|
Fisnik
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 514
Reputacioni-Ndryshues: 11 @ 902
|
Arkeologjia e ndaluar, faktet historike qė s'duhet tė dihen
Ēfarė i shtyn shkencėtarėt tė fshehin faktet e reja historike?
Ekzistojnė shumė zbulime arkeologjike tė fshehura ose tė mohuara dhe mė pas tė injoruara, tė cilat nėse pranoheshin do tė trondisnin gjithė kulturėn e civilizimit aktual dhe do tė ndryshonin pėrgjithmonė perceptimin qė kemi pėr tė kaluarėn tonė si racė njerėzore si dhe vjetėrsinė nė kėtė planet. Nė arkeologji pėrveē zbulimeve dhe faktimeve me anė tė objekteve dhe ndėrtimeve tė lashta, shkrimeve dhe grafikėve, shpesh pėrdoret edhe i ashtuquajturi model ose shabllon qė tė ēon nė krijimin e njė teorie nga ku mė pas kalohet nė provė ose fakt shkencor. Por shpesh kjo provė apo fakt mungon dhe kjo ėshtė njėra nga arsyet qė arkeologjia, ose mė saktė njė pjesė e saj e pėrjashton veten nga saktėsia e shkencave tė tjera si ato ekzakte.
Nė rastin e arkeologjisė (pjesė tė saja si p.sh. egjiptologjia), pranimi apriori i njė teorie tė caktuar nuk pėrbėn asnjė sakrilegj, por kthehet fuqishėm nė njė pranim dhe bėhet pjesė e kulturės sociale duke ndikuar nė informimin dhe sidomos nė atė pjesė qė i pėrket tė kaluarės sė largėt tė njerėzimit. Pra, ky shabllon ose model pėrdoret rėndom si njė etalon nga ku ndėrtohet (e mė pas degėzohet) e kaluara e njerėzimit, kultura e tij dhe impakti nė kulturėn e sotme. E thėnė me fjalė tė tjera, ky model ose shabllon ėshtė njė kėndvėshtrim i pranuar gjerėsisht nga njė grup i caktuar ose disiplinė e caktuar (s'duhet harruar qė ky fenomen nuk prek vetėm arkeologjinė). Pra, shablloni nė rastin konkret kthehet nė model shkencor dhe ēdo gjė qė sillet rreth tij funksionon pėr tė, ēdo gjė qė e rrezikon shpallet herezi dhe injorohet apo "shtypet" deri nė mohim dhe harresė tė plotė. Duke ndjekur kėtė llogjikė, mund tė thuhet me plotė gojėn qė i gjithė sistemi aktual funksionon me standarde tė tilla, pra me lojėn e informacionit qė ka pėr qėllim tė mbėshtesė njė drejtim tė caktuar dhe tė eliminojė, shkatėrrojė dhe denigrojė atė kategori informacioni qė kėrcėnon vlefshmėrine e vetė shabllonit. Arkeologjia ėshtė shembulli mė konkret pėr kėtė dukuri. Pėr shembull, civilizimi kinez dhe kultura e tij qė mendohej se ėshtė zhvilluar pothuajse tėrėsisht e pavarur nga pjesa tjetėr e botės, gjė qė do tė thotė se civilizimi i saj madhėshtor dhe teknologjia e saj u zhvilluan nė mėnyrė tė pavarur. Ata natyrisht qė ndihen krenarė nė njė rast tė tillė nėse ėshtė i vėrtetė. Por si do ndiheshin ata nėse do tė mėsonin qė nė tokėn e tyre ėshtė gjetur njė numėr i madh mumiesh kaukaziane (njerėz tė bardhė), tė cilat datojnė mbrapa nė kohė me tė njėjtėn periudhė, nė mos mė herėt, se fillimi i civilizimit mė tė hershėm kinez? Nė njė rast tė tillė mbase atyre nuk do iu pėlqente tė pėrqendroheshin nė provėn shkencore tė kėsaj gjetjeje arkeologjike. Po pėr njerėz nė vende tė ndryshme tė botės, tė cilėt janė konsideruar si aborigjene? A do tė hiqnin ata dorė nga krenaria, tokat e dhėna nga qeveria apo turizmi dhe paratė qė rrjedhin prej tyre nėse dalin nė shesh fakte qė tregojnė tjetėr nga sa dihet pėr prejardhjen e tyre?
