Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-04-2009, 10:52 AM   #8 (permalink)
YLLIRIAN
• Fisnik •
 
Avatari i YLLIRIAN
 
Antarėsuar: Feb 2009
Vėndndodhja: Gjilan-Republic of Kosovo
Postime: 498
Reputacioni-Ndryshues: 11
YLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to beholdYLLIRIAN is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek YLLIRIAN
Gabim Infarkti, faktorėt ndikues dhe kėshillat e mjekėve

Stresi, dietat, diabeti, pesha janė ndėr faktorėt kryesore, qė shkaktojnė infarktin dhe parainfarktin. Nuk janė tė paktė ata qė pėrballen me kėtė sėmundje. Prandaj duhet tė njihen shenjat me tė cilat shfaqet kjo sėmundje dhe kėshillat e domosdoshme qė duhet tė ndiqen nga pacientėt. Parainfarkti dhe infarkti janė dy stade tė sė njėjtės sėmundje. Tė dyja kėto shkaktohen nga bllokimi i arteries qė furnizon pjesėn e muskulit, qė preket nga infarkti dhe parainfarkti. Nė gjuhen mjekėsore, kjo quhet ishemia e miokardit, pra kur nuk furnizohet me sasinė e duhur tė gjakut dhe tė oksigjenit. Nėse ky parainfarkt ndėrpritet pėr njė periudhe kohe nga 30 minuta deri nė 2 orė, dhe i sėmuri drejtohet tek mjeku, mund tė shmanget ky problem. Nė rastet kur nuk jepet ndihma mjekėsore brenda kėtij intervali kohor, atėherė kjo ishemi ose parainfarkt do tė kalojė drejt infarktit. Shkencėrisht infarkti ėshtė vdekja e qelizave tė muskulit tė zemrės, nekroza, e cila ndodh nė atė pjesė, qė privohet nga bllokimi i arteries pėrgjegjėse, qė furnizon me gjak dhe me oksigjen.

