Me sa duket ende nuk jeni pjesė e Forumit Kosovar, cfarė po prisni klikoni kėtu dhe regjistrohuni..

 

Kthehu Mbrapa   Forumi Kosovar - Qendra e argėtimit tuaj > Forumi gjeneral > Ēėshtja kombėtare > Arkeologji/Antropologji

Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat E Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-08-2009, 07:14 PM   #1 (permalink)
V.I.P
 
Avatari i ..::zana::..
 
Antarėsuar: Aug 2009
Vėndndodhja: n'Pushim "Thailand"
Mosha: 24
Postime: 1,330
Reputacioni-Ndryshues: 2
..::zana::.. is on a distinguished road
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek ..::zana::.. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek ..::zana::.. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek ..::zana::.. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek ..::zana::.. ..::zana::.. dėrgo njė Mesazh ndermjet Skypes
Arrow Kėshtjellat..

Kėshtjellat u ndėrtuara ose tė rindėrtuara nė Shqipėri gjatė kėsaj periudhe i ruajnė edhe sot karakteristikat kryesore tė dikurėshme.


Sikurse mė parė edhe tani ēdo qytet kishte kėshtjellėn e vet. Por duke u zgjeruar, qytetet dolėn jashtė mureve tė kėshtjellės, ku u ngritėn lagje tė veēanta. Tani qytetet ndaheshin zakonisht nė dy pjesė: nė kalanė ose qytetin e sipėrm dhe nė varoshin ose qytetin e poshtėm.


Kėshtjellat nė shumicėn e rasteve ishin ndėrtuar mbi majėn e njė kodre tė rrethuar pjesėrisht nga shkėmbij natyrorė, pjesėrisht nga mure tė lidhura me llaē. Kėtu ndodhej selia e qeveritarit, shtėpitė e fisnikėve dhe ndėrtesa tė tjera. Tipe mė interesante tė kėshtjellave tė kėsaj kohe paraqesin ato tė Shkodrės, Beratit, Krujės, etj. Kėshtjella e Shkodrės me gjithė rrėnimet dhe rindėrtimet qė ka pėsuar gjatė shekujve tė sundimit turk, i ruan akoma gjurmėt e strukturės sė saj tė brendėshme e tė jashtme qė ka pasur nė shek. XIV. Muret e rrethimit tė kėshtjellės janė pėrforcuar me tetė kulla mbrojtėse. Veē kėsaj ato janė rrethuar me nga njė hendek tė gjerė e tė thellė. Kėshtjella kishte vetėm njė hyrje tė siguruar me tri porta, midis tė cilave kishte oborre dhe koridore tė pėrforcuara. Zona brenda mureve ishte e ndarė nė tri pjesė; nė pjesėn e mesme ndodhej kisha katedrale kushtuar Shėn-Stefanit, patronit tė qytetit. Nė pjesėt e tjera ndodheshin godinat kryesore zyrtare bashkė me shtėpitė e funksionarėve dhe fisnikėve si edhe ndėrtesa banimi, magazinat dhe sternat e ujit. Njė strukturė pak a shumė tė tillė ka edhe kėshtjella e Beratit, muret e sotme tė sė cilės janė rindėrtuar nė fillim tė shek. XIII prej Mihal Engjėll Komnenit, despotit tė Epirit. Hyrja e kėshtjellės ėshtė siguruar me njė sistem mbrojtės qė pėrbėhet nga kulla katėrkėndėshe dhe dy porta, midis tė cilave ka oborr dhe korridore. Nė pjesėn e brendėshme tė kėshtjellės, ndodhet edhe sot akoma njė nga lagjet e qytetit.


Nė varosh ndodheshin shtėpitė e shtresave tė gjėra tė popullit, punishtet dhe dyqanet e zejtarėve. Veprimtaria kryesore ekonomike e qytetit dhe e krahinės qė varej prej tij, pėrqėndrohej nė qytetin e poshtėm. Nga njė here, si p.sh. nė Shkodėr, edhe qyteti i poshtėm ishte i rrethuar me mure mbrojtėse.


Gjatė shek. XIII-XIV e ndėrtuan edhe kėshtjella mė tė vogla. Tė tilla janė sidomos qė kėshtjellat qė u ndėrtuan nė grykat e lumejve tė Shqipėrisė, si nė Spinaricė (nė grykėn e Vjosės), nė Pirg (nė grykėn e Semanit), nė Bashtovė (nė atė tė Shkumbinit), nė Rodon (gryka e Ishmit), Shėngjin (gryka a Drinit), etj. Qėllimi i kėtyre kėshtjellave ishte tė mbronin skelat tregėtare qė e formuan kėtu si pasojė a rritjes sė marrėdhėnieve tregėtare tė Shqipėrisė me viset e ndryshme tė Adriatikut. Nga kėto kėshtjella, ajo qė ruhet sot nė gjendje pak a shumė tė mire ėshtė kėshtjella a Bashtovės. Planimetria e saj ėshtė katėrkėndėshe, me nga njė kullė tė rrumbullakėt nė tė katėr skajet dhe midis tyre nga njė kullė katėrkėndėshe. Muret e trasha, tė cilat janė tė lidhura me llaē, kanė sipėr tyre bedena dhe janė pėrshkuar nė shumė pika, sikurse edhe kullat, me frėngji, pėr tė lehtėsuar mbrojtjen. Brenda mureve ndodheshin ndėrtesa banimi, depo ushqimesh e municionesh. Rojet banonin nėpėr kullat.


Njė tjetėr tip kėshtjellash qenė ato qė u ndėrtuan nė formė kullash nė viset malore nga feudalėt shqiptarė. Zakonisht tė ndėrtuara nė vende strategjike, nga ana arkitektonike ato ishin tė thjeshta. Gjurmėt e disa prej tyre duken edhe sot nė Guribardhė (Mat), nė kalanė e Lekės, nė kullėn e Turanit (Korēė) etj.
__________________
Mos Beso Diēka Thjesht :
- Sepse Dikush Tjetėr e Beson.
- Sepse Thuhet nė Libra tė Lashtė.
- Sepse Njė Besim Mbahet nga tė Gjithė.
- Sepse Njė i Ashtuquajtur i Menēur e Tha.
- Sepse Thuhet se Ėshtė me Origjinė Hyjnore. ****Beso Vetėm atė Qė Tiiiiii Provon dhe Gjykon se Ėshtė e Drejtė....****
..::zana::.. i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Pėrgjigju


Ne kemi 1 vizitor, (0 Antarė dhe 1 mysafirė)
 
Veglat E Temės
Shfaq Modėt

Regullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė postoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni bashkangjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja

BB code is ON
Fytyrat janė Hapur
Kodi [IMG] ėshtė Hapur
Kodi HTML ėshtė Mbyllur
Trackbacks are ON
Pingbacks are ON
Refbacks are ON



Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 11:39 PM.
Mundėsuar nga: vBulletin Versioni 3.8.5 Gjuha(Albanian-Shqip)
©2010, Jelsoft Enterprises Ltd. ( Forumi Kosovar )

Free counter and web stats