Po sikur evidenca arkeologjike qė del nė shesh tė kėrcėnojė vetė shabllonin e tyre tė ndėrtuar me kaq mund, evidenca qė tregojnė se grupe para tyre jo vetėm qė kanė qenė mė tė hershėm, por edhe mė tė avancuar? Ky ėshtė rasti me indianėt e Amerikės, tė cilėt janė paraprirė nga njė kulturė tjetėr e njohur si ndėrtuese e tumave, tė gjatė, mbase gjigantė, me flokė tė kuqe, gra e burra, tė cilėt duket se kanė qenė shumė mė tė avancuar se vendasit amerikanė.
Nė Meksikė duket se hispanikėt janė paraprirė nga "Olmekėt", tė cilėt edhe nė kėtė rast ishin mė tė avancuar se kulturat qė i pasuan. Kėto anomali nuk janė duke e ndryshuar shabllonin ekzistues, pasi ato janė tė papėrshtatshme pėr t'u pranuar si pjesė e kėndvėshtrimit tė linjės sė drejtė nga shoqėri primitive nė tė avancuar. Pra, do tė kishim njė konflikt serioz nė konceptin e historisė nėse guxohej tė pranohej. Tė njėjtėn gjė shohim dhe nė Egjipt. Aty piramidat e hershme janė ndėrtuar me shumė mė tepėr saktėsi dhe me teknologji mė tė avancuar se nė krahasim me kulturat e mėvonshme. Monumentet mė tė vjetra janė pothuajse tė paprekura ndėrsa ato mė tė rejat, ose mė saktė, tė gjetura mė vonė, por qė datojnė nė kohėra shumė mė tė hershme, janė katandisur nė njė grumbull gurėsh e gėrmallash. Vetė fshehja e zbulimeve arkeologjike ėshtė njė konspiracion nė shkencė, ėshtė njė konspiracion nė kulturėn tonė si civilizim dhe ėshtė pjesė e amnezisė sė imponuar kolektive pėr tė kaluarėn. Komuniteti shkencor ka tendencėn tė mohojė, tė ndrydhė ose tė injorojė evidencat qė bien nė kundėrshtim me teoritė e pranuara dhe ndėrkohė denigron dhe persekuton mesazherėt.
"Truri Policor" dhe "Gėnjeshtra e Madhe"
Ēdo herė qė dikush pretendon se ndodhin shumė konspiracione nė fushėn e shkencės, atėherė ai ėshtė duke rrezikuar ēdo hap qė bėn. Shoqėria nė pėrgjithėsi ka tendencėn qė tė jetė shumė skeptike nė lidhje me konspiracionet. Vetėm kur mbrapa tyre del emri i Mafias apo Terrorrizmit, atėherė qėndrimi i saj ndryshon tėrėsisht. Por shpesh evidencat janė shumė tė forta dhe ironia ėshtė qė shumica e tyre shpesh ndodhet pėrpara syve.