Simptomat dhe shenjat e para-Infarkti nuk ėshtė njė sėmundje qė zhvillohet shpejt, por fillon prej kohesh, prej vitesh dhe nė njė moment tė caktuar shfaqet. Shenjat e para janė dhimbje gjatė ecjes, tė cilat vijnė duke u shtuar. Kėto shenja lajmėrojnė pėr tė kryer kontrolle dhe t’i paraprije sėmundjes. Por ka edhe raste tė tilla, kur shenja e parė e sėmundjes ėshtė direkt infarkti, ose edhe kur vdekja ndodh para infarktit, nga njė aritmi fatale qė mund tė pėsojė personi nė kohėn kur fillon infarkti.
Faktorėt qė ndikojnė nė rrezikun e atakut kardiak-Faktorėt qė pėrbėjnė rrezik pėr shfaqjen e sėmundjeve kardiake janė shumė, disa kryesorė e tė tjerė dytėsore, ku disa janė tė korrigjueshėm dhe disa tė tjerė jo. Tė gjithė kėta faktorė ēojnė nė atė qė quhet skleroza e arterieve koronare, zhvillimi i pllakės sė kėtyre arterieve, dhe me pas ēarja e tyre bllokon arterien qė shkakton parainfarktin ose infarktin. Faktori kryesor qė e shkakton kėtė gjendje ėshtė stresi. Ky, sė bashku problemet qė shoqėrojnė njė person pėr njė kohė tė gjatė, mund tė jenė burim i njė sėmundje zemre. Faktor tjetėr ėshtė duhani, i cili ėshtė shumė i rrezikshėm, kur pihet nė sasinė mbi 20 cigare nė ditė pėr njė kohė tė gjatė, pasi ndihmon nė zhvillimin e arteriosklerozės nė arterien koronare. Por, duhani ėshtė njė faktor i korrigjueshėm. Tjetėr faktor ėshtė mbipesha, edhe kjo e mund tė korrigjohet. Gjithashtu, kėsaj liste mund t’i rendisim nivelin e lartė tė yndyrės nė gjak. Njė nga faktorėt qė mund tė korrigjohet disi ėshtė hipertensioni, ose siē e njohin tė gjithė tensioni i lartė i gjakut. Diabeti ėshtė njė nga faktorėt qė mund tė shkaktojė parainfarktin, ky faktor pėrbėn kompleks rreziku tek njerėzit mbipeshe. Tek njerėzit mbi peshe futen burrat, qė kanė njė perimetėr barku mbi 105 centimetra dhe gratė me 103 centimetra. Por edhe dietat futen tek shkaktarėt dhe faktorėt qė mund tė japin njė parainfarkt.
Ndryshimi mes infarktit dhe parainfarktit-E ndėrsa kanė pothuajse tė njėjtin bazė tė pėrbashkėt tė emrit, infarkt dhe parainfarkt, ato ndryshojnė nga njėri-tjetri. Parainfarkti mund tė kurohet nga mjekėt dhe specialistėt gjatė njė periudhe tė shkurtėr prej tridhjetė minuta deri nė dy orė. Ndėrkohė qė pacienti duhet tė ndjekė vazhdimisht sėmundjen, duke u kuruar dhe duke marrė medikamente. Ndėrsa infarkti, sipas mjekėve, nuk ka asnjė lloj shpėtimi. Por, ajo qė mjekėt pohojnė se njė person mund tė kaloje disa herė njė parainfarkt, ndėrkohė qė njė herė tė vetme, ai mund tė jetė shumė mė i fortė, aq sa pėr tė marrė jetėn e njeriut. Ndėrsa infarkti ėshtė fatal, ndaj duhen tė njihen simptomat fillestare me tė cilat ai shfaqet, pėr t’iu drejtuar mjekut kardiolog. Duke treguar kujdesin e nevojshėm ataku kardiak mund tė shmanget.
Funksioni i zemrės dobėsohet nga dieta-Tek femrat me anoreksi dhe ato qė kanė humbur shumė shpejt peshėn e trupit mund tė lajmėrohen probleme me zemrėn, me rrezik pėr jetėn, tė cilat bėhen tė dukshme gjatė ushtrimeve, pohojnė ekspertėt. Dihet se tek femrat e sėmura nga anoreksia paraqiten probleme nė zemėr, tek tė cilat paraqiten tė rrahura tė pakta nė zemėr dhe dėmtim tė muskulit tė zemrės. Pėrveē kėsaj, shkencėtarėt besojnė se vdekja e menjėhershme nė rastin e tė sėmurėve nga anoreksia kryesisht ėshtė rezultat i problemeve nė zemėr. Njė grup shkencėtarėsh kanė studiuar punėn e zemrės tek 36 vajza me moshė prej 11 deri 18 vjet, tė cilat trajtoheshin nė spital pėr shkak mosushqyerjes, tė shkaktuara nga anoreksia. Kėto femra paraqiteshin me probleme serioze me funksionin dhe shpeshtėsinė e rrahjeve tė zemrės.
Mosha dhe seksi, faktorė qė ndikojnė nė parainfarkt-Si mosha, ashtu edhe seksi janė faktorė qė ndikojnė nė parainfarkt. Kėshtu burrat janė mė tė prirė nė krahasim me gratė. Nga studimet e kryera ka rezultuar se raporti burrė-grua nga infarktet ėshtė dy me njė. Kurse pėr sa u pėrket moshave tė prekurit nga infarkti janė pėrgjithėsisht mbi 45 vjeē. Por gjatė viteve tė fundit vihet re njė tendencė uljeje dhe sėmundja shfaqet nė mosha mė tė reja. Kurse tek gratė nė kėtė moshė nuk ka shenja tė parainfarktit, por sėmundja fillon tė shfaqet kryesisht me fillimin e menopauzės. Kjo, sepse hormonet tek gratė sa janė me cikėl menstrual tė rregullt, janė mbrojtės dhe hasen shumė pak. Kurse mbas moshės 55 vjeē fillon edhe shtohet hasja e infarktit tek gratė. Pėr tė ardhur nė njė moshė nga 60 deri nė 65 vjeē, ku pak a shumė pėrsėri dominojnė burrat dhe sėmundja haset shume mė tepėr.
Kėshilla pėr njė person qė ka kaluar parainfarkt-Kėshillat mė tė domosdoshme qė mund tė ketė njė i sėmurė janė vizitat tek mjeku pas ēdo shqetėsimi qė do tė ndjejnė nė trup. Njė tjetėr kėshillė e domosdoshme do tė ishte mėnjanimi i tė gjithė faktorėve tė rrezikut, tė cilėt janė duhani, i cili duhet pakėsuar apo ndaluar tek njerėzit qė ndjejnė shqetėsime. Duhet korrigjuar hipertensioni arterial, sheqeri nė trup, si dhe yndyrat. Po kėshtu edhe pesha e trupit duhet tė jetė normale, si dhe kėshillohet njė dietė mesdhetare, e pėrbėrė me prodhime deti, me vaj ulliri dhe me drithėra, si dhe me njė gotė verė tė kuqe nė drekė, si antioksidant. Por edhe mishi i bardhė i pulės ėshtė i kėshillueshėm, sepse nuk ka yndyra. E rėndėsishme ėshtė njė jetė aktive, duke ecur 4 deri nė 8 kilometra nė ditė. Kėshillohet vrap apo njė ecje e shpejtė.
__________________
WEBMASTERKOSOVA








YLLIRIAN i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar