheqė vėmendjen e njerėzve tė tjerė. Pėrveē informatave lidhur me kuptimin e mbajtjes sė unazave nė gishta tė ndryshėm, ėshtė me rėndėsi tė kuptoni qė mbajtja e unazave mund tė jetė nė tė njėjtėn kohė tradicionale dhe jashtėzakonisht kreative. Nė vijim mund tė lexoni pėr llojet mė tė shpeshta tė unazave: Unaza para-fejesės shumė ēifte tė dashuruara ndjejnė qė ekziston njė fazė nė lidhjen e tyre kur ende nuk janė gati pėr fejesė, por nė anėn tjetėr, ndjenja e pėrkushtimit tė ndėrsjellė nė mes tyre ėshtė tashmė mjaft e fuqishme. Unazat e sinqeritetit ky ėshtė njė variacion mė i ri i unazave tė zotimit, tė cilat shpesh njihen edhe si unaza tė pastėrtisė morale. Nė fillim, kėto unaza ishin shumė tė lira por kohėve tė fundit, kėto unaza kanė evoluar nė stilin e tyre dhe tani shpesh bėhen nga ari, titani ose platini. Kėto unaza i mbajnė tinejxherėt e gjinisė mashkullore dhe femėrore. Unazat e zotimit tė cilat simbolizojnė lidhje ekskluzivisht monogamie kur dy tė dashuruar nuk janė tė interesuar tė martohen ose tė fejohen menjėherė por nė anėn tjetėr dėshirojnė ta konfirmojnė dashurinė e madhe dhe pėrkushtimin qė kanė pėr njėri-tjetrin, ata i shkėmbejnė kėto unaza ose njėri nga partnerėt fillon ta mbajė kėtė unazė nė mėnyrė alternative. Kėto unaza i ngjajnė shpesh unazave tė martesės, meqė janė tė bėra nga ari dhe zakonisht kanė diamante tė posaēme. Unazat e miqėsisė edhe pse nėnkuptohet qė rėndėsia emocionale e unazave tė miqėsisė nuk ėshtė aq e madhe nė krahasim me unazat e lidhjeve romantike, unazat e miqėsisė megjithatė kanė njė traditė mjaft tė gjatė. Unazat e miqėsisė nuk kėrkojnė ndonjė luks tė posaēėm dhe kėto unaza mund ti mbajnė si meshkujt ashtu edhe femrat. Unazat e zotimit tė cilat shėrbejnė pėr tė na pėrkujtuar premtimin e dhėnė unazat e tilla mund tė mbahen nė mėnyrė qė personi i caktuar ti pėrmbahet fuqishėm zotimit tė dhėnė pėr njė qėllim ose ēėshtje personale. Njerėzit mund tė fillojnė ti mbajnė kėto unaza nė raste kur dėshirojnė ta lėnė pėrgjithmonė abuzimin me pije alkoolike ose lėndė narkotike, pirjen e duhanit ose ndikimet dhe dukuritė e tjera negative. Unazat e zotimit tė kėtij lloji mund tė fitojnė nė peshė kur personi vendos tė gdhendė njė mbishkrim, nė tė cilin pėrmblidhet betimi ose zotimi i tij. |
|
|
|
|
|
#4 (permalink) |
|
Fisnik
![]() |
1980 - Mark David Chapman vret kėngėtarin John Lennon pėrballė The Dakota, duke e qelluar 5 here nga prapa, vrasje u be ne prani te gruas se Xhon Lenonit dhe qytetareve te shumte. John Lenon ishte lideri i rok bendit legjendar Beatles.
Nje vit me pas me 24 gusht te vitit 1981 - Mark David Chapman dėnohet me 20 vjet burg.. 1987 - Frank Vitkovic ngjitet ne katin e dymbedhjete te Postes Australiane ne Melbourne te Australise, futet ne zyrat e saj dhe fillon te shtien me arme zjarri, duke lene te vdekur 8 veta. Vitkovic me pas bėn vetvrasje. 1990 - Protestat studentore nė Tiranė. 19 vite mė parė, nė kryeqytetin e Shqipėrisė, e pikėrisht nė Qytetin "Studenti", studentėt e Universitetit tė Tiranės ngritėn krye pėr herė tė parė nė historinė 46-vjeēare tė komunizmit, kundra kėtij regjimi famėkeq. Ata nė datėn 8 Dhjetor 1990 vendosėn tė bojkotonin mėsimin dhe tė protestojnė kundra regjimit, fillimisht pėr ndėrprerjen e energjise elektrike, kushtet e vėshtira ekonomike qė po kalonte Shqipėria nė ato momente, kushtet tepėr tė vėshtira qė kishin studentėt nė konvikte e nė shkolla. Ata organizuan njė protestė, nė tė cilėn ndodhi edhe njė incident: policia e ushtria pėrdorėn dhunė pėr tė shpėrndarė studentėt dhe disa protestues morėn plagė nga dhuna qė pėrdorėn forcat e pushtetit komunist. Kjo do tė sillte dhe irritimin e mėtejshėm tė studentėve dhe kėrkesat e tyre u zgjeruan. Pėrveē kėrkesave pėr plotėsimin e kushteve tė jetesės ata kėrkuan lejimin e pluralizmit si dhe dėnimin e dhunuesve tė studenteve. Protestė e parė antikomuniste nė Shqipri. 1998 - Vriten 81 njerėz nga njė grup i armatosur nė Algjeri.2005 - Kapet nga policia spanjolle Ante Gotovina, gjeneral kroat i kėrkuar pėr krime lufte, Gotovina arrestohet nė, Tenerife, Spanjė. |
|
|
|
|
|
#5 (permalink) |
|
Fisnik
![]() |
Pėr ditėlindjen e saj tė 100-tė, gjyshja Mary Arnott nga New Yorku ka marrė dhuratėn mė tė dashur, diplomėn e shkollės. Kjo gjyshe, edhe pse kishte
qenė njė nxėnėse e shkėlqyer, para 80-vjetėsh i kishte ndėrprerė studimet pėr t'u kujdesur pėr motrat dhe vėllezėrit e saj, pasi i kishte vdekur e ėma. Me vite tė tėra ajo ėshtė kujdesur pėr ta, ndėrsa mė vonė kishte filluar jetėn e saj familjare dhe kėshtu nuk kishte arritur kurrė tė realizonte ėndrrėn pėr t'u pajisur me diplomė. Mirėpo, pak kohė mė parė, drejtuesit e gjimnazit St. Peter, ku Mary ka qenė nxėnėse 80-vjet mė parė, kishin dėgjuar pėr kėtė rrėfim dhe kanė vendosur t'i japin asaj diplomėn e nderit. "Mė nė fund e mora diplomėn. Kjo ėshtė gjėja mė e rėndėsishme nė jetėn time", ka thėnė 100-vjeēarja Mary./ D. XH. |
|
|
|
|
|
#6 (permalink) |
|
Fisnik
![]() |
I operojnė kėmbėn e gabuar
Dy mjekė kinezė janė pėrjashtuar nga puna, pėr shkak se njė pacienti 84- vjeēar i kanė vendosur njė shufėr hekuri nė kėmbėn e gabuar. Mediat kineze raportojnė se ky incident ka ndodhur nė spitalin e Tongchengut, nė provincėn Hubei, nė Kinėn qendrore. Pacienti ishte shtruar nė spital, pasi kishte thyer kėmbėn. I gjori ka "fituar" njė shufėr hekuri nė kėmbėn e gabuar. Tani pritet qė ai t'i nėnshtrohet njė ndėrhyrjeje tjetėr kirurgjikale, me qėllim qė t'i vendoset njė shufėr hekuri, natyrisht nė kėmbėn e thyer./ D. XH. |
|
|
|
|
|
#7 (permalink) |
|
Fisnik
![]() |
Nje i sapolindur ka dale ne drite duke thyer menjehere nje rekord. Behet fjale per nje foshnje ne Rusi, femija i trete i Svetlana Tagantsevas, i cili ka lindur me peshen rekord 6 kg e 750 gr.
Mjeket e spitalit te Samaras kane ngelur te shtangur kur kane pare te linde nje femije me te tilla permasa, pasi edhe gjetesia e tij ishte 62 cm. Keto permasa i pershtaten nje femije ne moshen 6 muajshe. Gjate shtatzanise, mjeket kane ndihmuar 28 vjecaren ta coje deri ne fund, pasi ajo kaloi shume probleme sepse edhe ne te shkuaren ka lindur dy femije, perkatesisht 4 kg e 200 gr dhe 5 kg e 250 gr. Femija ka lindur ne nje nga klinikat me te mira ruse dhe si per ironi, vetem gjate ketij viti jane shpetuar 9 femije qe kane lindur nen peshe. |
|
|
|
|
|
#8 (permalink) |
|
Fisnik
![]() |
Avatar titullohet filmi i cili risjell nė kinematė amerikane regjizorin James Kameron. Ky film cilėsohet si njė ndėr filmat me buxhetin mė tė lartė, dhe me teknologjinė mė tė pėrparuar tė pėrdorur ndonjėherė nė kinematografi. Ndėrkaq, nė datėn 25 dhjetor, pra pėr ditėn e Krishtlindjeve, do tė dalė nė kinematė amerikane filmi Sherlok Holms.
Sherlok Holms ėshtė surpriza i krishtlindjeve pėr kėtė vit. Nėn regjinė e Gay Ritchiet dhe me pjesmarrjen e aktorėve Robert Downey Jr., Rachel McAdams, Jude Law etj, ky film portretizon personazhin Sherlok Holems, njė dedektiv i fundit tė shekullit tė 19, dhe fillimit tė shekullit 20. Sherlok Holmes ėshtė njė personazh i krijuar nga Sir Arthur Conan Doyle. Premiera e filmit e zhvilluar nė Londėr nė 14 dhjetor, mblodhi protagonistėt e filmit tė cilėt janė entuziast pėr bashkėpunimin e tyre mė tė fundit. Pėr aktorin kryesor Robert Doweny Jr, ėshtė mbresėlėnės sensi i humorit, qė regjizori Gay Ritche ka mundur tė bashkangjisė nė figurėn e dedektivit tė famshėm. Ndėrsa aktorja Rachel McAdams, e cila interpreton nė film Irenėn, bashkėpunėtoren e dedektivit Sherlok Holmes, thekson se elementi mė i rėndėsishėm i personazhit tė saj ėshtė fakti qė ajo ėshtė njė grua e pavaruar dhe qė pėrpiqet tė jetė vendimarrėse. Gjithashtu ajo vlerėson punėn me aktorin kryesor duke e cilėsuar Robert Downey Jr si njė aktor tė madh e tė talentuar. Filmi Sherlok Holmes do tė jetė nė kinametė amerikane dhe ato europiane qė nga data 25 dhejtor. ****** Nė bulevradin e famės nė Hollivud, ėshtė shtuar njė yll me emrin e fitueses sė ēmimit Oskar, Mary Steenburgen. Ylli me emrin e saj, ėshtė i 2,395 nė bulevarin e famės, dhe ėshtė vendosur pak metra larg yllit qė mban emrin e bashkėshorit tė saj Ted Dason. E lindur nė Arkansa, Steenburgen, spikati nė vitet 1980, e pikėrisht me filmin Melvin and Howard, ku fitoi dhe ēmimin Oskar pėr rolin mė tė mirė mbėshtetės. Filmi i saj mė i ri ėshtė ai me titull Did you hear about the Morgans?., i cili nga sot del nė kinamtė amerikane. ****** Regjizori James Kamerun rikthehet nė ekranin e gjerė me filmin Avatar. Filmi epik i pėrpunuara nė teknologjinė 3 dimensionale, renditet si njė ndėr filmat me buxhet tė lartė, rreth 237 milion dollarė. Tema e trajtur nė tė ėshtė shpėtimi i jetės nė tokė , nė njė subjekt surreal i vitit 2154. Regjizori Kameron ka mėse 10 vjet qė ka dashur tė realizojė kėtė film, por duke synuar pėrdorimin e teknologjisė mė tė pėrparuar tė kohės, e ka zgjatur punėn pėr filmin pėrgjatė njė dekade. Nė filmin Avatar interpretojnė emra tė njohur tė kinemasė si Sam Worthington, Michelle Rodriguez, Zoe Saldana dhe Sigourne Weaver |
|
|
|
|
|
#9 (permalink) |
|
Fisnik
![]() |
Shtėpia mė e stolisur pėr Krishtlindje ėshtė sigurisht ajo qė gjendet nė periferi tė qytetit australian Perth.
Pėr stolisjen e kėsaj shtėpie, janė shpenzuar rreth 50.000 drita tė madhėsive tė ndryshme dhe 6 kilometra kabllo, bėjnė tė ditur mediat e kėtij vendi. YouTube - Amazing Perth Christmas lights 09 by Messages On Hold Ndriēimin e kėsaj shtėpie e ka financuar kompania “Messages On Hold”, ndėrsa synimi ėshtė qė tė mblidhen sa mė shumė para nga vizitorėt, tė cilat do tė pėrdoren pėr financimin e spitalit tė fėmijėve nė Perth. |
|
|
|
|
|
#10 (permalink) |
|
Fisnik
![]() |
Shoqata e profetėve gjermanė ka pranuar ,se thuajse asnjė nga parashikimet e saj nuk janė pėrmbushur gjatė vitit 2009 kėshtu: Obama ėshtė ende gjallė, ndėrsa nuk ka pasur as sulme terroriste nė qytetet gjermane.
Kjo shoqatė, qė merret me hulumtimin e dukurive jonormale, kishte bėrė 140 parashikime pėr vitin 2009 por, fatmirėsisht, shumica prej tyre nuk ėshtė realizuar. Ata kishin parashikuar vrasjen e Barack Obamės, si dhe sulme terroriste nė qytetet Frankfurt dhe Berlin. Ndėrsa, nga ato parashikime tė pakta qė kanė dalė tė sakta, ishte vdekja e yllit tė popit, Michael Jackson. Po ashtu kjo shoqatė ka paraparė edhe diskualifikimin e Kombėtares Gjermane nė garėn pėr Kampionatin Botėror tė Futbollit a do tė jetė ashtu, mbetet tė shihet. |
|
|
|
![]() |
| Ne kemi 1 vizitor, (0 Antarė dhe 1 mysafirė) | |
| Veglat E Temės | |
| Shfaq Modėt | |
|
|