Sidoqoftė, lajmi i mirė ėshtė qė aktorėt janė tė dukshėm. Plani i lojės sė tyre, madje dhe stili i lojės janė shumė transparent nė momentin qė mėsohesh t'i dallosh. Lajmi i keq ėshtė: konspiracioni ėshtė global dhe ka shumė grupe me interesa tė forta nė kėtė mes. Njė hetim i kujdesshėm nxjerr nė pah dyshimet e zakonshme: shkencėtarėt me njė botėkuptim teorik standard janė ata qė pėrpiqen tė mbajnė dhe tė ēojnė pėrpara "modelin". Modus operandi (mėnyra e veprimit) tė tyre ėshtė "Gėnjeshtra e Madhe" dhe sa mė e madhe tė jetė kjo gėnjeshtėr dhe sa mė gjerėsisht tė pėrhapet, aq mė mirė ėshtė. Ata spekulojnė me kredencialet e tyre akademike qė tė mbėshtesin argumentet dhe ideja bėhet e qartė, askush s'ka tė drejtė tė vėrė nė dyshim deklaratat autoritare si:
1- Nuk ka asnjė mister mbi faktin se kush e ndėrtoi Piramidėn e Madhe apo se kush ishte mėnyra e ndėrtimit. Po ashtu, Sfinksi nuk tregon asnjė shenjė dėmtimi nga uji.
2- Nuk ka patur njerėz nė Amerikė pėrpara 20 mijė vjetėsh p.e.s.
3- Civilizimi i parė ka filluar ekzistencėn e tij vetėm nė vitin 6000 p.e.s.
4- Nuk ka anomali tė dokumentuara, tė dhėna tė pashpjegueshme apo enigmatike qė tė merren nė konsideratė.
5- Nuk ka civilizime tė humbura apo qė s'janė studiuar ende. Ēdo evidencė e kundėrt ėshtė e mallkuar!
Sulme personale: Mosmarrėveshje mbi moshėn e Sfinksit dhe Piramidės sė Madhe
Nė vitin 1993, NBC nė Amerikė transmetoi "Mysteries of the Sphinx", i cili paraqiste evidenca gjeologjike qė Sfinksi ishte tė paktėn dyfish mė i vjetėr (9000 vjet) sesa deklaronin egjiptologėt. Ėshtė bėrė shumė i njohur si "Debati i Erozionit tė Ujit". Egjiptologu autodidakt John Anthony West solli nė qendėr tė vėmendjes ēėshtjen e erozionit pėrpara gjeologut Dr. Robert Schoch. Ata shkuan nė Egjipt dhe filluan njė hetim shumė intensiv. Mbasi studioi Sfinksin, gjeologu pranoi opinionin e West-it dhe bashkėrisht publikuan zbulimin e tyre.
Dr. Zahi Hawass, personi pėrgjegjės pėr monumentet e Gizės nuk priti asnjė minutė pėr tė nisur njė fushatė tė ashpėr kriticizmi publik ndaj tė dyve. Egjiptologu me famė, Dr. Mark Lehner, i cili konsiderohet si eksperti mė i mirė nė botė pėr Sfinksin, iu bashkua kėtij sulmi. Ai akuzoi West dhe Schoch si "injorantė dhe aspak sensitivė". Kjo akuzė ishte shumė interesante, pasi spostoi ēėshtjen nga njė plan profesional nė njė plan personal. Nuk trajtoi aspak faktet apo vetė ēėshtjen dhe mbi tė gjitha ishte shumė jo shkencore.
Tani duhet tė kuptojmė teknikėn standarde tė diskreditimit qė aplikohet ndaj kujtdo qė guxon tė vėrė nė dyshim teoritė e pranuara prej kohėsh. Largimi i fokusit nga objekti kryesor dhe "personalizimi" i debatit ėshtė njė strategji shumė efikase, e cila pėrdoret shumė shpesh nga politikanėt qė ndihen tė pasigurt pėr pozicionet e tyre. Hawass dhe Lehner i bėnė apel statusit tė tyre tė tė paprekshmėve dhe autoritetit. Nė kėtė rast, logjika normale tė shtyn tė mendosh qė nė kėtė pikė deklaratat e njė gjeologu janė shumė herė mė bindėse.
Pak kohė mė pas Schoch, Hawass dhe Lehner u ftuan tė debatonin ēėshtjen nė Shoqėrinė Amerikane pėr Avancimin e Shkencės. West nuk u lejua tė merrte pjesė me pretendimin qė atij i mungonin kredencialet e duhura. Kjo pėrbėn dhe anėn tjetėr tė arrogancės sė sistemit: vetėm shkencėtarėt me diplomė mund tė praktikojnė shkencėn. Janė dy filtra, tė cilėt mbajnė larg studiuesit e pavarur dhe pa kredenciale: kredencialet dhe rekomandimet. Dhe nėse tė mungon e para ėshtė e kotė tė kėrkosh tė dytėn.
Pra, West u ndalua qė tė merrte pjesė. Qė nga ajo kohė elementet e debatit janė rrahur para e mbrapa pa zgjidhur asgjė. Ėshtė e njėjta gjė me debatin qė ekziston mbi faktin sesi u ndėrtua Piramida e Madhe e Gizes dhe nga kush. Kjo sjell nė skenė ēėshtjen e "Gėnjeshtrės sė Madhe" dhe sesi ėshtė prezantuar pėr gjenerata tė tėra pėrpara gjithė njerėzimit. A ėshtė e mundur qė njė shkencėtar i mirėfilltė, i trajnuar dhe i pėrgatitur nė nivele tė larta, tė besojė se 2.3 milionė gurė ku disa prej tyre peshojnė 70 ton, tė jenė transportuar dhe ngritur me metoda primitive?
Kjo duket e pamundur e megjithatė ata shkruajnė libra dhe mbrojnė kėtė teori kundėr teorive tė tjera alternative. Dhe si rezultat duhet tė kuptojmė qė ata nuk do e bėnin veten e tyre subjekt tė njė testi tė tillė kaq demaskues. E vetmja gjė qė egjiptologėt kanė bėrė ėshtė rrezimi i teorive alternative duke pėrdorur teknika aspak tė ndershme. Po ēfarė e shtyn njė shkencėtar tė fshehė tė vėrtetėn dhe t'i shmanget ēdo testimi tė hipotezave qė ngrenė tė tjerėt? Motivimet e tyre janė po aq transparente. Nėse mund tė provohet qė Piramida e Madhe nuk u ndėrtua nga egjiptianėt dhe as nė vitet 2500 p.e.s. duke pėrdorur metoda primitive apo qė Sfinksi tė datohet nė vitet 9000 p.e.s., atėherė e gjithė "ndėrtesa prej letre" mund tė shembej brenda njė ēasti. Kėndvėshtrimet ortodokse mbi evolucionin kulturor janė tė bazuara nė njė kronologji qė thotė se civilizimi ka filluar nė Sumeri jo mė herėt se 4000 vjet p.e.s. Teoria nuk lejon qė tė kėtė ekzituar njė civilizim pėrpara kėsaj kohe. Fundi i diskutimit. Arkeologjia dhe historia humbasin kuptimin e tyre nėse nuk kanė njė faktor kohor tė pėrcaktuar qė ta pėrdorin si pikė referimi. Duke qenė se evolucioni kulturor ėshtė i lidhur ngushtė me teorinė e pėrgjithshme darviniane tė evolucionit, atėherė "rreziku" ėshtė edhe mė i madh. A e shpjegon kjo arsyen pse anomalitė dhe enigmat mohohen, fshihen dhe injorohen? Po, e shpjegon. Shkencat e sotme biologjike janė tė bazuara nė darvinizėm.
Censurimi i mendimit tė "ndaluar": Evidenca pėr lashtėsinė e madhe tė njerėzimit
Rasti i autorit Michael Cremo ėshtė i dokumentuar mė sė miri dhe po ashtu tregon sesi komuniteti shkencor pėrdor nė mėnyrė tė hapur teknika presioni nė media dhe nė qeveri. Libri i tij "Arkeologjia e Ndaluar" analizon shumė nga rastet e mėparshme tė injoruara tė artifakteve, tė cilat provojnė qė lashtėsia e njeriut modern e kalon shumė herė moshėn e dhėnė nė kronologjinė e pranuar. Shembujt qė jep ai dhe kolegėt e tij janė tė debatueshėm, por libri u bė shumė mė tepėr i debatueshėm kur u pėrdor nė njė dokumentar. Nė vitin 1996, NBC transmetoi njė emision special tė titulluar "Origjinat Misterioze tė Njeriut", ku citoheshin materiale nga libri i Cremos. Reagimi qė pasoi nga komuniteti shkencor e kaloi disa herė shkallen Rihter. NBC u mbyt me letra nga shkencėtarėt e tėrbuar, tė cilėt e quajtėn regjisorin njė mashtrues dhe gjithė programin si disinformim. Por shkencėtarėt shkuan mė larg se kaq, shumė mė larg. Nė njė sėrė veprimesh tejet tė papėrgjegjshme ata u pėrpoqėn tė detyronin NBC qė tė mos ritransmetonte emisionin tashmė popullor, por pėrpjekjet e tyre dėshtuan. Mė pas ata bėnė hapin mė radikal: paraqitėn ēėshtjen e tyre nė qeverinė federale dhe kėrkuan nga Komisioni Federal i Komunikacioneve qė tė hynte nė lojė dhe tė ndalonte NBC tė ritransmetonte programin.
Kjo nuk ishte vetėm njė dhunim i hapur i tė drejtės sė fjalės dhe njė pėrpjekje e paturpshme e kufizimit tė mendimit alternativ, por ishte dhe njė rast i paprecedent nė pėrpjekje pėr tė censuruar diskutimin e lirė intelektual. Nėse publiku ose ēdo agjenci qeveritare do tė bėnte pėrpjekje tė vinte nė pranga institucionin shkencor, atėherė publiku vetė nuk do ia kishte parė kurrė fundin.
Letra e shkruar nga Presidenti i Studimeve Kembriane, Dr Allison Palmer drejtuar Komisionit Federal tė Komunikacioneve thotė si mė tej: Mė e pakta NBC-sė i duhet kėrkuar qė tė kėrkojė njė falje publike pėrpara ndjekėsve tė programeve tė saj dhe kjo pėr njė periudhė tė mjaftueshme kohore, nė mėnyrė qė audienca tė marrė mesazhin e plotė qė ata u mashtruan. Pėr mė tepėr, NBC mbase duhet gjobitur nė mėnyrė qė tė krijohet njė fond i mjaftueshėm pėr edukimin shkencor tė publikut. Mendoj se kemi disa tė dhėna tė mjaftueshme qė tregojnė se kush ėshtė "Truri Policor". Dhe me sinqeritet mendoj se fjala konspiraci nuk ėshtė aq e fortė, pasi pėr ēdo rast tė kėsaj lloj ndrydhjeje tė mendimit qė ekspozohet, 10 tė tjerė arrijnė tė realizohen me sukses. Ne nuk e kemi idenė sesa artifakte enigmatike apo tė dhėna janė etiketuar si "gabim" apo dosje tė mykura tė flakur tutje nėpėr sirtarėt e ndėrtesave akademike pėr tė mos e parė mė kurrė dritėn e diellit.
Kundėrshtimi i tė dhėnave: datim i papėrshtatshėm nė Meksikė
Ekziston edhe rasti i njė profili tė lartė tė Dr. Virginia Steen-McIntyre, njė gjeologe qė punonte pėr US Geological Survey (USGS), e cila u kėrkua nė njė zonė arkeologjike nė Meksikė pėr tė datuar njė grup artifaktesh nė vitin 1970. Ky rast pėrbėn njėrin nga ekstremitetet ku ėshtė nė gjendje tė shkojė komuniteti shkencor vetėm e vetėm qė tė mbrojė themelet ortodokse tė tij. McIntyre pėrdori aparatura tė cilat ishin fjala e fundit e teknologjisė dhe mbėshteti me prova shkencore rezultatet e punės sė saj, duke pėrdorur dhe mėnyra tė tjera datimi por rezultatet e saj ishin shumė jashtė grafikut. Kokat e arkeologjisė prisnin qė datimi tė ishte 25 mijė vjet ose mė pak, ndėrsa zbulimi i gjeologes ishte 250 mijė vjet ose mė shumė.
Shifra prej 25 mijė vjetėsh ishte thelbėsore pėr tė mbėshtetur teorinė e "kalimit" tė Ngushticės sė Beringut dhe ishte ky motivi i cili shkaktoi goditjen e McIntyre dhe arkivimin e rezultateve tė saj duke kėrkuar njė ribėrje tė analizave tė datimit. Ky lloj reagimi nuk ndodh kur tė dhėnat pėrputhen me kronologjinė e pritshme tė modelit qė mbėshtet teoritė e pranuara. Steen-McIntyret iu dha njė mundėsi qė tė tėrhiqte pėrfundimet e saj, por ajo refuzoi. Qė nga ai moment pėr tė ishte pothuajse e pamundur qė tė publikonte rezultate tė tjera shkencore dhe ajo humbi vendin e saj si pedagoge.
Ndrydhja qeveritare dhe etnocentrizmi: injorimi i evidencave anormale nė Zelandėn e Re, Kinė dhe Meksikė
Nė Zelandėn e Re ishte vetė qeveria ajo qė bėri hapin e saj duke dekretuar njė ligj, i cili ndalonte publikun tė hynte nė zona arkeologjike tė debatueshme. Kjo histori u shfaq pėr herė tė parė nė librin "Keltė tė Lashtė" nė Zelandėn e Re, nga Mark Doutré. Sidoqoftė, ky ėshtė njė konspiracion i komplikuar. Shkencėtarėt qė pėrpiqen tė mbrojnė teoritė e tyre boshe ndėrsa ngjisnin shkallėt e karrierės se tyre, nuk janė tė vetmit qė duan tė ndrydhin tė dhėnat dhe objektet "mėkatare". Ky ėshtė momenti kur ēėshtja bėhet edhe mė e rrezikshme.
Waipoua Forest u shndėrrua nė vendndodhjen mė tė debatueshme nė Zelandėn e R, pasi njė gėrmim arkeologjik nxorri nė pah evidenca, tė cilat tregonin qė njė kulturė jo polineziane i ka paraprirė Maoreve, njė fakt ky pėr tė cilin tribuja nuk ishte aspak entuziaste. Kėta tė fundit mėsuan pėr rezultatin e gėrmimeve pėrpara se ta mėsonte publiku i gjerė dhe u ankuan tek qeveria. Sipas Doutré, ajo qė pasoi ishte "njė dokument i arkivuar, i cili tregonte qartė qėllimin e departamenteve tė qeverisė sė Zelandės sė Re pėr tė fshehur informacionin arkeologjik nga sytė e publikut pėr 75 vjet". Publiku arriti tė mėsonte fiaskon, por qeveria e mohoi. Sidoqoftė, dokumentet zyrtare tregojnė Embargon qė u vu nė jetė pėr zonėn arkeologjike. Doutré ėshtė njė student i historisė dhe i arkeologjisė sė Zelandės sė Re. Ai ishte i shqetėsuar pasi dokumentet dhe artifaktet, tė cilat provojnė qė Maorėt kanė qenė tė paraprirė nga njė kulturė mė e lashtė, mungonin nga muzeumi. Ai ngre pyetjen se ēfarė ka ndodhur me disa nga anomalitė e mbetura: "Ku janė kampionet e flokėve tė lashtė Indo-Europiane (tė valėzuar, tė kuqerremtė dhe bojė kafė), tė cilat u zbuluan nė njė shtrat guri afėr Watakere dhe qė ishin pėr kaq vite nė Auckland War Memorial Museum? Ku ėshtė skeleti gjigant qė u gjet afėr Miimati?"
Fatkeqėsisht, ky nuk ėshtė i vetmi incident i kėtij lloji. Etnocentrizmi ėshtė shndėrruar nė njė faktor nė njė konspiracion pėr tė fshehur historinė e vėrtetė tė njerėzimit. Autori Graham Hancock ėshtė sulmuar nga grupe tė ndryshme etnike, pasi ka raportuar gjetje tė ngjashme enigmatike. Problemi me studiuesit qė pėrpiqen tė pėrcaktojnė historinė e vėrtetė tė njerėzimit janė pėrpjekje tė grupeve etnike, tė cilėt duan tė zhdukin gjurmėt tė cilat tregojnė mosndodhjen e tyre si parėsorė nė njė vend tė caktuar, shpesh ndėrthuren me qėllimet e evolucinistave kulturorė.
Arkeologėt janė tė gatshėm t'i fshehin kėto gjetje anormale. Kjo ėshtė njėra nga arsyet pse egjiptologėt e ruajnė me kaq xhelozi datėn e ndėrtimit tė Piramidės sė Madhe, pasi kjo ka tė bėjė nė radhė tė parė me njė krenari kombėtare. Rasti i mumjeve nė Shkretėtirėn Takla Makan nė Kinėn Pėrėndimore ėshtė njė tjetėr shembull i ketij fenomeni. Nė vitet 1970 dhe 1980 u zbulua njė kulturė kaukaziane pėr tė cilėn nuk dihej asnjė gjė. Mjedisi i ashpėr kishte ruajtur pėr mrekulli mbetjet e njerėzve me flokė tė verdhė dhe sy blu, tė cilėt kishin jetuar nė njė periudhė paradinastike nė Kinė. Ata kishin tė veshur rroba me ngjyra, ēizme dhe ēorape si dhe kapele. Kinezėt nuk ishin aspak entuziastė pėr kėtė zbulim dhe e manipuluan gjetjen ndonėse pranė mumjeve tė njerėzve tė bardhė u gjetėn dhe ato tė racės aziatike. Shkrimtari i National Geographic, Thomas B. Allen nė vitin 1996 hartoi njė artikull mbi zbulimin e njė poēeje nė tė cilėn dukej gjurma e njė gishti lėnė aty prej poēarit gjatė bėrjes se saj. Kur kėrkoi nėse mund tė ēonte zbulimin e tij tek njė antropolog ekspert, shkencėtarėt kinezė e pyetėn me ironi nėse do tė ishte nė gjendje qė tė thoshte "se gishti nė poēen prej balte ishte i njė njeriu tė bardhė". Allen u pėrgjigj se nuk ishte i sigurt ndėrsa zyrtarėt kinezė e mbėshtollėn atė dhe u larguan duke e marrė me vete. Duket qartė qė shumė gjėra hasen gjatė zbulimeve shkencore, por janė larg publikimit tė tyre. Ekzistenca e kulturės Olmeke nė Meksikėn e Vjetėr ka qenė gjithmonė njė problem. Nga erdhėn zezakėt, kokat masive tė tė cilėve janė tė gdhendura me kaq mjeshtėri? Pse ka njerėz tė bardhė tė gdhendur nė kollona, tė cilat njihen si bėrthama e civilizimit meksikan? Dhe ajo qė ėshtė mė e keqja, pse nuk gjenden njerėz indigjen meksikanė nėpėr artifaktet e Olmekėve?
Kohėt e fundit njė arkeolog meksikan e ka zgjidhur problemin, duke bėrė njė deklaratė fantastike: qė kokat e Olmekėve, pėr tė cilat gjenerata tė tėra njerėzish tė tė gjitha grupeve etnike kanė rėnė dakord qė pėrmbajnė tipare tė zezakėve tė Afrikės, nė tė vėrtetė ishin pėrfaqėsime tė tribuve lokale.
|